Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish në lidhje masat e propozuara prej tij për zgjedhjen e krizës. Basha shkruan se prej një jave ai ka propozuar masa lehtësuese për bizneset e familjet në nevojë.
Më tej numri një i opozitës shton se qeveria duhet të mendojë për qytetarët dhe sipas tij është e papërgjegjshme dhe jo njerëzore të sulmosh ditë e natë opozitën, në një kohë kur të gjitha energjitë duhen fokusuar për tu ardhur në ndihmë njerëzve. “Çdo masë që kemi propozuar është realiste dhe e zbatueshme nëse ka MIRËMENAXHIM, KOMPETENCË dhe TRANSPARENCË”, shkruan kreu i PD.
REAGIMI I PLOTË
Çdo vend ka marrë masa financiare dhe fiskale për përballimin e krizës. Prej një jave edhe ne kemi propozuar masa lehtësuese që u vijnë në ndihmë familjeve në nevojë, sipërmarrësve të vegjël dhe punëtorëve. Detyra e parë e qeverisë duhet të jetë shëndeti i shqiptarëve dhe po kështu, ndihma për qytetarët dhe për ekonominë. Shëndeti, siguria dhe ekonomia e njerëzve, janë shqetësimi ynë. Është e papërgjegjshme dhe jo njerëzore të sulmosh ditë e natë opozitën, në një kohë kur të gjitha energjitë duhen fokusuar për tu ardhur në ndihmë njerëzve. Çdo masë që kemi propozuar është realiste dhe e zbatueshme nëse ka MIRËMENAXHIM, KOMPETENCË dhe TRANSPARENCË.
120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet e oligarkëve, duhet të angazhohen URGJENTISHT për mbështetje sociale, për fonde shtesë për shëndetësinë si dhe për mbështetje fiskale dhe financiare për bizneset që sot kanë mbyllur dyert. Jeta nuk ka çmim, sulmet bajate kundër opozitës nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia. Ndaj do të vazhdoj pa u lodhur ti bëj thirrje qeverisë, që për hir të të gjithë shqiptarëve, të lërë mënjanë luftën politike, dhe të vërë interesat e njerëzve të parat. Ndiqni më poshtë masat me efekt të menjëhershëm që i bëj thirrje qeverisë ti zbatojë pa humbur më kohë:?
Luzlim Basha dhe Edi Rama kanë shkëmbyer sot disa replika, në lidhje me pasat e propozuar nga Partia Demokratike për zgjidhjen e krizës ekonomike pas COVID-19. Basha ka shpalosi planin e masave ekonomike dhe sociale me 8 pika, për situatën e krijuar në vend pas përhapjes së koronavirusit. Po menjëherë reagoi Rama, i cili sulmoi kreun e PD dhe i tha të shkonte të flinte gjumë. Pas reagimit të Ramës, ishte Gazment Bardhi i cili shkroi se kryeministri po kopjon masat e opozitës dhe më pas e sulmon atë.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar ngërçin që pritet të krijohet në ekonominë shqiptare për shkak të lënies së punës për t’u iz...
TIRANË- Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas masave të marra nga Bashkimi Evropain për kufizimet në transportin e q...
TIRANË- Partia Demokratike ne anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili sulmoi Bashën. Në një re...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot të gjithë qytetarët që jetojnë në Itali, që kanë shkruar në profilin e tij në Facebook, dhe shprehin solid...
TIRANE- Hartimi i një plani që do të ndihmonte biznesin dhe individët në përballjen me efekte ende të panjohura me COVID-19, ka futur në një luftë replikash, dy...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kredive për bizneset do t’u jepet zgjidhje që sot, pas një marrëveshjeje që ka planifikuar të fimrosë me g...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha pasi ky i fundit prezantoi një plan me tetë pika se si duhet menaxhuar kriza q...
TIRANË– Yuri Kim, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë po i kalon ditët e izolimit duke u marrë me shtëpinë e saj të re. Në disa foto të publikuara në rrjetet s...
Tiranë- Ambasadori Luigi Soreca ka deklaruar se Bashkimi Europian është i gatshëm të mbështetës Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë për situatën e k...
TIRANE– Mjekja Mirela Tabaku ka kërkuar sot në emër të Partisë Demokratike, sqarime nga qeveria sepse nuk zbatohet porosia e Organizatës Botërore të Shëndetësis...