LIVE UPDATES
Politike

Lobimi rus/ Basha letër Prokurorisë: Nga PD nuk vjen askush, po përdoreni nga propaganda e Ramës

21 Mars 2019, 08:59 Nga DOSJA
Lobimi rus/ Basha letër Prokurorisë: Nga PD nuk vjen askush, po

TIRA– Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar një letër Elisabeta Imerajt, drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, në të cilën e konsideronte si të panevojshme kërkesën e paraqitjes për njohjen e akteve rreth hetimit për deklarimet financiare të Partisë Demokratike.

Basha e cilësoi si të panevojshme dhe të pambështetur në ligj dhe në asnjë standard profesional e etik të hetimit pasi as ai dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demorkatike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim.

“Fakti që një ftesë e tillë vjen 6 muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike.”-thuhet në letrën e Kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Letra e plotë:

Lënda:             Kthim përgjigje

DREJTUAR:      Znj. Elisabeta Imeraj – Drejtuese e Prokurorisë

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANË                   

PËR DIJENI:     Z. Gjergji Tako, Prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës Parë Tiranë

E nderuar znj. Drejtuese e Prokurorisë,

Në përgjigje të shkresës nr. 4135 Prot., datë 18.03.2019 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me anë të së cilës përcillet urdhri juaj për paraqitjen për njohje me aktet e ardhura nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga Autoriteti i Drejtësisë së Skocisë, për z. Arben Ristani, z. Gazment Bardhi, z. Ilir Dervishi dhe z. Lulzim Basha, ju bëjmë me dije sa më poshtë vijon:

Jam i habitur nga thirrja juaj për t’u paraqitur pranë zyrave tuaja për t’u njohur me një informacion që ju paskeni marrë në kuadër të hetimit që ju po zhvilloni në lidhje me respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike.

Kjo kërkesë e juaja është e panevojshme, e pa mbështetur në ligj dhe e pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.

As unë, asnjë drejtues tjetër i Partisë Demorkatike dhe as Partia Demokratike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim, prandaj as unë dhe as një drejtues tjetër i Partisë Demokratike nuk ka nevojë dhe ju nuk keni asnjë detyrim ta na informoni për asnjë të dhënë që mund të jeni duke mbledhur në kuadër të verifikimeve tuaja.

Zyrtarët e Partisë Demokratike, në zbatim të nenin 312 të Kodit të Procedurës Penale, në cilësinë e tyre si persona që mund të tregojnë rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit, janë paraqitur më parë në Prokurori dhe kanë dhënë shpjegimet e tyre. Gjithashtu, Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar në organin e prokurorisë të gjitha të dhënat e kërkuara nga ana juaj. Në këto kushte, organi i prokurorisë ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe që disponohen nga ana jonë, që i shërbejnë hetimit dhe ndihmojnë prokurorinë në përfundimin mbi këtë çështje. Për pasojë, ju bëjmë me dije se edhe zyrtarët e tjetër të Partisë Demokratike z. Ristani, z. Bardhi dhe z. Dervishi, e cmojnë të panevojshme paraqitjen, sipas njoftimit të ardhur nga ana juaj, për njohjen me aktet.

Nëse për çfarëdo arsyeje, ju mendoni se ne duhet të njihemi me ndonjë informacion, mund të na i dërgoni atë me postë ose mund ta bëni publik në media.

Zonja Drejtuese,

Fakti që na keni drejtuar një ftesë të panevojshme për të marrë një informacion që nuk ka asnjë interes për ne; fakti që kjo ftesë është formuluar në një mënyrë që çon në keqkuptime të panevojshme; fakti që kjo kërkesë është rrjedhur në media dhe është keqinterpretuar prej tyre dhe përdorur nga kundërshtarët tanë politikë; fakti që ju nuk keni bërë asnjë sqarim apo përgënjeshtrim të këtyre keqintepretimeve; fakti që informacioni që doni të na përcillni nuk ka asnjë fakt apo të dhënë të re që nuk është pohuar nga ne gjatë shpjegimeve tona të mëparshme; si dhe fakti që një ftesë e tillë vjen gjashtë muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike.

Nisur nga ky dyshim, dëshiroj t’ju kujtoj se ju keni detyrimin kushtetues dhe ligjor të kryeni hetime larg ndikimeve politike, si dhe detyrimin ligjor që të garantoni besueshmërinë dhe integritetin e hetimit.

Me thirrjen e panevojshme, keqinformuese dhe në një kohë të përzgjedhur politikisht, ju keni kompromentuar rëndë integritetin dhe paanshmërinë e hetimit.

Për këtë arsye, ju kërkoj të distancoheni menjëherë nga qendrime me prapavijë politike dhe të merrni të gjitha masat për të ndaluar në të ardhmen çdo lloj përdorimi për qëllime politike të hetimit që po zhvilloni.

PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË

KRYETARI

LULZIM BASHA

Dy ditë më parë Prokuroria kërkoi kreun e PD-së, Lulzim Bashën pas ardhjes së dy letërporosive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia. Letërporosi ka riaktivizuar hetimet për dosjen e lobimit, nga ku PD ka paguar 525.000 dollarë, ndërsa kompania “Biniatta Trade” 150.000 dollarë. Përveç Bashës në pyetje do të rimerret në pyetje ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. Po sot në pyetje do të merret prokurori Gjergj Tako; financieri i kësaj force politike, Ilir Dervishi dhe sekretari aktual i PD-së, Gazment Bardhi. Edhe në Skoci ka një hetim për pastrim parash, pasi kompania “Biniatta Trade” e ka selinë atje. Nga letërporosia e ardhur nga Skocia, prokurorët shqiptarë kanë përftuar të dhëna të reja dhe të panjohura më parë, se kush janë pronarët e vërtetë të “Biniatta Trade”, përveç dy shtetasve rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha leter prokurorise elisabeta imeraj lobimi rus lulzim basha basha leter prokurorise elisabeta imeraj lobimi rus lulzim basha


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet