Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua ditën e sotme me fermerët dhe biznesin e Vorës. Në një postim në Facebook, Basha u shpreh se për shkak të koronavirusit, produktet e tyre janë kalbur, ndërsa çmimet vijojnë të rriten dita-ditës. Kryedemokrati ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se i ka dhënë gjysmë milion euro klientëve të inceneratorëve, ndërkohë që shqiptarët varfërohen dhe po u shkon thika në palcë. Basha premtoi, se kur të vijë në pushtet, do të ulë taksat për biznesin, ndërsa paratë që shkojnë për koncesione dhe PPP-të do t’i përdorë për të subvencionuar fermerët.
Postimi i Bashës
Sot në Vorë u takova me qytetarë, sipërmarrës të vegjël dhe fermerë, që vuajnë ditë për ditë pasojat e krizës ekonomike, problemet e shkaktuara nga tërmeti i nëntorit dhe mbyllja për shkak të COVID-19. Varfëria është ulur këmbëkryq në Vorë, ndërsa bizneset e vogla po falimentojnë nga rënia e fuqisë blerëse dhe taksat e larta. Fermerët e Vorës si në gjithë Shqipërinë vuajnë pasojat e çmimeve të rritura te naftës, dritave, plehrave kimike e farërave. Kostoja e punës u rritet vazhdimisht, ndërsa shitja e prodhimeve ka rënë edhe për shkak të pamundësisë së qytetarëve për të blerë këto produkte. Fermerët më thanë se kanë pësuar miliona lekë humbje nga mbyllja për shkak të koronavirusit, pasi produktet e tyre kalben për mungesë tregu. Ndërkohë që Vora si e gjithë Shqipëria, është zhytur në krizë të thellë, RAMAVIRUSI vazhdon të çojë paratë e taksave të shqiptarëve tek një grusht njerëzish të lidhur me qeveritarët. Vetëm dje, me një firmë, i dhanë 500 mijë euro nga lekët e shqiptarëve klientëve të tyre të inceneratorëve, ndërsa shqiptarët po varfërohen çdo ditë. Po këto para nuk do t’i gëzojnë. Nga i pari tek i fundit do të përgjigjen para ligjit. Çdo qindarkë e marrë në shkelje të ligjit do t’u kthehet qytetarëve dhe abuzuesit do të shkojnë në burg. Pandëshkueshmëria në këtë vend do të marrë fund. Bashkë me shqiptarët që sot janë më të bashkuar se kurrë kundër së keqes, ne do të ndërtojmë një qeverisje normale. Në planin tonë ne do parashikojmë uljen e taksave për t’u dhënë mundësi bizneseve të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetën e tyre e të kenë mundësi të hapin edhe vende pune. Paratë që sot shkojnë për aferat korruptive të koncesioneve dhe PPP, do të shkojnë për të subvencionuar fermerët në bazë të prodhimit të tyre, për të ndërtuar infrastrukturën bujqësore dhe rrugore të fshatrave. Vendi ynë ka resurse të mëdha, njerëz punëtorë e të talentuar. Detyra jonë është t’u japim mundësi të punojnë dhe jetojnë mirë në vendin e tyre.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dosjen “CEZ”. Vendimi i Apelit është kundërshtuar nga ana e kreut të g...
TIRANË –Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimi të naftës. Sipas Shehajt, Rama premtoi uljen ...
KOSOVË- Kreu i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, që të mbledhin në një trye...
Në 12 orë, 2 grumbullime i trajtuan në kundërshtim me njëri-tjetrin nga policia. Mbrëmë deri në orën 23.00 qindra qytetarë u tubuan tek amfiteatri i Parkut të L...
TIRANË-Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka kundërshtuar propozimin e Ministrisë së Brendshme për përdorimin e dy gjuhëve, në at...
TIRANË- Pas publikimit të raportit nga Komisioni i Venecias sa i takon zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vjen një reagim nga zëdhënësi i Pres...
TIRANË- Ish-ministri socialist Arben Malaj ka deklaruar se ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj duhet të japë dorëheqjen. Nëpërmjet një postimi në Faceboo...
TIRANË– Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së është shprehur se propozimi i ri i Partisë Demokratike për përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është...
TIRANË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, është shprehur sot se vota e emigrantëve është shumë e rëndësishme. Për realizimin e premtimit të dhënë për ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me lëvizjet në kampin opozitar. Dosja.al mëson se Basha ditën e enjte në orën 11:00, do të zhvi...