LIVE UPDATES
Politike

Basha u shkon në shtëpi pensionistëve Martini: Qeveria nuk pyet për ju, të moshuarit vuajnë! Lina e trishtuar: Më merr ma

1 Dhjetor 2020, 10:54 Nga DOSJA
Basha u shkon në shtëpi pensionistëve Martini: Qeveria nuk pyet

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në shtëpinë e dy pensionistëve, Lina dhe Robert Martinin, në Tiranë. Basha zhvilloi një bisedë me dy pensionistët, ku degjoi prej tyre se si kriza e ka veshtiresuar edhe me shume jeten e tyre.

Pensionistët u shprehën se qeveria nuk ka ndërmarrëasnjë masë për tu ardhur në ndihmë, për t’i mbeshtetur financiarisht nderkohe qe pensionet jane te uleta, shpenzimet sa vijne e shtohen bashkë me faturat e dritave, ujit dhe ilaçeve.

“Virusi është shumë i rrezikshëm. Moshat e treta i godet shumë më rreptë se sa moshat e tjera dhe është detyra juaj të ruani veten, është dyfish detyra jonë, por po jua them si prindërve të mi që t’ju ruajmë ju. Më e dhimbshmja, është që këtu ka mbetur me ruajtur veten sepse ata që e kanë për detyrë, qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet. Edhe në spitale po e shikoni si ështê fluksi. Mjekët janë të shteruar, të ezauruar, sepse duhet te perballen me shume te semure. Kostoja e ilaçeve është e papërballueshme. Kështu që duhet me bërë gjithçka per tu mbrojtur,”- u shpreh kryetari i PD-së Basha.

Robert Martini tha se kosto është e papërballueshme, faturat dhe çmimet janë rritur. Ai tregoi rastin e bashkëmoshatarëve te tij që detyrohen të marrin bukë te ndenjura vetem se kushtojne me lire.

“Mund të flasë qeveria, jep balloma, jep pankarta, jep ashtu po kur  vjen puna tek moj ta marrça, lek vjen e lek nuk e dim se ku shkon. Mua shyqyr zotit nuk na ka ndodh por me çfarë dëgjoj me shkuar nëpër farmaci me marrë ilaçe…. Nuk e përballojmë. Paracetamol, jo, jo vitamina e cfarë janë ato jo jo nuk e përballojmë dot. 80 mijë lek shkon energjia, telefoni kjo, ajo.  Edhe shokët e mi që kanë dalë në moshën time me 23 vite pune po deshe ju jap emra me 110 mijë lekë. Ja të them sinqerisht te furra ke bukë të ftohtë. Buka e ftohtë është 300 lekë, ja kështu,”- tha ai.

Kryetari i Partise Demokratike theksoi se eshte jetike qe parate te shkojne tek qytetaret dhe jo te te tenderat dhe koncesionet korruptive.

“Njerëzit e kuptojnë shumë mirë. Ditë për ditë shohim pagesa qindra milion lekë që shkojnë për 3-4 veta. Ndërkohë që qindra mijë Shqiptarë nuk marrin as 5 lekë. Kjo është e papranueshme. Dhe kjo tregon që lekët janë, siç janë edhe në Kosovë edhe në Maqedoni. Atje shkojnë për familjet në nevojë, shkojnë për bizneset. Këtë po i kërkojmë neve sot. Dhe nuk e bëjnë. Pse? Sepse se kanë prioritet jetën dhe shëndetin e njerëzve edhe në kohë pandemie.  Në veçanti tani që qeveria nuk kujdeset për njerëzit duhet të kemi kujdes të dyfishtë. Edhe biznesit mund ti japim të paktën atë ndihmë që i jep Kosova, të paktën që i jep Maqedonia se kjo është krizë e 3-4 fish. E para është vetë koronavirusi. Nuk është krizë e thjeshtë dhe këtu secili duhet të bëjë detyrën e vet. Kollaj t’i thuash mjekut bëj detyrën tënde apo infermierit edhe qytetarit mbaj maskë se përndryshe do të gjobis. Po ti si qeveri ça po bën? Është i vetmi që s’po bën detyrën e vet. Jo vetëm për faktin që ka 120 ditë që s’shkon në punë, por edhe ata që i ka ngarkuar të firmosin në emër të tij, firmat i hedhin të gjitha për t’i çuar lekët e shqiptarëve te inceneratorë. Partia Demokratike që para fillimit të valës së dytë propozoi një plan me 5 pika për të mbështetur shqiptarët në përballjen me krizën e thellë ekonomike dhe shëndetësore për shkak të COVID-19. Një nga pikat e planit ishte dhe ajo për mbështetje me 20 mijë lek të vjetra për pensionistët që të blejnë maska dhe dezinfektantë për prandalimin nga infektimi. Plani i propozuar nga PD nuk u pranua nga qeveria, e cila ka braktisur qytetarët e veçanërisht pensionistët,”- shtoi Basha më tej.

Gjatë bisedës Lina Martini tha se edhe një mbesë që nuk e puth dot.

“Kam një mbesë unë por s’më puth dot, thotë ‘nëna s’të puth dot se është Covid-19’,”- shtoi ajo ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha e pensionistet basha ne shtepine e pensionisteve martini lina martini robert martini basha e pensionistet basha ne shtepine e pensionisteve martini lina martini robert martini

Sondazh

Poll
Politike 1 Dhjetor 2020, 09:57

TIRANE– Një artikull i Deutche Welle me titull “Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?’,- zbulon se Gjermania por edhe...

Politike 1 Dhjetor 2020, 09:39

DURRËS–Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka akuzuar qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet në lidhje me rindërtimin e banesave të dëmtuara nga ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet