LIVE UPDATES
Politike

VD-Basha: 3 amendamentët janë në Kuvend, ‘bajraktarët’ e bashkive grabisin qytetarët

20 Tetor 2021, 11:12 Nga DOSJA
VD-Basha: 3 amendamentët janë në Kuvend,

TIRANË– Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese që ka prezantuar vetë kryedemokrati Lulzim Basha pak ditë më parë. Në një konferencë me gazetarët, Basha tha se këto tre çështje kryesore që pasqyrohen në amendamentet tona kushtetuese kanë të bëjnë me reformën Zgjedhore, reformën territoriale dhe vettingun e politikanëve. 


Pjesë nga fjala e Bashës:

Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese në lidhje me 3 prioritete absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni, nga kriza dhe gjendja e mjerueshme, produkt i tetë viteve të keqqeverisjes, të korrupsionit dhe të shkatërrimit të çdo institucioni, duke përfshirë edhe institucionin e votës së lirë. Ashtu sikur ju kam njoftuar në nisje të këtij procesi, këto 3 çështje kryesore që pasqyrohen në amendamentet tona kushtetuese kanë të bëjnë me: -Reformën Zgjedhore, përfshirë me të gjitha aspektet e saj. Çështje të sistemit, çështje të garancive që do t’u jepen shqiptarëve që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë përsëri një arenë për lukunitë e krimit të organizuar dhe shtetit për të trysnuar qytetarët dhe asnjë fushë veprimi për sigurimin e ri të shtetit, patronazhistët e Partisë Socialiste, të cilët bashkë me kreun e tyre i pret belaja, në të gjitha aspektet, ligjore dhe të gjithanshme. Po kështu, për të organizuar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, hapin e parë për daljen e Shqipërisë nga kriza që është kthimi i Shqipërisë në shinat e legjitimitetit dhe demokracisë, që ndoshta për shqiptarët duket abstrakte. E kam fjalën për shqiptarët e Shqipërisë, por le të pyesin vëllezërit dhe motrat në Kosovë e ta kuptojnë se çdo të thotë të ketë zgjedhje normale, ku lënia e pushtetit nuk është dramë, por është realiteti që përkufizon demokracinë.
Në këtë kuadër amendamenti kushtetues kanë të bëjnë më zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut, të kaluara pa vullnetin e opozitës dhe depozitimi i kërkesës për komisionin zgjedhor, për të nisur sa më shpejt nga puna me qëllim që reforma zgjedhore me të gjithë komponentët e saj pa asnjë paragjykim edhe për sistemin zgjedhor të nisë një orë e më parë. -Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme që përjetojnë shqiptarët, si në zonat urbane edhe në zonat rurale, për shkak të asaj që Këshilli i Europës, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Komiteti i Rajoneve të Bashkimit Evropian dhe vetë progres-raporti e konsideron si një dështim total, e ashtuquajtura reformë territoriale, e cila u hoqi shqiptarëve 25 vite progres të ngadaltë, me zik-zake e kthime prapa shpeshherë, por në tërësi progres në vendosjen e decentralizimit të pushtetit lokal, pushtetit më afër qytetarëve që merret me përditshmërinë, që nga mbledhja e plehrave, tek uji i pijshëm, tek shtrimi i rrugëve, tek kujdesi për ambientin, tek kujdesi për fëmijët, profesionistët, për pensionistët, tek një pushtet tashmë i shkatërruar dhe i zëvendësuar nga 61 bajraktarë dhe qindra të emëruar të tyre të cilët vetëm në terma financiare i grabisin çdo vit buxhetit afro 120 milionë euro më shumë sesa ç ‘kushtonin të punësuarit e 370 e ca kusur bashkishë e komunash para 2015-ës.
Në këtë kuadër, propozimi ynë është fare i qartë. Në Kushtetutë ka një nen, ku komunat akoma ekzistojnë. Ka një vullnet që unë personalisht e kam prekur në çdo tur që kam zhvilluar në Shqipëri, edhe të fundit që kam zhvilluar para pak muajsh, vullnetin e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të demokratëve, për të patur pushtetin vendor afër qytetarëve. Të shumtë janë ata që mendojnë se jo vetëm kanë asgjësuar çdo shërbim dhe çdo akses në shërbim me këtë ndarje që kanë bërë, por kjo ndarje nuk i përgjigjet as kërkesës më elementare të qytetarëve për përfaqësim, për një derë për të trokitur dhe për të zgjidhur hallet e tyre. Përkundrazi i çon për shërbimin më të vogël dhjetëra, nganjëherë qindra kilometra larg, me shpenzime, me halle me probleme dhe pa garanci që do të zgjidhin problemin e tyre. Ne kemi paraqitur amendamentin tonë i cili parashikon bashki urbane dhe bashki rurale. Pak rëndësi ka nëse bashkitë rurale do të quhen komuna apo do të quhen bashki rurale, këto janë çështje të teknikës ligjore të praktikave më të mira të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, rëndësi ka që pushteti vendor të shkojë afër qytetarëve dhe t’u shërbejë qytetarëve dhe të zgjidhet nga qytetarët dhe të shkarkohet nga qytetarët kur nuk e bën punën, si dhe të financohet në masën e mjaftueshme nga taksat e shqiptarëve. Për ato punë të cilat i janë ngarkuar dhe të posedojë të gjitha mjetet, burimet njerëzore që u shërbejnë njerëzve dhe jo partive politike. Propozimi i tretë dhe ai që është më i detajuari në këtë depozitim të projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që sapo është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, ka të bëjë me vettingun e politikanëve.

LAJM KRYESOR: VD- PD dorëzon amendamentet! Basha: Të largojmë llumin, Berisha, inferior para meje

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me gazetaret 20 tetor 2021 lulzim basha basha me gazetaret 20 tetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet