Politike

PD i përgjigjet Ramës: Nuk kemi problem pse i kopjon propozimet tona. Betejën se ke me opozitën por me koronavirusin

Bardhi shkruan se Rama po kopjon masat e propozuara nga PD për të përballuar situatën me COVID-19, por sërish sulmon opozitën.
Featured image of article: PD i përgjigjet Ramës: Nuk kemi problem pse i kopjon propozimet tona. Betejën se ke me opozitën por me koronavirusin Edi Rama dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Partia Demokratike ne anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili sulmoi Bashën. Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se Rama po kopjon masat e propozuara nga PD për të përballuar situatën me COVID-19, por sërish sulmon opozitën.

Më tej në reagimin e tij numri 2 i PD, shprehet se kohë të vështira ne po kërkojnë publikisht të zbatojë të gjitha propozimet e tyre dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme.

Edhe na kopjon, edhe na sulmon! Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në tëitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD. Të kemi thënë që ditën e parë: ne nuk e kemi problem që ti merr dhe zbaton masat e propozuara nga Lulzim Basha, përkundrazi.

Në këto kohë të vështira ne po të kërkojmë publikisht të zbatosh të gjitha propozimet tona dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sot betejën nuk e ke me opozitën, por me koronavirusin. Prandaj pa humbur më kohë nga komplekset, fillo zbatimin e tyre një orë e më parë. Sa më shpejt t’i zbatosh të gjitha, aq më mirë do të jetë për çdo shqiptar”, shkruan Bardhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment