Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar për herë të parë foltoren e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha, të cilën e ka cilësuar një tentativë të liderit historik të PD-së për të bunkerizuar Partinë Demokratike. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Basha tha se sa të jetë ai kryetar i PD-së nuk do të pranojë të hedhë në votim në asnjë forum të Partisë Demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundrej deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie.
Basha shtoi se nuk do të pranojë e lejojë akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA-të.
“Nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj kundër spekulimeve, genjeshtrave e shpifjeve të ulëta ndaj meje me të cilat po bombardohet prej disa javësh anetarësia e partisë demokratike dhe opinioni publik. E kam përjashtuar dhe vazhdoj ta përjashtoj nga axhenda ime invesitmin e kohës dhe energjive në shfaqje publike me “me the, i thashë, e me tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e thjeshtë: nga përballje të opozitës me qeverinë e shdërrojnë në hidh e prit të ish-kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetem para kater muaj me parimin një anetar një votë, që jam unë. Këtë kënaqësi apo dhuratë, Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ketë kurrë nga unë. Unë e refuzoj arenën ku më ftojnë spekullimet dhe shpifjet e ricikluara të listës tëtevjeçare apo gjashtëmbëdhejtëvjeçare të kundështarëve të mi politikë në partinë socialiste, që sot i recitojnë të zemëruarit dhe të keqkuptuarit me vendimin tim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së me kërkesën e SHBA për shkak të shpalljes së tij ‘non grata’ prej tyre. E kam shpjeguar kontekstin dhe barrën e këtij akti ditën që e shpalla. Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të Partisë Demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur të jem unë i godituri i këtyre vendimeve. Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve,”- mësohet të ketë thënë Basha.
LAJM KRYESOR: PD mbledh grupin, kërkon Vetting për politikanët, amendamentet dorëzohen në Kuvend
(f.m/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është konstituuar sot. I DREJTUAR NGA Enkelejd Alibeaj, deputeti i Partisë Demokratike, ky komis...
TIRANË- Një protestues para kryeministrisë është shprehur se shteti është i korruptuar. Gjatë protestës së sotme që po mbahen për rritjen e çmimeve,...
TIRANË- Një protestuese para kryeministrisë ka ngritur një pyetje në lidhje me rritjen e çmimeve. Ajo ka kërkuar arsyen se përse shteti nuk mund të ...
DURRËS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Katund i Ri në Durrës. Mësohet se një makinë tip ‘Volkswagen’ me drejtues personin me i...
KORÇË-Një banesë është pushtuar nga flakët ditën e sotme në Qytetin e Korçës. Mësohet se nga flakët e shumta ka humbur jetën një person, me e...
TIRANË- Viti i ri akademik ka nisur me protesta për shkak të procedurës së vaksinimit që kërkohet. Në disa fakultete, studentët janë revoltuar sepse autori...
ELBASAN– Përsëri qytetarët e Elbasanit janë tronditur nga të shtënat me armë dhe një përballje mes një “fuoristrade” dhe disa makinave të policisë. Në të ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se Vettingu i politikanëve është i domosdoshëm për të mos pasur politikanë të lidhur me krimin e orga...
TIRANË– Katër rusët janë vrarë! Ky është vendimi që u mor nga Prokuroria e Kavajës, e cila ka nisur hetimet për vrasje. Menjëherë pas bërjes publike,...
TIRANË– Ekspertiza mjekoligjore ka zbuluar se asnjë prej katër anëtarëve të familjes ruse që u gjetën të vdekur në ambientet e pishinës dimërore në n...