LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Basha me Krasniqin: Lideri i PDK shembull për rininë shqiptare, ja ç’diskutuam

11 Shkurt 2022, 10:08 Nga DOSJA
VD-Basha me Krasniqin: Lideri i PDK shembull për rininë shqiptare, ja

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me homologun Memli Krasnqi, liderin e Partisë Demokratike të Kosovës në selinë blu. Pas përfundimit të bisedimeve, kryedemokrati tregoi se komunikuan midis tyre për disa çështje si avancimi i dialogut Kosovë-Serbi, forcimin e institucioneve dhe luftës ndaj korrupsionit në të dy vendet. Basha shtoi se partia që drejton do të japë gjithçka që Kosova dhe forcat politike në këtë vend të përfitojnë sa më shumë nga bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Gjithashtu, shefi i opozitës komplimentoi angazhimin e Krasniqit në politikë duke thënë se kjo është nëj shenjë e mirë që rinia shqiptare të marrë përsipër barrën e përgjegjësisë të drejtimit të vendit.


“Folëm për zhvillimet e fundit të dialogut me Serbinë, ku Partia Demokratike qëndron fuqimisht në të njëjtin pozicion që është njohja e ndërsjelltë mes dy vendeve. Rikthimi i një koordinimi të fuqishëm BE-SHBA ëshë nëj shans i madh për të kaluar pengesat që të shmangen çdo skenar që aviten në Bosnje- Hercegovinë. Forcimi I luftës kundër Korrupsionit dhe I shtetit, armiku në Shqipëri në Kosovë janë institucionet e dobëta. Kanë përgjegjësi të madhe qeveritë dhe opozita. Shqipëria ka një detyrë të përhershme por si anëtare e përkohshme Këshillit të Sigurimit për të shtyrë përpara çështjen e Kosovës të angazhimit dhe anëtarësimit në vendet ndërkombëtare. Partia Demokratike nuk do të kursejë asgjë që Shqipëria të japë gjithçka që mundet që Kosova dhe forcat politike në Kosovë të kenë benefitet maksimale nga një bashkëpunim i ngushtë. I uroj suksese Memli Krasniqit, në këtë kuadër është një shenjë e mirë për rininë shqiptare që të mbajëbarra e përgjegjësisë. Politikën të mirë e të keqe e bëjnë njerëzit. Si kryetar i ri në detyrë dhe në moshë shpreh besim për frymëzim të rinisë shqiptare për të marrë në duar fatin e vendit tonë”, u shpreh Basha për mediat.

DEKLARATA E LULZIM BASHËS:
Pata kënaqësinë e veçantë t’i uroj mirëseardhjen jo për herë të parë, por për herë të parë në cilësinë e tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, mikut tim Memli Karsaniqit, bashkë me delegacionin që e shoqëronte, përfshirë miq e mikesha të vjetra, jo në moshë por në bashkëpunim. Ta përgëzoj Partinë Demokratike të Kosovës për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur në procesin e formimit të shtetit të Kosovës dhe për rolin që vazhdon të luaj si një opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës. Natyrisht folëm për zhvillimet e fundit, në veçanti sa i takon zhvillimeve të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku Partia Demokratike qëndron fuqimisht në të njëjtin pozicion sa i takon objektivit të këtij dialogu, që është njohja e ndërsjellët midis dy vendeve dhe në veçanti ndamë pikëpamjen se rikthimi i një koordinimi të fuqishëm midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një parantezë, një shans i mirë për të shtyrë përpara këtë dialog dhe për të tejkaluar pengesat, ku sigurisht një barë e madhe i përket Bashkimit Europian dhe 5 vendeve anëtare, njohja prej të cilave e realitetit të Republikës së Kosovës, do të shmang përfundimisht çdo skenar nga ato që shohim, që aviten aktualisht në Bosnje Hercegovinë dhe që i kërcënojnë jo thjesht arkitekturën e paqes dhe të stabilitetit në Ballkan, por vet paqen dhe stabilitetin Europian. Ndamë po kështu mendimet tona sa i takon domosdoshmërisë së forcimit të luftës kundër korrupsionit, institucioneve të pavarura dhe të gjitha këto në funksion të mirëqenies së qytetarëve, sepse armiku kryesor i mirëqenies së qytetarëve si në Shqipëri, si në Kosovë, janë dhe mbeten institucionet e dobëta dhe korrupsioni. Ndaj, lufta kundër tyre qoftë nga pozitat e partive ndaj përgjegjësitë e qeverisjes dhe natyrisht kanë përgjegjësinë më të madhe, por dhe nga ata që kanë përgjegjësinë e opozitës, janë prioritete dhe janë shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë vendeve tona dhe qytetarëve tanë. Ndërkohë Shqipëria ka një detyrë të përhershme, por në momentin aktual edhe më të rëndësishmen si anëtare e Përkohshme e Këshillit të Sigurimit, të shtymë me të gjitha forcat dhe mënyrat përpara, çdo aspektet që ka të bëjë me Kosovën dhe qytetarët e Kosovës, në veçanti me vazhdimin e njohjes ndërkombëtare, atë të angazhimit dhe të anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe Partia Demokratike këtu jo vetëm që nuk do të resht së shtyri nga pozitat e opozitës aktualisht, por dhe nuk do të kursejë asgjë që Shqipëria t’i jap gjithçka që mundet në mënyrë që Kosova dhe institucionet e Kosovës, forcat politike në Kosovë dhe qytetarët e Kosovës, të kenë benefitet maksimale të një bashkëpunimi të vërtetë, të ngushtë dhe produktiv midis Shqipërisë dhe Kosovës në rrafshin politik, padiskutim dhe në rrafshin ekonomik dhe në rrafshet e tjera. Edhe një herë dua t’i uroj punë të mbarë Memli Krasniqit, përfaqësuesi i një brezi të ri të lidershipit në Partinë Demokratike të Kosovës dhe në Kosovë dhe në këtë kuadër besoj se është edhe një shenjë e mirë për të gjithë rininë shqiptare, këtej e andej kufirit se është koha për të mos shmangur, por për të mbajtur mbi supe barrën e përgjegjësisë që sjell politika, politika si një instrument ndryshimi, politika e cila nuk mund të jetë e keqe, të mirë ose të keqe e bëjnë njerëzit dhe në veçanti rinia e Kosovës, rinia e Shqipërisë kanë një rol të madh për të luajtur. Kështu që si një kryetar i ri në detyrë por edhe i ri në moshë, shpreh kënaqësinë dhe besimin se me energjitë dhe vizionin e tij do të kontribuoj edhe për një frymëzim të ri të rinisë shqiptare, për t’u angazhuar dhe për të marrë në dorë fatet e vendeve tona, fatet e kombit tonë!

LEXO DHE KËTË:

“I urova Bashës suksese për 6 marsin”, Krasniqi: Të thellojmë akoma bashkëpunimin

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha memli krasniqi lulzim basha memli krasniqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet