Moti i keq me shi dhe stuhi, disa fshatra në Kuçovë pa energji elektrike prej disa orësh
9 Dhjetor, 13:25
...
Aktualitet
Basha dha dorëheqjen! Spaho: Hileqar dhe i pabesë deri ditën e fundit në politikë
22 Mars 2022, 08:29Nga DOSJA
TIRANË– Pas dorëheqjes së kryedemokratit Lulzim Basha ka ardhur edhe reagimi i deputetit të PD-së, Edmond Spaho. Në një koment në Facebook, Spaho shkruan se Basha është njeri i pabesë që luan vetëm për interesa personale. Sipas deputetit, Spaho, Basha edhe në ditën e tij të fundit në politikë u soll si i tillë, duke dashur të kontrollojë PD-në në mënyrë që të shpëtojë nga dënimet që mund t’i vijnë më pas.
“Brava dhe disa sejmenë të tij në PD, por edhe analistët e kunatit, janë lëshuar në mbrojtje të skemës së tij të “dorëheqjes”. Brava është njeri pa shtyllë kurrizore, matrapaz dhe hileqar, i pabesë, që luan vetëm për interesa personale. Edhe ditën e tij të fundit në politikë nuk ngurroi të jetë i tillë. Interesi i tij i madh është të vazhdojë të kontrollojë PD-në për të shpëtuar nga dënimet që mund t’i vijnë nga larja e parave ruse në Amerikë dhe “Tojota Jaris” e Belgjikës, sikurse është folur gjërësisht në media. Për këto probleme të tija të mëdha dhe detyrimet ende të pambyllura që ka me Ramën, ai do të vazhdojë të tentojë të mbajë litarin zvarrë në PD me 3-4 sejmenët e tij.Demokratët duhet të bashkohen, t’i besojnë votës së lirë dhe të zgjedhin në krye të PD-së, atë kandidat që ata i besojnë dhe ka dhënë prova. Imponimet dhe skemat nga “Heminguej Bar” nuk prodhojnë drejtues që të çojnë në fitore dhe do ta mbajnë Ramën në pushtet”.
Lulzim Basha dha dorëheqjen ditën e djeshme nga posti i kreut të Partisë Demokratike. Vendimin e tij Basha e komunikoi në një mbledhje me strukturat e PD-së, që po transmetohej drejtpërdrejt në media.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
VLORË– Një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj është përfshirë nga flakët ditën e sotme në afërsi të fshatit Radhimë në Vlorë. Në vendngjarje kanë mbërri...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore lajmin për ditën pa makina, e cila u paralajmë...
TIRANË– Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Alban Dyrmishi u vu nën arrest pasi dyshohet se kishte kthyer qendrën e masazhit në ambient për shfrytëzim pro...
TIRANË– Besimtarët bektashi festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit, që simbolizon ardhjen e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës dhe shpirtit.Festa p...
TIRANË– Vendi ynë do të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të ultësirës perëndimore dhe kalime të pakta të vranësirave parashikohet të ketë në ...
Çmimi i vezës u rrit 14% në krahasim me javën e kaluar, duke arritur në 24 lekë për kokërr. Arsyeja e shtrenjtimit të vezëve është përgjysmimi i prodhimi...
TIRANË– Sot do të jetë dita pa makina! Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se e marta si ditë pushimi zyrtar, do riktheje sërish harenë e ajrin e pastë...
TIRANË– Lulzim Basha ka vendosur që të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike që e mban nga viti 2013. Në një mbledhje me strukturat ...
TIRANË– Washington Post ka shkruar sot për dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Në një artikull të postuar vetëm pak minuta pas marrjes së vendi...
TIRANË– Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike është pasuar nga reagime të shumta. E para që e nisi ishte Grida Duma,...