LIVE UPDATES
Politike

Bardhi: Demokratët s’mbyllen në kasafortë, Berisha, si ai që rrëzuam para 30 vitesh

10 Nëntor 2021, 20:50 Nga DOSJA
Bardhi: Demokratët s’mbyllen në kasafortë, Berisha, si ai

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka theksuar se gvullneti i demokratëve nuk mund të mbyllet në kasafortë. Gjatë një konferencë për mediat, pasi vendimit të liderit historik të PD-së, Sali Berisha në lidhje dorëzimin e 4200 firmave te zyra e Edi Palokës.

Bardhi shtoi se Berisha ka shkelur statusin e PD-së, ndërkohë që shtoi se ai po kërkon pushtet personal. Ai gjithashtu u shpreh se veprimet që ka bërë Berisha, i kujtojnë kohën e diktatorit Enver Hoxha, i cili vetë votonte dhe vetë numëronte. Në fundt të fjalëve, Bardhi tha se Kuvendi Kombëtar i PD-së nuk merr dot në diskutim vendimet e SHBA-ve.

“Nuk ka Kuvend. Ku mund ti verifikoj firmat? Sekretari i Përgjithshëm i Partisë ka për detyrë të merret me organizimin dhe funksionimin demokratik. Ju e dini si është procedura, si verifikohen mandatet. Kuvendi Kombëtari ka më shumë se 7600 anëtarë dhe do të duhej që për të nisur procedurën të firmosin ¼ e anëtarëve, pastaj vazhdon procesi. Prandaj statuti ka parashikuar një muaj kohë, sepse ka procedura mbajtja e Kuvendit. Nuk mbyllet vullneti i demokratëve në kasafortë. Kryetari i Këshillit Kombëtar nuk ka asnjë lidhje me këtë procedurë. Kryesia e PD është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar në mbledhjen e datës 30 gusht. Organizimi i partisë është e qartë përgjegjësi e kujt është. Nuk mundemi që për hallet e Berishës të shpikimin një statut të ri. Berisha e njeh shumë mirë Statutin e PD, dhe e di që ajo që është propozuar sot nuk ka asnjë lidhje me rregullat e PD. Unë mbledh firmat vet, i ngre organet vet, votoj vetë, numëroj vetë, na kujton kohën e atij që para 30 viteve demokratët e rrëzuan.

Është fatkeqësi që Berisha po e mbyll sot me një deklaratë për pushtet personal. Demokratët e kanë të qartë se tollovia e këtyre dy muajve rezultoi një blof. Secili prej nesh duhet të jetë i fokusuar në betejën me Ramën dhe jo në betejën për halle personale. Berisha ka shkelur nenin 47 që përcakton që është Sekretari i Përgjithshëm përgjegjës për organizimin e partisë. Sot na u deklarua papritur se anëtarët e PD do ti mbyllim në kasafortë. Statuti e përcakton qartë si mblidhet Kuvendi. E cakton Kryesia e PD-së, Sekretari i Përgjithshëm. Nuk kishte fyerje më të madhe për secilin që ka besuar në betejën e PD se sa tallja që pamë sot me procedurën e shpikur jashtë çdo rregulli për funksionim demokratik. Ajo që z.Basha ka thënë, dhe i qëndroj edhe unë është që Kuvendi Kombëtar nuk merr dot në diskutim vendimet e SHBA-ve. Nuk mbyllen demokratët në kasafortë, nuk ka arritur as Edi Rama. Nuk është koha për të luajtur blofin me demokratët. Tollovi me procedura dhe shpikje statutore nuk ndihmojnë demokratët, ndihmojnë vetëm Edi Ramën”, tha Bardhi.

Pyetje përgjigje me gazetarët: 

Pyetje: Do ta njihni Kuvendin?

Gazment Bardhi: Nuk ka Kuvend.

Pyetje: Do t’i verifikoni këto firma?

Gazment Bardhi: Po ku do t’i verifikojmë? Ku mund t’i verifikojë? Sekretari i Përgjithshëm i partisë është institucioni që ka për detyrë të merret me organizimin e partisë dhe me funksionimin demokratik.

Pyetje: Në gjykimin tuaj si e parashikon statuti?

Gazment Bardhi: Nuk është në gjykimin tim. Ju jeni përfaqësues të medias. keni ndjekur dhjetëra dhe qindra Kuvende Kombëtare të Partisë të Demokratike të organizuara edhe nga vetë Sali Berisha kur ka qenë kryetari dhe e dini se si është proceduar, se si verifikohen mandatet. Aq më tepër kur ka një procedurë ku pretendohet se vihet nga ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kuvendi Kombëtar ka më shumë se 7600 anëtarë të tij dhe do të duhet që për të nisur procedurën e mbledhjes së Kuvendit të firmosin ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Më pas vijon procesi në të gjitha institucionet deri në thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Prandaj edhe statuti ka parashikuar një muaj kohë nga momenti i marrjes Së vendimit për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar sepse ka procedura mbledhja e Kuvendit Kombëtar i Partisë Demokratike. Dhe procedurat nuk realizohen dot duke i mbajtur të dhënat e anëtareve te Kuvendit mbyllur në kasafortë. Nuk mbyllen demokratët në kasafortë. As vullneti i tyre nuk mbyllet dot në kasafortë

Pyetje: Nëse ato firma që u depozituan sot në kasafortë…

Gazmend Bardhi: Institucionet e partisë dhe Partia Demokratike nuk vepron me nëse. Edhe një herë ripërsëris, nëse ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar kërkojnë thirrjen e Kuvendit Kombëtarë do të duhet të depozitohet kërkesa atyre, në inastitucionet dhe organet statutore të Partisë Demokratike.

Pyetje: Nuk është Këshilli Kombëtar Kuvend statutor?

Gazmend Bardhi: Ju e dini, Sali Berisha e di, Këshilli Kombëtar nuk ka asnjë lidhje, aq më tepër kryetari i Këshillit Kombëtar nuk ka asnjë lidhje me këtë procedurë.

Pyetje: Zoti Berisha tha se firmat do të shkojnë në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar për shkak se zoti Basha nuk ka bërë asnjë mbledhje, pra nuk është konstituar Kryesia e Partisë Demokratike.

Gazmend Bardhi: Kryesia e Partisë Demokratike është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar në mbledhjen e datës 30 gusht 2021. Anëtarët e Kryesisë dhe Kryesia janë funksional, organizimi i partisë është i qartë përgjegjësi e kujt është sipas statutit të partisë dhe nuk mundet që për hallet personale të Sali Berishës, të shpikim një statut të ri. Partia Demokratike ka statutin e saj, është publik, ju ftoj ta konsultoni. Po nuk është problemi të konsultimit të statutit të partisë, sepse Sali Berisha e njeh shumë mirë statutin e Partisë Demokratike dhe e di që ajo që është propozuar sot nuk ka asnjë lidhje me funksionimin, me statutin, me rregullat e funksionimit të Partisë Demokratike.
Unë mbledh firmat vet, i verifikoj vet, i thërras vet, i ngre organet vet, votoj vet dhe numëroj vet, na kujton kohën e atij që demokratët para 30 vitesh u ngritën dhe e rrëzuan. Partia Demokratike është një institucion ligjor, funksionon me rregulla të shkruara dhe është fatkeqësi e madhe që zoti Berisha e nisi këtë lëvizje me motivin për të demokratizuar Partinë Demokratike dhe po e mbyll me deklaratën e sotme, si një deklaratë dhe nevojë për pushtet personal. Demokratët janë të qartë që e gjithë tollovia e krijuar gjatë këtyre dy muajve, për fat të keq, rezultoi një blof, i ka shfokusuar ata në mënyrën më absurde të mundshme nga beteja e vetme që ka Partia Demokratike dhe çdo demokrat sot; që është beteja me regjimin e Edi Ramës dhe që secili prej nesh që i thotë vetes demokrat në radhë të parë, po edhe shqiptar mbi të gjitha, do të duhet të jetë i përqendruar në betejën me Edi Ramën dhe jo në betejën për pushtet personal apo për halle dhe interesa personale. Demokratët kanë mjaft halle.

Pyetje: Cilën pikë të Statutit ka shkelur zoti Berisha, duke qenë se e njihni?

Gazment Bardhi: Zoti Berisha ka shkelur nenin 47 të Statutit, që përcakton se është Sekretari i Përgjithshëm përgjegjës për organizimin e partisë. Ju e dini mjaft mirë këtë sepse televizioni juaj ka një muaj që i thotë opinionit publik që firmat do të jenë transparente, do të shkojnë te Sekretariati i partisë, te organet e partisë, të cilat mund t’i verifikojnë dhe do të verifikojnë çdo emër dhe sot papritur na u deklarua: “Anëtarët e Kuvendit të Partisë Demokratike do t’i mbyllim në kasafortë, do t’i mbajmë sekret nga institucionet e partisë dhe do t’i verifikoj unë vetë, kur ta gjykoj unë.” Kjo është shkelje shumë e rëndë e Statutit.
Së pari, njëherë, unë nuk bëj çfarë thotë zoti Berisha, unë bëj çfarë thotë Statuti i Partisë Demokratike. Statuti i Partisë Demokratike parashikon një procedurë shumë të qartë se si mblidhet Kuvendi Kombëtar. Kërkon vendim të Kryesisë së partisë, që cakton rendin e ditës, orën dhe vendin e mbledhjes nuk e cakton Sali Berisha, askush tjetër, as Lulzim Basha madje, e cakton Kryesia e Partisë Demokratike, sekretari i përgjithshëm.

Pyetje: Ju nuk e keni mbledhur asnjëherë kryesinë

Gazment Bardhi: Do ta mbledhim pra, do ta mbledhim patjetër. Sa herë të ketë një çështje për diskutim nga kryesia e partisë, do të mblidhet kryesia e partisë. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë, kjo ishte një mundësi shumë e mirë, që të mblidhej.

Pyetje: Pse nuk e keni mbledhur deri tani?

Gazment Bardhi: Sepse nuk kemi pasur çështje për diskutim nga kryesia e partisë. Kryesia e partisë nuk mblidhet sepse kërkon një përfaqësues i medias. Kryesia e partisë është një institucion, ju lutem,

Pyetje: Zoti Bardhi, po mbështetësit që ju bashkuan foltores së zotit Berisha, a nuk janë demokratë dhe a nuk kanë të drejtë që të kërkojnë kuvend?

Gazment Bardhi: Patjetër, Patjetër. Dhe nuk kishte fyerje më të madhe për secilin që ka besuar në betejën për demokratizimin e Partisë Demokratike sesa tallja që pamë sot, me procedurën e shpikur, me procedurën e shpikur jashtë çdo rregulli të funksionimit demokratik të institucioneve të partisë.

Pyetje: Zoti Bardhi dhe diçka të fundit, ju deri dje keni deklaruar se nuk do ta vijoni kuvendin kombëtar

Bardhi: Askush se ka deklaruar këtë, këtë e ka deklaruar syri.net

Pyetje: Jo, e ka deklaruar zoti Basha

Bardhi: E ka deklaruar syri televizion, por nuk e ka deklaruar as zoti Basha

Pyetje: E ka deklaruar

Bardhi: Nëse ma gjeni që e ka deklaruar zoti Basha

Pyetje: Do ta gjej, do ta gjej

Bardhi: Unë dal dhe ju sqaroj, ajo që zoti Basha, për ta sqaruar për opinionin publik, pa emocion, ka thënë dhe i qëndroj dhe unë asaj deklarate, sepse është deklaratë në përputhje me statutin e partisë, që kuvendi kombëtar i Partisë Demokratike dhe institucionet e Partisë Demokratike nuk vendosin dot në diskutim, apo nuk marrin dot në shqyrtim vendimet e qeverisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Partneriteti…

Pyetje: Po për ndryshimet në statut?

Bardhi: Ku janë ndryshimet në statut, i dini ju? Kush janë ndryshimet në statut?

Pyetje: A duhet të ishin propozuar sot zoti Bardhi?

Bardhi: Patjetër! Nëse anëtarët e kuvendit kërkojnë thirrjen e kuvendit kombëtar për të ndryshuar statutin, do duhet dhe ju e mbani mend, para 3 muajsh, kur është mbledhur kuvendi kombëtar keni pasur një linjë me ndryshimet statutore publike ku secili prej anëtarëve të kuvendit konsultonte ndryshimet statusore që miratoheshin, por nuk mbyllen demokratët në kasafortë, nuk ka arritur as Edi Rama t’i mbylli demokratët në kasafortë e jo më ti mbyllin anëtarët e Partisë Demokratike. Prandaj edhe njëherë dua ta përsëris, kjo nuk është koha për të luajtur blofin me demokratët, kjo nuk është koha për tu tallë me demokratët. Demokratët janë në betejë me regjimin më të egër që ka njohur Shqipëria në 30 vite, kanë halle dhe probleme të shumta dhe detyra e Partisë Demokratike, detyra e çdo demokrati është të jetë në përballje me regjimin e Edi Ramës. Tollovitë me procedura e shpikje stasutore që nuk ekzistojnë nuk ndihmojnë demokratët, ndihmojnë vetëm Edi Ramën.

Pyetja: Zoti Bardhi, neni 47 i statutit të cilit ju ju referuat thotë se ju jeni përgjegjës për organizimin e Partisë, por në rastin konkret nuk ka asnjë pikë ku thotë se Sekretari I Pergjithshem ka të drejtë të kontrollojë..?

Gazment Bardhi: Organizimi i Partisë Demokratike përfshin funksionimin e secilit prej organeve të Partisë Demokratike. Tani dua t’iu kujtoj secilit prej jush, mund edhe të nxjerrim procedurat e mbledhjes së kuvendit se cili prej anëtarëve të kuvendit, përpara ditës së kuvendit pajiset me një mandat që firmoset ose nga kryetari i partisë ose nga Sekretari i Përgjithshëm dhe me atë mandat të dhënë një muaj përpara secilit prej anëtarëve të kuvendit, paraqitesh përpara në sallën ku zhvillohet mbledhja e kuvendit dhe Komisioni i Verifikimit të Mandateve merr në dorëzim këtë mandat lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm apo nga kryetari i Partisë. Asnjë komision tjetër nuk i di kush janë anëtarët e kuvendit kombëtar.

Pyetja: Do këtë një mekanizëm zhbllokues nëse kryetari i partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm nuk duan ta mbledhin kuvendin?

Gazment Bardhi: Kryesia e partisë. Ka institucione Partia Demokratike, nuk është kryetari i vetmi institucion i Partisë Demokratike, sikundër nuk është Sekretari i Përgjithshëm institucioni i vetëm i Partisë Demokratike. Ka Kryesi parti, ka Këshill Kombëtar, ka edhe Kuvend Kombëtar. Secili prej këtyre institucioneve ka kompetencat e veta. Nuk vendos unë nëse mblidhet apo jo Kuvendi Kombëtar. Kur nuk e vendos unë si Sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike, nuk e vendos dot askush tjetër. Sepse janë institucionet e partisë që vendosin thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Prandaj dua ta përsëris. Boll më me bllof. Sot u bë e qartë që nuk ka arritur z.Berisha për fat të keq të mbledhë 1/4 e firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që të më jepte mundësinë mua si institucion aspak institucioneve të tjera të Partisë Demokratike për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Pyetje: Nuk do të njihni Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit?

Gazment Bardhi: Cilido është i lirë të bëjë foltore, të shprehë mendimin e tij. Ne kemi lindur si parti e lirë por askush nuk ka të drejtë të tallet me demokratët.
Nuk mund te tallesh me demokatët, t’i thuash atyre prej 2 muajsh që kam mbledhur 110% të firmave të Kuvendit Kombëtar dhe kur vjen dita për t’i dorezuar në institucionet e partisë që të thirret Kuvendi Kombëtar thua nuk i dorëzoj se i kam sekret. Do t’i mbyll demokratët në kasafortë. Nuk mund t’i mbyllë dot askush demokratët në kasafortë!

Mbrëmjen e sotme, përmes të besuarve të tij, ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi 4 mijë e 200 firmat e mbledhura në zyrën së Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. Këto firma, sipas Berishës do të mbeten të mbyllura deri më 11 dhjetor, ditë kur ka parlajmëruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Berisha ka paralajmëruar rikthimin e tij si kryeministër i Shqipërisë duke i shpallur sfidë të hapur kreut të qeverisë aktuale, Edi Rama.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi konferenca e berishes 10 nentor 2021 sali berisha gazment bardhi konferenca e berishes 10 nentor 2021 sali berisha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë