Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJERMANI– Në seancën konstitutive të Bundestagut të martën politikanja e SPD-së, Bärbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Bas mori 576 vota pro nga 724 vota të vlefshme, 79,6%. 90 deputetë votuan kundër. Bas ia merr kësthu detyrën, Wolfgang Schaüblem që ishte president i parlamentit gjerman në katër vitet e shkuara. Grupit më të fuqishëm parlamentar, SPD-së bë këtë rast i takon zgjedhja e president/es/it të parlamentit. Bas ka qenë zëvendëskryetare e grupit parlamentar socialdemokrat në Bundestag.
BAs u shpreh në fjalën e saj, se ky Bundestag është veçanërisht i ri dhe ky “është një shans për të gjithë”. Ajo kërkoi që politikanët të jenë më afër qytetarëve dhe një politikë më të besueshme.
Seancën konstitutive të Bundestagut e drejtoi deputeti më i vjetër, kryetari i deritanishëm i Bundestagut, Wolfgang Schäuble nga partia CDU. Ndërsa Bundestagu gjerman do të ketë në këtë mandat një numër rekord prej 736 deputetë. Në prag të seancës pati një ndriçim të godinës së Parlamentit nga ana e Shoqatës së Taksapaguesve të cilët mendojnë se Bundestagu duhet të ketë më së shumti 500 deputetë. Kryetari i Shoqatës Reiner Holznagel, thotë se kjo përbërje e Bundestagut do të ketë shpenzime më shumë prej të paktën 410 milionë euro gjatë këtij mandati.
Në seancën konstitutive mori pjesë edhe presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Ndërsa kjo seancë shënoi edhe fillimin e fundit të mandatit të kancelares Angela Merkel, pasi socialdemokratët, liberalët dhe ekologjistët tanimë kanë filluar negociatat për krijimin e koalicionit të ri qeveritar. Partitë politike kanë propozuar edhe organet drejtuese të Bundestagut. Socialdemokratët si partia me numrin më të madh të deputetëve kishin propozuar si kryetare të Bundestagut më parë Barbel Bas, ndërsa si zëvendëkryetare nga radhët e kësaj partie u propozua Aydan Özoguz. Zgjedhja e tyre konsiderohej si e sigurt, pasi partitë politike në Gjermani zakonisht i respektojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe propozimin e partisë më të madhe për postin e kreut të Bundestagu.
Në historinë e Bundestagut gjerman ka pasur deri tani vetëm dy kryetare. Në vitin 1972 në këtë post është zgjedhur socialdemokratja Annemarie Renger, që ishte një ngjarje historike. Ndërsa kristiandemokratja Rita Süsmuth ishte në krye të Bundestagut prej vitit 1988 deri 1998.
Një grua për postin e zëvendëskryetares në përbërjen e tanishme propozoi edhe Unioni CDU/CSU, i cili mendon se ky post duhet t’i takojë deputetes Yvonne Magwas. E të njëjtën e kanë bërë edhe ekologjistët, të cilët kanë propozuar Claudia Roth, si dhe E Majta e cila propozon Petra Pau për zëvendëskryetare. Liberalët propozojnë deputetin me përvojë të gjatë Wolfgang Kubicki. Këta kandidatë konsiderohen si të sigurt se do të zgjidhen në këto poste. Ndërsa AfD ka propozuar Michael Kaufmann për postin e nënkryetarit. Ai nuk është i sigurt se do të zgjidhet në këtë post, sepse në mandatin e kaluar, partitë e tjera kanë refuzuar të votojnë kandidatët e Alternativës për Gjermani (AfD) për postin e nënkryetarit.
Partia liberale (FDP) ka kërkuar që në Bundestag të ndryshohet renditja e ulëseve, sepse ata nuk duan të jenë afër partisë AfD. Liberalët duan të zëvendësojnë ulëset me partinë e Unionit CDU/CSU, të cilat sipas të gjitha gjasave do të jenë në opozitë. Por partitë e Unionit janë kundër, sepse sipas shpjegimit të tyre, liberalët gjithmonë në Bundestag kanë qenë të ulur në krahun e djathtë të tyre./DW/
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KOSOVË– Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka reaguar pasi ekipi i Kosovës në boks nuk u lejua të futej në Serbi për të marrë pjesë në Kam...
LUKSEMBURG – Në shumë vende të BE, rritja e çmimeve të energjisë po kthehet në problem për qytetarët. Si mund të ndalen lëkundjet kaq të mëdha të &...
KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.Sipas njoftimit të Ministrisë së shëndetësisë janë regjistruar ndë...
SHBA– I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u shpreh se nuk do të ketë luftë në Bosnjë...
KOSOVË– U.D. Ministrja e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dafina Gexha Bunjaku është takuar ditën e sotme me Ambasadorin e Republikës së Italis...
GREQI– Një tragjedi ka ndodhur në brigjet greke të Kiosit ku një anije me 27 emigrantë është mbytur duke shkaktuar 4 viktima.Sipas mediave greke ndër 4 vi...
SHBA– Një studim nga studiues në Universitetin Yale dhe Universitetin e Karolinës së Veriut në Charlotte zbuloi se, mesatarisht, njerëzit e pavaksinuar mu...
ITALI– Kanë hyrë në fuqi ditën e sotme masat e reja anti-COVID nga qeveria italiane. Vendi fqinj ka forcuar masat kufizuese për udhëtimet drejt Italisë, p...
GREQI– Një tjetër tërmet ka goditur këtë mëngjes Greqinë. Lëkunjda sizmike prej 3.3 Rihter është ndjerë rreth orës 08:41 të kësaj të marte, 5 kilometra në...
KOSOVË– Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve (QNR) në Kosovë, sot po vijon numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me aftësi të kufizua...