LIVE UPDATES
Politike

Basha takim me kandidatet për deputete në Elbasan: Kur gruaja është e fortë, Shqipëria është e fortë!

14 Mars 2021, 14:06 Nga DOSJA
Basha takim me kandidatet për deputete në Elbasan: Kur gruaja

ELBASAN– Kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur një takim gjatë paradites së sotme në Elbasan me kandidatet për deputete dhe gra përfaqësuese të qytetit. Basha tha se ata që duan të na ndalin, janë një pakicë absolute njerëzish që na kanë mbajtur në vendnumëro, na kanë mbajtur në këtë dimër të gjatë 8-vjeçar. Ai theksoi se kur gruaja është e fortë, Shqipëria është e fortë.

Ai tha më tej se “është detyra jonë të bëjmë gjithçka që zotimet, angazhimet me të cilat do t’i japin formë këtij ndryshimi, t’i mbajmë një më një”.

FJALA E PLOTË:

Lulzim Basha: Ju falënderojë për mikpritjen në një ditë të veçantë, kur normalisht edhe familja kërkon kohën e vet, sepse është ditë feste për Elbasanin në veçanti dhe për të gjithë Shqipërinë. Nuk ka në shpirtin tim përveçse gëzim në një ditë të tillë sepse me ndonjë përjashtim të rrallë për arsye të mëdha, jam gjendur gjithmonë në zemrën e kësaj feste që është Elbasani. Dhe kështu ndodhem edhe sot. Dhe nuk ka gjë më të bukur në sytë e njerëzve gëzimin dhe shpresën që përçon kjo ditë. Shpresën që dimri po merr fund, vera do të vij, e keqja, e zeza do të marrë fund dhe e mira do të vijë.

Ky proces ripërtëritjeje i shpresës i përvitshëm, ka një domethënie të veçantë këtë vit. Nuk bëhet fjalë për një dimër dosido, bëhet fjalë për një dimër 8-vjeçarë që e ka ndjerë më shumë nga të gjithë zonjat, gratë dhe vajzat shqiptare. Ndaj jam sot në mesin tuaj, së pari për t’ju thënë që e kam ndjerë dhe e kam prekur thirrjen për këtë ndryshim që simbolizon Dita e Verës. Ndryshimin që simbolizon festa e luleve, siç i thonë në shumë vende kësaj dite. Lulja që simbolizon mposhtjen, thyerjen e dimrit nga pranvera. Dhe bashkimin më të madh të shqiptarëve për ta bërë këtë të mundur. Sepse në fakt, ndryshimi do të jetë dhe do të vijë për të gjithë shqiptarët! Ata që duan të na ndalin, janë një pakicë absolute njerëzish që na kanë mbajtur në vendnumëro, na kanë mbajtur në këtë dimër të gjatë 8-vjeçarë. Gjëja më e veçantë e kësaj ndjesie që pret kudo, është shpresa që rrëzëllen nga gratë dhe rinia shqiptare. Sepse e di që sa herë që vjen përmes tyre, është garancia se e keqja do të mposhtet dhe se bashkimi i shqiptarëve do të jetë më i madhi i mundshëm më 25 prill. Kur gruaja është e fortë, Shqipëria është e fortë! Kur gruaja është e vendosur për ndryshim, asgjë nuk e ndal dot ndryshimin. E shoh tek gruaja shqiptare, tek rinia shqiptare një dëshirë të papërmbajtur për ndryshim. Natyrisht është detyra jonë të bëjmë gjithçka që zotimet, angazhimet me të cilat do t’i japin formë këtij ndryshimi, t’i mbajmë një më një. Duke nisur nga ato angazhime që kanë të bëjnë me rolin e gruas shqiptare në shoqëri. Në veçanti sa i përket tejkalimit të vështirësive ekonomike që ka shkaktuar rritje e papunësisë, që ka shkaktuar rritjen e kostos së jetesës dhe vështirësitë e përditshme të grave shqiptare për t’i përballuar këto vështirësi. Që ndihen dyfish më shumë tek problemet të tilla si; emigracioni prek bijtë dhe bijat e nënave shqiptare dhe padiskutim tek zgjidhjet që ne kemi hartuar në planin tonë dhe do të bëjmë të mundur së pari stabilizimin e situatës dhe pastaj daljes nga kjo situatë ku parësore është dhënia e çdo të riu dhe të reje dhënia e mundësie për një arsimim dhe kualifikim dinjitoz dhe rritja me shpejtësi e kapaciteteve ekonomike që pas arsimimit ata të kenë një vend pune dinjitoze me pagë që siguron mirëqenie dhe një barazi midis pagës së burrave dhe pagës së grave dhe trajtimit të burrave dhe grave anembanë vendit.

Për këtë arsye i kam dhënë një rëndësie të veçantë dhe nuk ka qenë e lehtë përfshirjes në ekipin tonë të fitores grave përfaqësuese të Shqipërisë, përfaqësuese në kuptimin rrugëtimit të tyre të jetës, përfaqësuese në kuptimin e sfidave që janë përballur qoftë në rrafshin personal po ashtu dhe në rrafshin profesional por dhe të eksperiencës që sjellin. Qoftë përmes këtyre sfidave që ia kanë kaluar me një forcë të jashtëzakonshme që buron dhe mund të burojë vetëm nga zemra e një gruaje të fortë, qoftë dhe ekspertizës dhe përkushtimit për tu bërë pjesë e ndryshimit që do Shqipëria, pra për tu pjesë e ndryshimit që çdokush kërkon sot, jo thjeshtë të një rrotacioni karrigesh por një ndryshimi të vërtetë por janë gra që vijnë si karaktere të pavarura si njerëz të padhunueshëm me dinjitetin e tyre dhe sigurisht garancisë që qeveria e nesërme unë nesër si kryeministër, të kem prioritet lartësimin e gruas dhe jo fshehjen pas grave të dhunës të psikikës së dhunës, të fjalorit të dhunës të aleancës me dhunën që për fat të keq mua dhe sot sepse kryeministri i ardhshëm nuk mund të shoqërohet me banditë as në Elbasan, as në Shkodër, as në Durrës e as kudo por do të shoqërohet me gra të zonja dhe profesioniste që do të jenë që do tu besohet kthimi i institucioneve të qytetarëve, fytyra njerëzore e politikës dhe zbatimi i programit tonë. Nuk dua të zgjatem shumë sot është një kënaqësi të ndodhem midis zonjave të nderuara të Elbasanit

Qytetare: Ju urojmë gëzuar dhe nga ne ditën e Verës

Lulzim Basha: Ju falënderoj nga zemra

Qytetare: Dhe me një fitore me ekip të plotë

Lulzim Basha: Faleminderit shumë

Qytetarja: dhe me doktoreshën që e kemi idhullin tonë e urojmë suksese të mëtejshme

Lulzim Basha: Faleminderit nga zemra. Gëzuar

Qytetarja: Gëzuar dhe një herë

Lulzim Basha: Faleminderit dhe ju e gëzuar dhe familjes tuaj, faleminderit për të gjithë vitet e shërbimit si infermiere, koleget tuaja po heqin shumë në kohë

Qytetarja: Shumë, shumë

Lulzim Basha: Shumë po humbim shumë jetë njerëzish, mjekësh dhe infermierësh për shkak të keq menaxhimit të pandemisë, ju siguroj që nesër do të kemi një ekip shembullorë, I cili do të udhëheqë luftën kundër pandemisë me sukses të plotë dhe të gjithë ato masa që vendet e tjera të rajonit i morën dhe që ja dolën ta menaxhonin me sukses pandeminë dhe vendi ynë nuk i mori sepse prapë se prapë, qeveria dhe kryeministri edhe në kohë pandemie e kishte mendjen tek tenderët sekret, e kishin mendjen si e si t’i çonin paratë e shqiptarëve në xhepat e një grushti njerëzish, ne këto gabime do t’i korrigjojmë dhe do t’i japim shqiptarëve një qeveri efikase dhe një ekip kundër pandemisë që do ta marrë situatën në dorë, shumë shpejt do ta luftojë atë me sukses dhe në veçanti do ti fuqizojë mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të betejës, doktoreshë

Enerjeta Fortuzi: Përshëndetje, quhem Enerjeta Fortuzi, avokate që nga viti 1990. Mirë se radhët dhe gëzuar ditën e verës!

Lulzim Basha: Faleminderit Enerjeta, mirë se ju gjeta, gëzuar edhe ju!

Enerjeta Fortuzi: Shpresoj që këtë ditë vere po e festojmë kështu, me pak njerëz, por vitin tjetër me ju kryeministër, do të bëjmë një festë shumë të madhe, sepse me shpresë do të jetë larguar edhe kovidi. Unë jam me profesion avokate dhe mbroj çështjet penale dhe kryesisht dhe të mitur. E ndjej tek familjet që vijnë për të miturit që I shoqërojnë që I mbroj unë dhe kolegët e tjerë dhe vijnë nga familje në skamje të plotë, nuk shtyjnë as, nuk e di, nuk e di, unë nuk e di si jetojnë me atë pasiguri dhe shpeshherë edhe fëmijët që janë të vegjël kanë mendimin që sa të mbushin moshën të largohen nga ky vend. Jo fëmijët tanë duhet të rriten këtu. Unë kam një djalë, është student në vit të parë tek akademia e arteve dhe I ushqejë atë mendimin që ai duhet të arsimohet të qëndrojë dhe ti shërbejë dhe të bëhet aktorë se është për aktrim këtu në vendin e vet, dhe kam shpresën edhe në Zot që ne do të vijmë në pushtet dhe ju do të jeni kryeministër i ardhshëm i këtij vendi. Shumë faleminderit!

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra Enereda dhe të garantojë që ndryshimi do vijë për të gjithë, për demokratë, për socialistë dhe për çdo qytetarë, ky është misioni më, ky është program ynë dhe garancia është ekipi ynë. Besoj këtu kemi dy kandidatet kemi Fluturën dhe doktoreshë Zhelin dhe ju e dini fare mirë, se janë njerëz që I kanë shërbyer pa dallim të gjithëve, qoftë në fushën e artit dhe të kulturës, po kështu në fushën e shëndetësisë, po kështu nesër qeveria e ardhshme do t’i shërbejë të gjithëve.

Lumturie: Shpresojë që ky 8- vjeçare të mbyllet këtu, me ditën e verës edhe të festojmë ardhjen me ngrohtësi, me demokraci dhe me kryeministër si ju. Faleminderit.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra zonja Lumturie!

Lumturie: Përshëndetje!

Lulzim Basha: Përshëndetje!

Lumturie: Mirë se erdhët në Elbasan!

Lulzim Basha: Mirë se ju gjeta.

Lumturie: Paç këmbën e mbarë.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra.

Lumturie: Dhe i mbarë qoftë rrugëtimi ynë i përbashkët drejt ndryshimit drejt fitores.

Lulzim Basha: Faleminderit shumë!

Lumturie: Se jemi një popull që kemi vuajtur shumë. Shpresojmë edhe fëmijët tanë një ndryshim e presim me pa durim. Ne mësuesit, arsimtarët e ndiejmë shumë në shkollat tona, e ndiejmë te fëmijët kur shohim që deri tek ushqimi që ata marrin me vete se jemi në shkollë publike, është shumë i varfër pra ekonomia ka arritur deri sa, deri aty sa nuk mban më. E shohim tek nënat që vijnë, që shoqërojnë fëmijët e tyre janë të pezmatuara, nuk u qesh fytyra, kanë shumë halle mbi supe, mbajnë peshën e familjes dhe gjithmonë flasin hapur me mua ndihem shumë e afërt me ta. Bisedoj shpesh edhe për çështje tepër të ngushta dhe e shoh që është tepër e nevojshme ky ndryshim. Duke parë figurën tuaj them që jeni i denjë për kryeministër të Shqipërisë. Jeni i denjë që ne të na ofroni më të mirën e mundshme, që fëmijët tanë të jetojnë ashtu si fëmijët e tjerë jashtë, fëmijët tanë të arsimohen këtu të punojnë për vendin tonë, të drejtojnë vendin tonë dhe jo të na largohen se ne me zor i kemi rritur dhe i duam pranë, pran vetes, ti shërbejnë vendit tonë. Kjo do jetë më e mira dhe idealja për ne.

Qytetarja: Përshëndetje zoti kryeministër. Paç këmbën e mbarë.

Lulzim Basha: Faleminderit doktorësh!

Qytetarja: Që nga viti 2009 i sollëm fitore Elbasanit, i sollëm fitore Shqipërisë kështu që besoj se prapë së bashku ashtu si na udhëhoqe ato ditë fushate të na udhëheqësh këto pak ditë që kanë mbetur për të festuar bashkë fitoren dhe pranverën.

Lulzim Basha: Ta festojmë prapë në 26 prill, ditën e vërtetë!

Qyetarja: Patjetër, do bëjmë një ditë vere tjetër. Vera e madhe e gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm e Elbasanit. Unë jam bije e këtij Elbasani, kam rritur fëmijët këtu në Elbasan por fat keqësisht para 8 vitesh i bir vendosi të shkollohet jashtë dhe kujtoj që në këto 8 vite terri, në një ditë akthi kur Shqipërinë e mbytën bandat dhe krimi kam bërë share në facebook një shkrim “Ik bir mos u kthe”. Të them të drejtën mu drodh dora kur e bëra atë shkrim se mendoj që asnjë nënë nuk duhet ti thotë birit të tij mos u kthe në vatrën tënde, mos u kthe te gjyshërit e tu, te gjyshja jote, mos fli në shtratin tënd por rropatu rrugëve të Europës për një arsimim më të mirë. Në fakt, sot nga këtu do t’i bëj thirrje tim biri të kthehet, të kthehet, ai do bëhet mjek se së shpejti diplomohet, të japë maksimumin e tij për këtë vend, ashtu si familja e tij, ashtu si unë sepse ne kemi një shpresë shumë të madhe dhe ajo shpresë është tek ju, është tek programi i Partisë Demokratike i hartuar këtë radhë në mënyrë perfektë dhe unë them se sot shqiptarë, sot elbasanasit kanë këtë dritë shprese për ta ndryshuar njëherë e përgjithmonë këtë situatë kaq të vështirë. Ju falënderoj.

Lulzim Basha: Ju falënderoj doktoreshë. Ju jeni të gjithë pjesë e ekipit, jeni fytyra e ekipit me të cilin nesër Elbasani do të marrë frymë lirisht dhe do të zhvillohet. Jeni shpresa e ndryshimit prandaj kjo ditë shndrinë edhe më shumë. Prandaj edhe ai gjest dëshpërimi i bandave që e kanë mbajtur peng qytetin me fermanin e Edi Ramës është fare kuptimplotë se tregon që qyteti, qytetarët e Elbasanit, mbarë Shqipëria e ka përqafuar tashmë alternativën e ndryshimit. Kjo është zgjedhja. Do të qëndrojmë prapë 8 vite peng i këtyre bandave të cilat e kanë bërë Elbasanin çifligun e tyre me lejen dhe aprovimin direkt të Edi Ramës për pushtetin e Edi Ramës apo do t’ja kthejmë Elbasanin qytetarëve të Elbasanit. A ka garanci më të qartë, më bindëse dhe më të bukur sesa kjo pjesë e ekipit. Pjesa e zonjave të ekipit, fjalët tuaja, fytyra juaj, CV-ja juaj flet qartë që ndryshimi që do të vijë do të jetë real dhe jo fasadë.

Sonila Daiu: Unë mendoj që ju duhet të ndiheni i bekuar sot se keni marrë mirëseardhjen e zonjave Elbasanase. Unë jam Sonila Daiu. Në angazhimin tim në shumëvjeçare kam patur fatin që të punoj me dy shtylla kyçe të shoqërisë, rininë dhe gratë dhe dua t’ju them me trishtim të plotë që gjatë këtyre viteve kam parë tek rinia dhe gratë mungesë të meritokracisë, mungesë të gjetjes së vetes së tyre, mungesë totale të barazisë gjinore dhe për më shumti shpesh herë dhe të dhunuar jo vetëm verbalisht, fizikisht, por shpesh herë dhe të dhunuar politikisht. Elbasani është vendi i luleve, i karakashteve dhe i zymbylave. Është një nga vendet më mikpritëse të Shqipërisë së mesme dhe ky është fakt por duhet të tregojmë dhe një të vërtetë gri, të trishtë që është varfëria e tejskajshme që e ka kaptuar.

Ka gra dhe zonja në qytetin tonë që vuajnë varfërinë, të ushqyerin e fëmijëve të tyre, shkollimin, vuajnë largësinë e fëmijëve të tyre. Ka zonja të cilat janë të pa përfaqësuara, zonja të cilat janë të papuna dhe janë zonja të cilat janë totalisht të diskriminuara dhe shpesh herë të thëna që ky është fati juaj, dhe ky është fakt. Dhe jam e bindur dhe jam shumë e qartë që së bashku me Programin e Partisë Demokratike të cilin e kam ndjekur me shumë kujdes, të arsimit, të rinisë, të grave, ku dhe Partia Demokratike vendos shtylla të fuqishme mendoj që këto do të sjellin me të vërtetë një ardhmëri dhe sukses. Unë besoj shumë që arsimi është çelësi kryesor për të ardhmen e Shqipërisë. Ne nuk trishtohemi absolutisht nga gjesti i kryeministrit sot. Ai është personi më i trishtuar. Besoj që të gjithë ne e besojmë këtë gjë. Unë mendoj që ka një paralelizëm midis Ditës së verës sot për fitoren e Partisë Demokratike dhe nga gjithë ky pushtet rrënues, nga gjithë ky dimër i zymtë do të ketë patjetër një fije shprese, drite dhe ardhmërie. Dhe dua ti them sot të gjithë shqiptarëve, në këtë ditë simbolike, gëzuar 14 Marsin dhe padyshim kjo ditë do të jetë start-i simbolizmit të ndryshimit të madh në Shqipëri. Ju falënderoj dhe ju uroj fitore së bashku.

Aishe Shyti: Zoti kryetar jam Aishe Shyti, përkthyese zyrtare. Ndjehem sadopak shumë e vogël përpara zonjave të nderuara të Elbasanit, gjithsesi kam pak fjalë si për qytetin tim, si për mua, si për profesionin tim ashtu dhe për familjen time. Siç thanë dhe zonjat e nderuara, skamja ekonomike e Shqipërisë dhe sidomos e Elbasanit, që besoj se vlerësohet si një nga qytetet fatkeqësisht më të varfra të Shqipërisë, ndjehet kudo. Nuk dua të zgjas fjalën time, në punën time, qoftë dhe në një shëtitje që bëjmë në qytet kudo ndjehen problemet e njerëzve, problemet ekonomike, trishtimin e tyre, mos pasjen e mundësisë të shkollojnë fëmijët e tyre, ti argëtojnë sado pak dhe kjo të krijon vetëm trishtim. Atëherë, unë jam nënë e re. Vetë me familjen time patëm emigruar dikur për një të ardhme më të mirë dhe pasi u arsimova jashtë vendosa të kthehem në Shqipëri pasi doja të jetoja këtu, të ofroja çfarë kisha mësuar dhe çfarë kisha mundësi unë në shtetin tim, në vendin tim, kështu që dhe për fëmijën tim normalisht dua ta rris në Shqipëri, por dua ti ofroj gjithsesi shëndet, dua ti ofroj një arsim të mirë, një mjekësi të mirë, dua të rritet në një qytet që nuk ngjan i trishtuar, sepse Elbasani në 8 vitet e fundit është shumë qytet i trishtuar. Fatkeqësisht ndien nevojën, dhe më vjen keq që e them këtë, të largohesh nga Elbasani kur sheh trishtimin e njerëzve, kur sheh që nuk kanë mundësi ti ofrojnë fëmijëve të tyre diçka, gjënë më të vogël dhe më normale për njerëzit e tjerë që ndoshta jetojnë nëpër shtetet e tjera. Unë dua t’ju uroj mirëseardhjen, gëzuar Ditën e Verës dhe shpresoj me gjithë zemër që dita e verës të jetë një ogur i mirë. Faleminderit!

Megi Balliu: Përshëndetje Zoti Basha! Mirë se erdhët dhe Gëzuar Ditën e Verës!

Lulzim Basha: Gëzuar dhe ju!

Megi Balliu: Unë jam Megi Balliu, kam mbaruar studimet për financë-kontabilitet, ekonomiste në profesion. Në anketimet që kemi bërë gjëja që vija re më shumë dhe që më trishtonte në plotësimin e tyre, kërkesat, problematikat që kishin qytetarët ishte papunësia dhe ajo që më shqetësonte më shumë rikthimi i fëmijëve, emigrantëve dhe të rinjve. Është trishtuse për mua që bashkëmoshatarët, të rinjtë janë larguar nga vendi i tyre. Një ndër to kam qenë dhe unë që e kam menduar të largohesha, por me shpresën dhe besimin që ky vend do të bëhet vendosa të qëndroj, të punojmë bashkë për ditë më të mira që ti sjellim fitoren Shqipërisë, qytetit të Elbasanit, në 25 Prill. Dhe na shkoftë mbarë e gjithë kjo betejë që kemi përpara.

Lulzim Basha: Faleminderit shumë! Të falënderoj nga zemra!

Anila Bishqemi: Unë jam Anila Bishqemi, një nga përfaqësueset e ekipit të Partisë Demokratike. Vij nga sfera ekonomikë bankare dhe gjëja e parë që vë re në Elbasan, dhe sidomos vitet e fundit, është rënia ekonomike që unë e shikoj çdo ditë në përditshmërinë time si ekonomiste në një bankë të nivelit të dytë. Është shumë e vështirë kur ne i përqasemi klientit duke i thënë pse vonoheni në pagesa, pse merrni interesa? Dhe kur klientët nuk përgjigjen dot, por me lot në sy thonë zonjë e dashur nuk kam lekë për bukë. Ka arritur, është një situatë e tillë ku qytetarët mendojnë të ushqehemi çdo ditë, të ushqejmë fëmijët, apo të paguajmë taksat, apo të mbyllim biznesin, pa menduar investim në arsim, pa menduar një investim të përditshëm që dikujt tjetër mund ti duket luks por që mund të jetë një argëtim për fëmijët. Unë kam jetuar jashtë dhe vajzat e mia janë kthyer këtu 6 vjeçe. Kur kanë ardhur kanë qenë të lumtura dhe e kanë dashur Shqipërinë në krahasim me Amerikën. Pëlqenin njerëzit, kam pasur të afërmit të gjithë këtu. Para dhjetë vitesh ne kemi qenë të gjithë këtu. Unë tani nga familja e mamasë, nga tetë vëllezër që ka mamaja nuk ka asnjë në Shqipëri. Janë të gjithë jashtë, të emigruar por më mirë se këtu. Dhe shikoj që në vajzën time 16 vjeçare, një adoleshente kur më thotë: Mami unë dhe sy vite jam këtu, unë do largohem. Dhe ndjej keqardhje dhe nuk di se si ti përgjigjem dhe këtë rrugë që kam marrë është një nga arsyet e vetme që e marr vetëm për fëmijët. Vetëm që fëmijët të arsimohen, të jetojnë të lumtur dhe të ndërtojnë një vend më të mirë. Dëshiroj dhe i uroj me zemër dhe jam e bindur për këtë, që 25 prilli do të jetë një kthesë për të gjithë ne. Ju keni qenë ogur i mbarë në 2009 dhe do jeni edhe këtë vit. Ju falënderoj!

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Në 2009 nisëm një rrugëtim së bashku, i cili rezultoi me shumë zhvillime ku padiskutim jo vetëm për Elbasanin, por gjithë Shqipërinë spikat tuneli i Elbasanit që e bëri Elbasanin dhe Tiranën dy qytetet më të afërta me njëri-tjetrin.

Zonja: Kam vajzën studente në Tiranë dhe kur mendoja rrugën e Krrabës me zinxhirë që shkoja çdo ditë me babain tim, nuk ia shpjegoj dot vajzave se sa e vështirë ka qenë ajo jetë në atë kohë.

Lulzim Basha: Do të punojmë së bashku që fëmijët e sotëm të qeverisë tonë ta bëjnë të qartë zhvillimin midis këtij qyteti që Edi Rama la në dorë të bandave të trishtimit dhe asaj që do të sjellim ne. Potencialit të vërtetë të Elbasanit, të cilit nuk njeh kufij, nëse ka njerëz që e duan siç jeni ju dhe që jeni garancia, që ato që sot i kemi plane, nesër do t’i vëmë në zbatim. Elbasani të ndjehet një qytet i respektuar, me mundësi dhe elbasanllinjtë dhe banorët e Elbasanit dhe të gjithë pa dallim të kenë mundësitë e jetës së tyre pa qenë nevoja të emigrojnë, pa qenë nevoja të largohen me shumë tani që janë vetëm 20 minuta larg kryeqendrës, larg kryeqytetit.

Zonja: Jemi vetëm 20 minuta, por jemi shumë larg Tiranës. Është një qytet ku jeta pa pandeminë mbyllet në orën tetë e gjysmë-nëntë. Dhe kjo është e frikshme për mua.

Lulzim Basha: Kur bë krahasimin midis situatës para se të ndërtohej autostrada dhe tuneli i Elbasanit dhe tani besoj janë dy botë të ndryshme, apo jo? Kështu do bëjmë dy botë të ndryshme, midis asaj ku ndodhet Shqipëria dhe Elbasani sot dhe aty ku do ta çojmë me pasionin e zemrës tonë dhe planet që kemi hartuar me ekspertët më të mirë, për ti dhënë Elbasanit ekonominë, shanset për punësim dhe qytetarëve mirëqenien dhe dinjitetin që meritojnë.

Zonja: Jemi shpresëplotë|

Lulzim Basha: Faleminderit!

Anila Dako: Mirë se erdhe zoti Basha! Unë jam Anila Dako, jam ekonomiste në një firmë private, kryesisht e kemi tonën. Doja t’ju uroja mirëserdhe në festën tonë, por edhe në dialekt meqë unë jam edhe gocë Elbasani, na qetë më të shëndoshë.

Lulzim Basha: Faleminderit, të lumtë goja!

Anila Dako: Dhe jo vetëm shëndoshë por dhe me fitore dhe zemra të gëzume!

Lulzim Basha: Faleminderit!

Anila Dako: Sepse sinqerisht jemi tepër të etur për këtë liri që e shikojmë e prekim në çdo aspekt. Ne që merremi me biznes privat e kemi më të prekshme dhe dukshëm. Përfitoj nga rasti t’ju uroj për listën e Elbasanit me këto zonja të nderume që ju keni përfshirë në listë, unë them është ndër listat më të mira që ne kemi pas gjithë këtyre viteve dhe pse gjithë këto zonja janë mikeshat e mija se jemi rrit dhe lind në Elbasan dhe shpresojmë më të mirën!

Lulzim Basha: Faleminderit nga zemra!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me grate ne elbasan lulzim basha basha me grate ne elbasan lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 14 Mars 2021, 11:28

ELBASAN-Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi në Elbasan paraditen e sotme.Ndër...

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria