"Mesazhet në telefonin e Bardhit fabrikim i nisur nga SPAK"/ Berisha: Të gjithë marshim në Tiranë për qeveri teknike
Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës! Drejtësia të sqarojë zhdukjen e ...
Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës! Drejtësia të sqarojë zhdukjen e ...
Reshjet e shiut në vend/ Stuhi në Durrës, probleme në qarkullim e automjeteve dhe ndërprerje në lundrimin e mjetev...
Gjykata e Lartë i bashkohet SPAK, ILD dhe Gjykatës Kushtetuese, nuk merr pjesë në Komisionin Antikorrupsion të PS 3 T...
Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, denoncimi i qytetarëve: Na anuluan oraret e operacioneve, as nuk na lajmëruan ...
TIRANË – Sekretari i PD-së, Gazment Bardhi tregoi se mbledhja e firmave me shkrim të delegatëve demokratë për Kuvendin e 18 dhjetorit u mor si ide nga dega e Malësisë së Madhe.
Në studion e “ABC Neës”, zyrtari i PD-së shtoi se kjo gjetje erdhi si ndihmë për të konfirmuar njëherë e mirë shifrat e delegatëve.
“Më duhet të sqaroj se dalja ime publike sot nuk ka asnjë lidhje me tubimin e thirrur nga Berisha. Ishte një proces informimi mbi Kuvendin e vetëm në 18. Nuk ka pasur asnjë detyrim nga ne për të firmosur. Sekretari ka për të detyrë të ngrejë një grup pune për organizim. Në të shkuarën procesi i njoftimit është bërë me sms ose telefonata kur anëtarët janë njoftuar për mbledhjen e Kuvendit. Në këtë rast njëra prej degëve të partisë ishte një ide shumë e vlefshme, ndoqi një proces njoftimi me shkrim. Secili delegat thirrej për të marrë materialet dhe konfirmonte me shkrim jo me telefon pjesëmarrjen. Ky model ishte i ndjekur nga njëra degë e partisë, dega e Malësisë së Madhe një gjetje shumë pozitive që grupi i punës gjykoi se do ishte i gjetur. Kjo gjetje e tyre ishte bërë për shkak të rrëmujës së krijuar këto tre muaj me shifra që ndryshonin hera-herës. Për të dokumentuar të gjithë procesin u gjykua që të bëhej ky proces konfirmimi me shkrim. Leximi i mediave vazhdon është në transmetim live në Facebook të PD. Po bëhet një transparencë e plotë. Ishte një zgjidhje. Nuk ishin të detyruar ta bënin. Ishte zgjidhje e vlefshme dhe u mendua të ndiqej”, deklaroi Bardhi.
Marrjen e firmave dhe njoftimin e delegatëve për konfirmim, Bardhi e konsideroi si procedurë normale.
“Ky ishte një proces normal njoftimi. Është procedurë normale, edhe konfirmim është procedurë normale. Edhe në një situatë normale secili anëtar konfirmon pjesëmarrje”, përfundoi sekretari i PD-së Gazment
Bardhi.
7 ditët e ardhshme do të ndikojnë në historinë e Partisë Demokratike pasi për herë të parë në historinë e politikës shqiptare një parti organizon dy Kuvende. Sali Berisha ka thirrur nesër Kuvendin e Jashtëzakonshëm që do të mbahet në “Air Albania”, ndërsa një javë më vonë, mbahet Kuvendi tjetër i PD-së i thirrur nga kryetari aktual Lulzim Basha.
I dërguari për Ballkanin Perëndimor i DASH-it Gabriel Escobar deklaroi se SHBA nuk do të bashkëpunojnë me PD-në nëse ish-kryeministri Sali Berisha zgjidhet kryetar partie për arsye se ai është shpallur “non-grata” nga SHBA për korrupsion dhe deformim të demokracisë në Shqipëri.
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Floriana Garo, drejtoresha e komunikimit të “Foltores” i është përgjigjur Gazment Bardhit, i cili më herët tha se ajo nuk ka asnjë lloj kontr...
TIRANË – Një tjetër delegat demokrat reagoi për leximin e emrave të përfaqësuesve që kanë firmosur për të marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.Dele...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dalë në një konferncë urgjente për mediat pas denoncimeve të bëra nga delega...
VLORË – Denoncimet nga delegatë të ndryshëm të Partisë Demokratike se u janë falsifikuar firmat për të marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit po shto...
TIRANË- Një mesazh në lidhje me Kuvendin e nesërm të Partisë Demokratike u është dërguar të gjithë delegatëve. Mesazhin e publikoi prezantuesi Arjan &Ccedi...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar falsifikim deklaratën e dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
TIRANË – Po kryhen punimet për organizimin e nesërm të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berish...
SHKODËR- Dy delegatë nga Shkodra Nikollë Marku dhe Pjerin Marku kanë denoncuar falsifikimin e firmave për Kuvendin Kombëtar të 18 Dhjetorit. Për Syri Tv, a...
TIRANË- Sekretari i grupseksioni të PD-së në Kamzës, Albert Bana ka deklaruar se i është falsifikuar firma si delegat për Kuvendin Kombëtar të PD-së në 18 ...
TIRANË – N/kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj reagoi për Kuvendin e nesërm që do të mbahet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështe...