Politike

Basha shkon në Pogradec, u bën thirrje bizneseve nga telefoni: Merrni vetë masa ndaj COVID-19, qeveria është dorëzuar 

Basha premtoi mbështetje për sipërmarrësit, prodhuesit e bizneset duke parashtruar edhe njëherë planin e opozitës, në mometin kur do të vijë në pushtet.
Featured image of article: Basha shkon në Pogradec, u bën thirrje bizneseve nga telefoni: Merrni vetë masa ndaj COVID-19, qeveria është dorëzuar  Kryedemokrati Lulzim Basha.

POGRADEC– Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Pogradec, nga ku ka shkuar për të inspektuar nga afër një biznes të vogël, duke i pyetur për ecurinë e sipërmarrjes së tyre.

Pasi ka dëgjuar shqetësimet e biznesit, Basha premtoi mbështetje për sipërmarrësit, prodhuesit e bizneset duke parashtruar edhe njëherë planin e opozitës, në mometin kur do të vijë në pushtet.

Më tej, Basha është ndaluar edhe tek pandemia e koronavirusit, duke bërë thirrje që qytetarët të kujdeseshin për vete pasi sipas tij qeveria ishte dorëzuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të dashur miq, ju përshëndes këtë të shtunë nga Pogradeci, ku do të vazhdoj takimet me biznesin , me hotelerinë, me qytetarët, ku situata, për fat të keq, vazhdon të jetë e rëndë. E rëndë është edhe sittuata e COVID-it, ndaj, dua t’ju persëris thirrjen që ju bëra edhe mbrëmë: Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambjente të mbyllura dhe përmes higjenës. Qartësisht, qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan, asjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore të secilit prej nesh. Mos prisni gjë nga qeveria! Merni masa, mbrohuni dhe të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë dhe sa më të madh në atë drejtim nga i cili do të përfitojnë të gjithë shqiptarët me ekonomi, me punësim dhe me mirëqenie dhe jo vetëm një grusht njerëzish.”- tha Basha.

K.M/Dosja.al

Shto Koment