Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Mblidhet KKIE! Mazi: Shqipëria ka plotësuar kushtet, në qershor mund të mbahet konferenca e parë. Hajdari përplaset me Hys
25 Janar 2021, 11:46Nga DOSJA
TIRANË– Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian mbajti sot seancën e parë për vitin 2021, ku iu dha dhe një dritë jeshile Shqipërisë, për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, për integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian. Ishte, kryenogociatori i Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi, që në një lidhje me Skype me deputeten Rudina Hajdari e Taulant Ballën, tha se në qershor, synohet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
Gjykata Kushtetuese, reforma Zgjedhore, ngritja e SPAK dhe BKH, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, sipas Mazit janë kushte që janë plotësuar nga vendi ynë dhe Shqipëria ka të drejtën të vijojë me procedurat e mëtejshme.
Hajdari tha se vendi ynë është shumë mbrapa duke mos harruar të përmendë edhe çështjen e përgjimeve ‘Ndragheta’. Hajdari tha se kemi të bëjmë me një aferë shumë të rrezikshme dhe se vendi ynë ka bërë hapa pas në proçesin e integrimit.
Nga ana tjetër Taulant Balla nuk zgjodhi të fliste për përgjimet por u ndal tek procesi i reformave për të cilin u shpreh se po insistojnë ta bëjnë pasi ia kanë borxh qytetarëve të cilët mbështesin proceset integruese të vendit. Balla shtoi se pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë janë të bindur që reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit janë të duhura dhe për të mirën e vendit.
Zef Mazi, referuar përgjimeve të publikuara tha se nuk komenton dot ato që lexon në gazeta, por që gjithçka duhet lënë në duart e organeve të drejtësisë. Mbledhja u shoqërua edhe me debate. Në momentin që Hajdari tha se ekziston frika se krimi do të kapë zgjedhjet e 25 prillit, deputetja e mazhorancës, Vasilika Hysi u shpreh se këto fjalë nuk janë të përshtatshme për tu thënë në Këshill, por me ironi shtoi se e mirëkuptonte sepse Hajdari ‘është pa eksperiencë’. Vetë deputetja Hajdari i kërkoi Hysit të mos e ofendone më tej.
(a.b;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Taulant Balla u shpreh se procesi i reformave nuk po bëhet me përkushtim sepse BE po e kë...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar të dhëna të reja në lidhje me dosjen e përgjimeve Ndragheta. I ftuar në studion e lajmeve në “Ab...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar çështjen e përgjimeve ‘Ndragheta’ aty ku janë përmendur disa emra të njohur të politikës në vend. Hajd...
TIRANË– Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje kreut të grupit parlamentar Taulant Balla i cili tha se eurodeputeti që doli në përgjimet e Ndragheta-s ka...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u është përgjigjur akuzave të Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i cili në ...
TIRANË-Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u ka bërë thirrje të rinjëve të vendit që të mos largohen jashtë. Më anë të një postimi në Facebook, ai ka shkruar...
Politike25 Janar 2021, 09:36
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla pas mbledhjes që u zhvillua në ambientet e selisë me drejtuesit e qarqeve u shpreh se...
TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar përgjimet italiane për grupin Ndragheta ku të përmendur dolën disa f...
TIRANË– Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka prezantuar sot programin e partisë me të cilët futet në zgjedhjet e 25 prillit. N...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm në selinë e Partisë Socialiste krerët e qarqeve të vendit. Mbledhja e parë për vitin 2021 u zhvillu...