LIVE UPDATES
Politike

Basha me demokratët e Kukësit dhe Hasit: Më 25 prill, shteti u bë njësh me krimin! Rama po tenton të përçajë PD-në, ka

30 Maj 2021, 14:59 Nga DOSJA
Basha me demokratët e Kukësit dhe Hasit: Më 25 prill, shteti u

KUKËS– Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Kukës dhe Has ku kërkoi mbështetjen e demokratëve të kësaj zone. Basha e konsideroi 25 prillin e vitit 2021 si vjedhje më të madhe në historinë e popullit shqiptar dhe shtoi se asnjëherë më parë nuk janë bërë bashkë si në këtë vit, krimi i organizuar, oligarkia, paratë e buxhetit dhe paratë e pista të korrupsionit e të drogës.

Basha falenderoi qytetarët e kësaj zone për çdo vote të dhënë dhe kërkoi ndihmën e tyre për të rrëzuar regjimin Rama-Doshi. Kryedemokrati shtoi se rrëzimi i këtij regjimi, denoncimi i masakrës zgjedhore që vazhdon për faktimin e masakrës zgjedhore në mënyrë institucionale, ligjore, politike, ndërkombëtare do të sjellë lirinë e këtij vendi.

Basha shtoi se sot ka shkuar t’ju kërkojë të jenë të bashkuar e të dalin të bashkuar nga 13 qershori dhe që ta lëjojnë atë të vazhdojë t’i udhëheqë deri në fitoren e kësaj beteje. Basha e akuzoi Ramën se ka dashur ta përçajë Partinë Demokratike teksa tha se ‘katër pykat’ që kishte investuar ju thyen.

Fjala e plotë e Bashës:

Falenderoj gjithë secilin prej jush, themelues, qëndërestarë, intelektualë, bij dhe bija të Kukësit. Çfarë specifike për qarkun e Kukësit e në veçanti pë bashkinë e Kukësit? E para: e kemi prekur, e dinë të gjithë dhe është fakti që është qarku e në veçanti bashkia më e braktisur gjatë këtyre 8 viteve të regjimit të Edi Ramës. Ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, vite pas vite largimi e ka shënuar Kukësin më shumë se çdo qark tjeter, më shumë se çdo bashki tjetër.  Dhe unë jam dëshmitar okular se bashkë me ju kemi qenë në qendër të qytetit, në tregun e qytetit, në shtëpitë e kuksianëve, bizneset e kuksianëve dhe kemi parë sesi janë zbrazur në veçanti nga rinia e janë zvogéluar familjet, bizneset janë mbyllur ndërkohë që terrori qeveritar, hakmarrja qeveritare është vërsulur mbi ju me një diskriminim dhe një ndjenjë urrejtje që tejkalon çdo formë angazhimi midis kundërshtarëve politikë. Nga ana tjetër dorëzimi toptan i pasurive të Kukësit në duart e oligarkëve si dhe vendosja e traut në Rugën e Kombit, nga ana tjetër mbyllja e univeristetit. Pra edhe pushtuesi në këto 8 vite më keq nuk kishte për ta bërë. Ndërkohë në Kukësin e zbrazur nga kuksianët, në Kukësin e zbrazur në veçanti nga mbështetësit tanë, nga demokratët, ju keni arritur të sillni në të gjithë qarkun 6 mijë vota më shumë. Ky është treguesi i forcës tonë, ky është tregues i forcës së demokratëve, i forcës tuaj, i drejtuesve, i veteranëve që dinë të përballen dhe me betejat më të pabarabarta siç ishte kjo betejë, siç e dinit nga fillimi që do të ishte.

Asnjehere nuk janë bërë bashkë në këtë mënyrë, as në 2017,  as në 2001, as në 91 shteti me partinë, krimi i organizuar , oligarkia, paratë e buxhetit dhe paratë e pista të korrupsionit e të drogës. Prapë njesoj si në 91 demokratët ishin bashkë pa pushtet. Pa asnjë pushtet institucional, por me një pushtet të pafundshëm, pusshtetin moral, pushtetin e zemrave të pastra, qëllimeve të ndershme, jo thjeshtë për të sjellë rotacion por për të sjellë ndryshimin.  Diferenca është fare e qartë rotacion do të thotë të luftosh për pushtet, ndryshim do të thotë të luftosh për kuksianët, të luftosh për shqiptarët. Ndaj dhe kuksianët i prinë kësaj beteje me pjesëmarrje dhe shqiptarët në tërësi na ndoqën anembanë vendit, nga veriu në jug, mos e besoni atë hartë tradhëtare. Shikojini statistikat nga veriu në jug, deri në cepin më jugor të Shqipërisë shqiptarët në masë u derdhën në kutite e votimit dhe votuan ndryshimin.

Ndaj 25 prilli nuk është dita e fundit e betejës që kemi nisur. Është ndalja e dhunshme e përkohëshme e ndryshimit që shqiptarët e deshën me 25 prill, që kuksianët e votuan me 25 prill dhe që sot e duan akoma më shumë.  Ndonëse në kushtet e një deshperimi dhe nuk është faster kryetari, i një shoku të vërtetë ku solli masakrën zgjedhore  e 25 prillit. Por kush tjeter përveç nesh mund ta cojë në fund këtë betejë ? Kush tjetër përveç jush që ka mbajtur mbi supe këtë betejë dhe shenjat e kësaj beteje? E di që fuqinë për ta çuar deri në fund këtë betejë e për ta rrëzuar këtë regjim, e kemi vetëm ne, Partia Demokratike e Shqipërisë.  Në vend që të na ulnin në gjumë, ne u rritëm u bëmë më të fortë. Në Kukës qartësisht po kështu edhe në Shqipëri. Ndaj vëllezër dhe motra falenderimi shkon për gjithësecilin prej jush, për demokratët shqiptarë kudo ku ndodhen, për strukturat tona, për drejtuesit tanë, për ekipin tonë, në veçanti për ju që keni qenë tetë vite nen kamzhikun e një kundërshtari politik që nuk ju ka trajtuar si kundërshtarë politikë, ju ka trajtuar si armiq, duke shkatërruar normalitetin e jetës tuaj, familjeve tuaja deri në eksodin masiv të bijve dhe bijave të Kukësit.

E pra kete betejë vellezer dhe motra, zonja dhe zotërinj ne e faktuam vendosmërinê dhe qëndresën tonë sepse askush nuk u shty të qëndronte me zor në këtë betejë, mund të ishit larguar, mund të kishit qëndruar në shtëpi, mund të ishit shitur apo blerë, por jo ju e bëtë këtë sepse gjithësecili prej jush në shpirtin tuaj është një misionar fisnik, jo thjeshtë në shërbim të Partisë Demokratike por në shërbim të demokracisë, në shërbim të Hasit, në shërbim të Shqipërisë, në shërbim të shqiptarëve. Dhe kjo është arsyeja në fund të fundit sepse Hasjanët e shqiptarët na ndoqën, sepse e kuptuan që këtë betejë nuk po e bënim për karrigen time apo për karriget tuaja, por po e bënim këtë që vendi kishte kaq Shume nevojë, për atë që shqiptarët e kërkonin me ngulm dhe ndryshimin. A zgjidhi dicka 25 prilli? A i ktheu përgjigje ndonjërës prej dilemave të shqiptarëve? A i zhduku apo i zvogeloi pikëpyetjet e mëdha të para të 25 prillit? Ju e dini fare mirë, më mirë se unë që përgjigja është jo. Përkundrazi i beri më të mëdha këto pikëpyetje që nga blegtori në fshatin më të thellë të Hasit e deri tek ceshtjet e integrimit Europian të Shqipërisë, gjithçka pas 25 prillit është më keq.

Ndaj dua të deklaroj qartë dhe prerë para jush sot meqenëse jemi në mesin e një agresioni ndaj Partisë Demokratike dhe propagande të shfrenuar. Është qëllimi im i prerë dhe synimi I’m final në drejtim të Partisë Demokratike, që jo vetëm të mos ti shtrijë dorën dhe bashkëpunimit Edi Ramës por që së bashku menjëherë pas përfundimit të kësaj gare të nisim betejën për rrëzimin e regjimit të tij një orë e më parë. Kjo nuk është më detyrë politike, kjo është tani një detyrë patriotike, këtu nuk bëhet më fjalë për Partinë Demokratike, këtu behet fjalë për demokracinë, këtu bëhet fjalë për Shqipërinë. Regjimi i tij me 25 prill ka asgjesuar instrumentin e fundit që ka mbetur në këmbë pasi ka asgjësuar çdo institucion tjetër të republikës, që ishin zgjedhjet.  Në momentin që arrestohet instrumenti i fundit i ndryshimit, instrumenti i fundit i shpresës, atëherë detyra jonë patriotike është të bëjmë gjithçka për tia shkurtuar ditët. Dhe ne e dimë si bëhet kjo, asnjë parti tjetër politike nuk e ka në genin e vet, në ADN e vet teknologjine e rrezimit të regjimit përveç Partisë Demokratike.

Ndaj Edi Rama e di këtë dhe nuk do që ne ta vazhdojmë këtë betejë, aq më pak nuk do që ta vazhdojmë bashkë. I kanë rënë përtokë katër pyka që na i kishte futur për të na përçarë deri me 25 prill. Kishte investuar boll në ato 4 pyka. Ia thyet ju, ia thyen demokratët, ia thyen shqiptarët. Iu rrëzuan si këto kuti kartoni njëra pas tjetërs. Tani këtë garë të brendshme që na e dikton statuti dhe rregullat që ne sigurisht e vlerësojmë si një thesar të familjes tonë politike, përkundër asaj që na thonë jemi një parri e hapur, një parti e debatit, një parti e garës kërkon të na e kthejë kundër duke përdorur një disavantazh që është real, një disavantazh real të cilin unë e kam paralajmëruar në Këshillin Kombëtar që ditën e parë që u mor vendimi pë këtë garë. Dhe ky është disavantazhi apo reziku që një garë e brendshme statutore mundet që përmes shpërfilljes së asaj që këmi ndërtuar bashkë, ekziston pra rreziku që dorëzimi para atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Edi Ramës dhe jo siç e dini të gjithë ju masakër zgjedhore kundër Shqipërisë dhe kundër demokracisë të çojë në një përcarje në gjirin e demokratëve. Unë këtë nuk do ta lejoj e nuk do ta pranoj kurrë dhe ju bëj thirrje po kështu edhe ju të mos e lejoni e të mos e pranoni. Sepse nuk ka nevojë t’ju jap unë shembuj, secili prej jush mund të vijë në këtë foltore e t’i tregojë. Se çfarë ka ëen 25 prilli e keni parë me sytë tuaj, i keni shenjat e betejës, i mbani me vete, ju, familjet tuaja, demokratët  eHasit anëembanë. Ndaj në këtë kuqdër nxitimi dhe paqartësia që mund të sundojë zemrën apo mendjen e ndokujt nuk mund të kthehet në arsye për t’i rënë me shkelm asaj që kemi ndërtuar të gjithë bashkë. Le të mos ia japim këtë kënaqësi Edi Ramës, le të dalim nga kjo garë mendjendarë, të bashkuar e të vendosur për ta çuar betejën deri në fund. Dhe për mua beteja deri në fund do të thotë në radhë të parë largimi i regjimit dhe së dyti çuarja deri në fund e  misionit që kemi ndërmarrë para shqiptarëve misionit për ndryabimin e Shqipërisë, misionit për ndryshimin që e mirëpresin dhe  mezi e presin të gjithë ata në nivel lokal dhe nivel qëndëror. Pra miqtë e mi ajo për të cilën ju ftoj është të heqim  çdo iluzion se duke u larguar nga rruga e betejave që kemi bërë bashkë dhe për të cilave ju jam mirënjohës nga zenra, por pës shkak të atyre betejave jemi sot këtu. Le të mos bëjmë asnjë kompromis me të keqen, le të mos bëjmë asnjë kompromis me atë që gjoja na shtrin dorën pë bashkëpunim pa  vija të kuqe sepse e di se çfarë kanë bërë. Krimin më të rëndë ndaj shqiptarëve do të na bëjë bashkëautorë në krim, të na mbyllë gojën, por është po këahtu tregues i frikës që ka, frikës që ka hajduti i shpresës së shqiptarëve. Frikës që ka ai i cili duke vjedhur shpresën e  shqiptarëve përkohësisht ka ndalur aspiratat kombëtare për ndryshim, le të ia kthejmë këtë frike në makth, në ankth, në tmerr.

Kush përmend 2025 e bën për të groposur shpirtin e demokratëve dhe shpresën e shqiptarëve.  Ajo që më takon mua ka një dhe vetëm një objektiv. Regjimi i Edi Ramës dhe i Tom Doshit me shokë, rrëzimi i këtij regjimi, denoncimi i masakrës zgjedhore dhe në këtë mënyrë jo vetëm që nuk i mbivendosemi por i japim vlerë betejës që vazhdon për faktimin e masakrës zgjedhore në mënyrë institucionale, ligjore, politike, ndërkombëtare si një taban mbi të cilin do të ngremë aksionin tonë politik. Unë kam ardhur sot t’ju kërkoj të jemi të bashkuar e të dalim të bashkuar nga 13 qershori dhe ju kërkoj po kështu të më lejoni të vazhdoj t’ju udhëheq deri në fitoren e kësaj beteje. Duke ju falënderur edhe një gerë nga zemra ju dhe të gjithë demokratët hasjan për sakrificën tuaj dhe duke ju siguruar që deri në frymën time të fundit ju jam mirënjohës dhe do bëjë gjithçka që asnjë pikë djerse dhe sarificë e juaja mos të shkojë dëm. Faleminderit!

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha turi i bashes pas 25 prillit zgjedhjet ne pd lulzim basha turi i bashes pas 25 prillit zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll
Politike 30 Maj 2021, 12:46

KORÇË– Ambasadorja Yuri Kim ka takuar ditën e sotme disa turistë në Voskopojë. E veshur më një këmishë të bardhë, dhe me lule në duar, Kim duk...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet