LIVE UPDATES
Politike

Do përjashtojë Berishën? Basha e konfirmon: Zbatimi i statutit, detyrim politik

18 Nëntor 2021, 14:39 Nga DOSJA
Do përjashtojë Berishën? Basha e konfirmon: Zbatimi i statutit,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është treguar më i prerë së kurrë ndaj lëvizjes së tij kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë për gazetarin e ABC Juxhin Mustafaraj, Basha shprehet se statuti e përcakton qartë se si duhet të sillet partia me ata që përçajnë partinë dhe bëjnë organizime të tilla (psh Kuvendi i thirrur më 11 dhjetor) duke shtuar se zbatimi i Statutit është përgjegjësi politike, jo vetëm e kryetarit por edhe anëtarëve.

Pra, në qoftë se kemi jo thjesht një retorikë përçarëse, denigruese ndaj demokratëve, veprime të cilat shfokusojnë aksionin politik të partisë Demokratike kundër regjimit, që nga komisionet hetimore te amendamentet kushtetuese, veprime të cilat i bien ndesh interesave elektorale, afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë Partisë Demokratike dhe në qoftë se këto kulmojnë pastaj me veprime të tjera antistatutore dhe që dëmtojnë interesat politike të Partisë Demokratike, përpjekje për përçarje të Partisë Demokratike dhe jo vetëm kaq, por për angazhimin në këtë proces të faktorëve të krimit të organizuar që Partia Demokratike dhe demokratët i kanë patur përballë me 25 prill sepse janë dhe mbeten ushtarët e Edi Ramës të cilëve Edi Rama u ka shkelur syrin për t’i futur nën flamurin e Sali Berishës në një betejë për interesa personale. Në këtë pikë padiskutim që nuk është më çështje a do të veprohet apo jo statuti, është detyrim politik, është përgjegjësi dhe detyrim politik i çdo demokrati e jo më i kryetarit të p[artisë që statuti të zbatohet. E kundërta do të ishte papërgjegjshmëri me fatin dhe sakrificat e demokratëve,”-tha Basha në fjalën e tij.

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: Pak ditë më parë ju i propozuat kryesisë të Partisë Demokratike, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor, një datë e cila vjen një javë pas një propozimi që ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë delegatëve të Kuvendit Kombëtar, për t’u mbledhur në një Kuvend Kombëtar. Kishte ndonjë urgjencë për mbledhjen e këtij Kuvendi? Pse erdhi ky vendim?

Lulzim Basha: Vendimi i miratuar nga Krryesia ditën e hënë është vendimi për të mbledhur Kuvendin e demokratëve dhe për demokratët. Kjo sepse Partia Demokratike në dy muajt e fundit, po i nënshtrohet një procesi përçarës të drejtuar nga Sali Berisha për interesat e veta personale. Proces i cili nuk është mjaftuar me verbin linçues, agresiv dhe përçarës ndaj Partisë Demokratike, por ka kaluar nga synimi i shpallur i demokracisë së brendshme dhe zbatimit të statutit, në krejt të kundërtën e këtij synimi, që është: Shkelja e hapur e statutit dhe përçarja e Partisë Demokratike, dhunimi i demokracisë së brendshme, mosnjohja si legjitime e asnjë forumi të Partisë Demokratike të zgjedhur nga anëtarët e Partisë Demokratike. Ndaj, një nga arsyet është pikërisht për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate përmes një Kuvendi bashkimi i cili do të ndodh sipas vendimit të Kryesisë, më datë 18 dhjetor.

Pyetje: Zoti Basha, ju deklaruat pak muaj më parë se nuk do të ketë një kuvend, që do të marrë në shqyrtim vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërkohë që në vendimin e kryesisë, në hyrje të tij bëhet e qartë se , pikërisht se Kuvendi i datës 18 dhjetor është si rrjedhojë e shpalljes non grata të ish-kryeministrit Berisha, ndërkohë që ju keni folur edhe për sanksione në atë vendim të Kryesisë së Partisë Deomokratike. A do ta përdorni ju nenin 27 ndaj Sali Berishës, apo kujtdo që organizon një Kuvend në datën 11 dhjetor?

Lulzim Basha: Një herë duhet të jemi të hapur e të vërtetë jo vetëm me demokratët, por me të gjithë shqiptarët, sepse fatet e Partisë Demokratike janë të lidhura me fatet e shqiptarëve dhe fatet e shqiptarëve sot më shumë se kurrë janë të lidhura me fatet e Partisë Demokratike. Kjo nuk është një parullë. Besoj është e qartë për këdo që kërkon shpëtim ekonomik, social, mendor, shpirtëror që nuk ka asnjë forcë tjetër, asnjë alternativë tjetër bindëse për të larguar shkaktarin kryesor të krizës së gjithanshme që po përjeton Shqipëria, përveç Partisë Demokratike. E pra, është fakt që Partia Demokratike ka nisur një aksion opozitar, me një front të gjerë dhe me iniciativa jashtëzakonisht të rëndësishme, siç janë iniciativat për ndryshimet kushtetuese, për komisionet hetimore për zgjedhjet, për inceneratorët, për çështjen Bechetti, që prekin drejtpërdrejtë çështjen e demokracisë në vend dhe rikthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë që është premtimi kryesor dhe arsyeja e vetme pse Partia Demokratike, forcën që qytetarët na dhanë më 25 prill, përveç masakrës zgjedhore, prapë se prapë po e përdorim në Parlament për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, por edhe në përditshmëri. Se në përditshmërinë e shqiptarëve, problemi kryesor, pavarësisht prej zallamahisë që përpiqen të krijojnë faktorë të tjerë, është buka e gojës, është punësimi, është shëndeti, është arsimimi i familjeve të tyre, i fëmijëve të tyre. Dhe në këtë kuadër, ne kemi përparua në të gjithë frontin, duke përfshirë dhe propozimin tonë për uljen e TVSH-së për shportën ushqimore.
Këtij aksioni i është mbivendosur një tjetër aksion, zanafilla i të cilit është vendimi i Shteteve të Bashkuara për ta shpallur Sali Berishën non grata. Ndaj këtij vendimi, Sali Berisha fillimisht ka mbajtur qëndrimin se nuk do të përfshij Partinë Demokratike dhe as grupin parlamentar. Pra, do të lejojë që Partia Demokratike dhe grupi parlamentar të bëjë punën për të cilën ekziston, t’i shërbejë njerëzve, t’i shërbejë shqiptarëve përmes një opozitë të fortë ballorë të pakompromis me regjimin e Edi Ramës dhe të bëjë gjithçka për të risjell Shqipërinë në shinat e legjitimitetit demokratik. Kësaj tashmë i është mbivendosur dhe kundërvendosur përpjekja e një individi. Fillimisht përmes të ashtuquajturve “Foltore”, që u kthyen në seanca linçimi për këdo që mendon ndryshe nga Sali Berisha dhe nuk është i gatshëm të sakrifikojë interesa e Partisë Demokratike për interesat e një individi dhe kulmoi me të kundërtën e asaj që premtoi. Premtoi demokraci të brendshme, premtoi zbatimin e statutit dhe për fat të keq, siç e patë vetë para disa ditësh, bëri të kundërtën dhe unë e di që edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë janë jashtëzakonisht të mërzitur me faktin se ajo që nisi si një demokraci e brendshme apo për statutin përfundoi përmes një blofi të tillë që në fakt është një tallje dhe një fyerje e madhe me të gjithë demokratët, përfshirë edhe ata demokratë që mund të kenë besuar fillimisht se kjo ishte një lëvizje për interesat e demokratëve. Dhe që tani shohin një diskreditim të pamerituar edhe të vullnetit të tyre nga shumë prej episodeve që janë bërë publike edhe përmes medias. Prandaj në vendimin e kryesisë zanafilla është padiskutim shpallja e Sali Berishës non grata nga Shtete e Bashkuara të Amerikës por Kuvendi i 18 dhjetorit, Kuvendi i Partisë Demokratike nuk ka në agjendë një vendim tashmë të marrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ka në agjendë as vendimet e marra në përputhje të plotë me statutin dhe me rregullat e Partisë Demokratike të diktuara nga ky vendim i qeverisë amerikane, partnerit tonë strategjik me të cilin kemi rrëzuar komunizmin, me të cilin kemi ardhur në pushtet, bashkë me të cilin kemi luftuar krimin e organizuar korrupsionin dhe më të cilin kemi futur Shqipërinë në NATO. Me të cilin kemi bashkëpunuar për pavarësinë e Kosovës, kemi ndërtuar infrastrukturat më moderne dhe me të cilin do të ecim nesër krah për krah për të plotësuar aspiratat e tjera të shqiptarëve, ekonominë, mirëqenien, punësimet, investimet dhe padiskutim anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian pasi të kemi larguar këtë regjim. Të gjitha këto pra janë tema të cilat do të diskutohen në Kuvendin e demokratëve dhe në Kuvendin për demokratët që është Kuvendi i datës 18. Sa i takon vijave të kuqe. Vija e kuqe nuk i caktoj unë, i cakton statuti. Është detyrimi i çdo demokrati dhe padiskutim është detyrimi i kryetarit të Partisë Demokratike ta zbatojë statutin në veçanti nëse dëmtohen interesat politike dhe elektorale të Parisë Demokratike. Pra, në qoftë se kemi jo thjesht një retorikë përçarëse, denigruese ndaj demokratëve, veprime të cilat shfokusojnë aksionin politik të partisë Demokratike kundër regjimit, që nga komisionet hetimore te amendamentet kushtetuese, veprime të cilat i bien ndesh interesave elektorale, afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë Partisë Demokratike dhe në qoftë se këto kulmojnë pastaj me veprime të tjera antistatutore dhe që dëmtojnë interesat politike të Partisë Demokratike, përpjekje për përçarje të Partisë Demokratike dhe jo vetëm kaq, por për angazhimin në këtë proces të faktorëve të krimit të organizuar që Partia Demokratike dhe demokratët i kanë patur përballë me 25 prill sepse janë dhe mbeten ushtarët e Edi Ramës të cilëve Edi Rama u ka shkelur syrin për t’i futur nën flamurin e Sali Berishës në një betejë për interesa personale. Në këtë pikë padiskutim që nuk është më çështje a do të veprohet apo jo statuti, është detyrim politik, është përgjegjësi dhe detyrim politik i çdo demokrati e jo më i kryetarit të p[artisë që statuti të zbatohet. E kundërta do të ishte papërgjegjshmëri me fatin dhe sakrificat e demokratëve.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes lulzim basha aksioni i berishes lulzim basha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet