Politike

Basha takim me fermerët në Berat, sulmon Ramën, kapet edhe me Arta Vorpsin: S’bëhet shteti me noterë dhe parukierë

Basha diskutoi me fermerët për daljen nga kriza dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka braktisur bujqësinë, duke iu dhuruar subvencionet oligarkëve të qeverisë.Kreu i PD-se komentoi betimin e Arta Vorpsit: Shteti nuk bëhet me noterë dhe parukierë.
Featured image of article: Basha takim me fermerët në Berat, sulmon Ramën, kapet edhe me Arta Vorpsin: S’bëhet shteti me noterë dhe parukierë Lulzim Basha me fermerët

URA VAJGURORE- Lideri i opozitës, Lulzim Basha në kuadër të nismës “Rrugëtimi për Shqipërinë”, vijon takimet me qytetarët shqiptarë. Gjatë takimit të sotëm, Basha zhvilloi një takim me fermerët, ku shpalosi alternativën e PD-së për ta.

Në takim me qytetarët dhe fermerët e Urës Vajgurore, Lulzim Basha tha se Partia Demokratike do ta ketë në plan të parë sektorin e bujqësisë, dhe kjo shtoi ai nuk do të bëhet thjesht me fjalë, por me veprime konkrete përmes mbështetjes së fermerit me subvencione të drejtpërdrejta.

Ai diskutoi me fermerët për daljen nga kriza dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka braktisur bujqësinë, duke iu dhuruar subvencionet oligarkëve të qeverisë.

“I vetmi vend që nuk mbështet fermerët e vetmja qeveri është kjo qeveri. I ka mbyllur aksesin në treg biznesin dhe ka përqendruar prodhimet në duart e 4 e 5 oligarkëve dhe ju ka shtuar barra me NIPT e me taksa. E sheh fermerin si lopë për ta mjelë jo si aleat për të rritur punësimin,. Kjo nuk duhet të vazhdojë më”, u shpreh Basha.

Nga Berati në takimin “Rrugëtimin për Shqipërinë”, kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar edhe veprimin  e Arta Vorpsit, anëtares së Gjykatës Kushtetuese, e cila zgjodhi të mos betohej para Metës por para një notereje, duke injoruar kështu Presidentin.

Basha deklaroi se shteti nuk bëhet me noterë dhe parukierë.

“Nuk bëhet shteti me noterë dhe parukierë”, është shprehur Basha për betimin e Arta Vorpsit.

(a.m/dosja.al)

  • 12:54

    “S’ju shkrij dot”, Basha pranon blofin pas batutës me prasin: Në duel me Ramën s’dal por hallet jua qaj

    Kryetari i PD-së Lulzim Basha është shprehur se nuk e shkrin dot popullin me batuta.

    I pranishëm në një takim me fermerët në Urën Vajgurore, Basha bëri një krahasim të komunikimit të tij me qytetarët me atë që bën kryeministri Edi Rama, që njihet për të folurën e tij me batuta.

    Nga ana tjetër kryedemokrati u shpreh se nuk e bën dot këtë gjë, duke pranuar kështu një lloj ‘humbjeje’, pas batutës që bëri me prasin në Fier. Më tej Basha tha se nuk del dot në duel më Ramën , por hallet ia qan popullit dhe punon për ta.

    Unë nuk ju shkrij së qeshuri me batuta, as nuk bëj foto me Ronaldon. Unë punoj e përpiqem për ju. Nëse prisni të dal në duel me Ramën të zgjidh problemet, atëherë nuk kemi arritur asgjë.

    Ngrihuni shkoni dhe thjeni atj në kutinë e votimit. Unë do vi tek ju e do ju qaj hallet, sepse në qeveri do vi me votën tuaj dhe jo me votën e kriminelëve,”– tha kryedemorkati më tej.
  • 12:54

    Arta Vorpsi injoroi Metën me betimin, Basha: Nuk bëhet shteti me noterë dhe parukierë

    Nga Berati në takimin “Rrugëtimin për Shqipërinë”, kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar edhe veprimin  e Arta Vorpsit, anëtares së Gjykatës Kushtetuese, e cila zgjodhi të mos betohej para Metës por para një notereje, duke injoruar kështu Presidentin.

    Basha deklaroi se shteti nuk bëhet me noterë dhe parukierë.

    “Nuk bëhet shteti me noterë dhe parukierë”, është shprehur Basha për betimin e Arta Vorpsit.

    Një ditë më parë anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi  sfidoi autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

    Sot një një deklaratë për mediet, Presidenti Meta u shpreh i prerë se betimi i tij mbi Kushtetutë nuk është thejsht një akt ceremonial apo formal. Ai theksoi se askush mund  të përdhosë Kushtetutën. Meta theksoi se Presidenti me një dekret mund të shpërndajë edhe parlamentin.

  • 12:54

    “Jemi të mbytur në borxhe”, fermerët i ankohen Bashës: Fëmijët s‘i çojmë dot në spital dhe shkollë

    Kryedmemokrati Lulzim Basha në bashkëbisedim me fermerët e Urës Vajgurore shpalosi edhe planin që PD-ja synon ta zbatojë në këtë sektor.

    Banorët thanë se janë të braktisur nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama pasi nuk kanë pasur asnjë ndihmë.

    Pjesë nga bashkëbisedimi me fermerët:

    Fermeri: Qeveria na ka lënë në baltë, jemi të mbytur në borxhe. Si do dalim nga kjo krizë e rëndë

    Fermer Otllaku: Nuk kemi asnjë të ardhur. As fëmijët nuk i çoj dot në spital dhe shkollë.

    Lulzim Basha: Kur të dëgjon dikush kur thua këtë hall, me siguri thotë se ku jemi, mos jemi të pushtuar! Po në falt jemi të pushtuar nga një bandë oligarkësh. Unë zotohem se do të jem kështu ulur përherë me ju për tu dhënë zgjidhje dhe të dilni nga borxhet. Do të ulem e t’ju dëgjoj.

    Qeveria e ardhëshme nuk do ta shohë bukqësinë si lopë për ta mjelë, por si fëmijë për ta rritur.

    Nga qeveria e Partisë Demokratime do të ketë100 milion euro subvensione dhe ky subvencion do shkojë direkt te fermeri.

    Subvencioni do të zerojë kostot që vijnë nga imputet dhe karburanti dhe do ta nxjerrë në treg prodhimin shqiptar të pakonkurueshëm. E dyta, pa shitur prodhimin vendas nuk do të ketë asnjë prodhim importi në treg.

  • 12:54

    Basha takim me fermerët në Urën Vajgurore: Rama e ka braktisur bujqësinë, subvencionet shkojnë 4-5 oligarkë

    Kreu i opozitës, Lulzim Basha  gjatë takimit të sotëm zhvilloi një takim me fermerët, ku shpalosi alternativën për ta.

    Ai diskutoi me fermerët për daljen nga kriza dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka braktisur bujqësinë. Sipas Bashës, import-eksporti është përqendruar në duart e oligarkëve.

    Të diskutojmë si të dalim nga kjo krizë. Rama e ka braktisur në mënyrë të turpshme bujqësinë. Subvencionet e pakta që jep kjo qeveri nuk shkojnë për fermerët, por për 4-5 oligarkë. Për interesa mafioze oligarkie po goditet prodhimi vendas, duke i hapur portat prodhimeve të importit. Import-eksporti është lënë në duart e një grushti oligarkësh. Nga qeveria jonë të gjitha këto probleme që e kanë sjellë bujqësinë në këtë ditë të zezë, do të trajtohen. Nuk do jeni në fubd të listës, por në krye të listes së çeshtjeve për t”u zgjidhur.Pyetja që me siguri do shtroni është: edhe sa do durojmë? Jo edhe shumë sepse shumë shpejt qevrinë tonë do ta keni në krah, u shpreh Basha.

Shto Koment