LIVE UPDATES
Politike

Basha ‘hap zemrën’: Pengjet më të mëdha i kam me familjen, por janë kosto

13 Prill 2021, 20:46 Nga DOSJA
Basha ‘hap zemrën’: Pengjet më të mëdha i kam me

Në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në Tempora në RTV Ora, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se si çdo njeri normal dhe i përgjegjshëm, si çdo shqiptar normal dhe i përgjegjshëm ka pengjet e veta.

Basha shtoi se në fushën familjare janë pengjet më të mëdha dhe borxhet më të mëdha, por padiskutim sipas tij vjen me përgjegjësinë që ka marrë.

Sonila Meço: Është një refren, unë do të thoja shumë i bukur dhe i dëshiruar po i përsëritur, pra ne i dëgjojmë nga forcat politike dhe sigurisht që ju meqenëse keni qenë pjesë e politikës pavarësisht rreshtimit të arritjeve dhe për të cilat ndjeheni ju, personalisht krenar, po ndonjë peng ka Lulzim Basha? Nga kjo pjesëmarrja në politikë, nga ky angazhim politik i gjithë këtyre viteve, të ka mbetur ndonjë peng?

Lulzim Basha: I imi personal?

Sonila Meço: Po!

Lulzim Basha: Pa diskutim. Unë mendoj që njerëzit që nuk janë të aftë të reflektojnë në mënyrë kritike për vendimet që kanë marrë, janë të rrezikshëm kur janë në pozita vendimmarrëse.

Sonila Meço: Keni ndonjë peng konkret?

Lulzim Basha: Jo, nuk mund të them që kam një peng konkret por si çdo njeri kam aftësinë të shikoj… si çdo njeri normal dhe i përgjegjshëm jo si çdo njeri por si çdo shqiptar normal dhe i përgjegjshëm, si çdo kryefamiljar, si çdo kryefamiljare, si çdo qytetar apo qytetare me përgjegjësi kam aftësinë të shikoj me sens vetëkritik dhe të them kjo mund të ishte bërë më mirë, kjo është bërë gabim, këtë mund ta kisha bërë ndryshe dhe kjo është një aftësi që nuk duhet ti mungojë askujt e në veçanti drejtuesve. Por po ju them se më 25 Prill vij me një vendosmëri dhe me një energji të pashtershme, të pandalshme e cila më buron nga frymëzimi prekës dhe emocionues që më japin mbështetja e jashtëzakonshme e shqiptarëve kudo ku shkoj dhe dëshira dhe etja e tyre për ndryshim.

Sonila Meço: Nuk më ngjan se ka pengje dhe në familje se ju kam parë të gatuani dhe nuk ka dëshirë më të madhe për një grua se të shohë bashkëshortin bashkëpunëtor në kuzhinë. Vajzat i kam parë, ju vazhdoni ti lexoni librat, i keni me vete shpeshherë qëndroni, kështu që nuk besoj që mund të jetë ndonjë peng në familje se më ngjani…

Lulzim Basha: Në këtë fushë janë pengjet më të mëdha, meqë e shtrove në rrafshin personal, me borxhet më të mëdha, por padiskutim vjen me përgjegjësinë që kam marrë. Njeriu që merr përgjegjësi duhet të kuptojë edhe anët negative të kësaj përgjegjësie që padiskutim në këtë rrafsh i paguan familja. Por shpresoj dhe besoj në mirëkuptimin e tyre dhe ju jam mirënjohës për mbështetjen që më kanë dhënë dhe më japin sepse në këtë kuptim familja ime siç jam i sigurt për shumicën e shqiptarëve është një burim i jashtë zakonshëm force dhe frymëzimi ndaj dhe programi ynë fokusohet fuqishëm te familja shqiptare sepse besojmë që një Shqipëri e rimëkëmbur, e zgjuar ekonomikisht, kulturalisht, varet nga një familje e rimëkëmbur dhe e fortë, në kuptimin ekonomikë, arsimor plot me shpresë dhe me besim te e nesërmja.

Marrë nga ORA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet