LIVE UPDATES
Bota

Ballkanasit, deri 1600 euro më pak se gjermanët

27 Shtator 2020, 09:07 Nga DOSJA

GJERMANI–  Afro 1 milionë (921 419) shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë (dt. 30.06. 2020)  në Gjermani. Prej këtyre numrin më të madh e përbëjnë kosovarët, me 236 937, të pasuar nga shtetasit me pasaportë serbe (226 048), vendin e tretë e zënë shtetasit nga Bosnja-Hercegovina  me 209 258. Shtetasit nga Maqedonia e Veriut zënë vendin e katërt me 118 580. Numri i shtetasve nga Shqipëria ishte 70 197.

Këto të dhëna, të marra nga Regjistri Qendror i të Huajve, i ka vënë në dispozicion qeveria gjermane në një përgjigje ndaj një pyetjeje me shkrim të shtruar nga grupi parlamentar i partisë Alternativa për Gjermaninë. Deputetët e kësaj partie René Springer, Jürgen Pohl dhe Martin Hesse, me kërkesën e tyre synonin të kuptonin se sa është përfitimi i Gjermanisë prej Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila do të zgjatet deri në vitin 2023.

Shumica të kualifikuar

Nga 901 110 shtetas nga Ballkani Perëndimor në datën 31.12.2019, afro 356 338 kanë qenë në marrëdhënie të rregullta pune, ku paguanin edhe kontributet shoqërore. Kjo shifër përbën 1,1% të të gjithë të punësuarve në Gjermani.

81875 prej tyre ishin nga Kosova, duke zënë kështu vendin e tretë pas emigrantëve nga Bosnja-Hercegovina (94 694) dhe Serbia (85 975). Emigrantët nga Shqipëria (39 329) zënë vendin e pestë pas atyre nga Maqedonia e Veriut (44 916). I fundit në listë është Mali i Zi, i cili në fund të vitit 2019 kishte 9 549 emigrantë të punësuar në Gjermani.

Nga gjithsej 356 338 emigrantët e punësuar nga Ballkani Perëndimor, mbi 63 për qind ishin të kualifikuar, dhe 37 përqind punonin si ndihmës. Shtetasit nga Shqipëria që punojnë si të kualifikuar përbëjnë 60% të të punësuarve, ndërsa 40% syresh bënin punë ndihmësi. Nga 81 875 të punësuarit nga Kosova, afro 57 për qind ishin të kualifikuar, dhe 43 per qind (34 773) punonin si ndihmës.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u jep të drejtë edhe personave me kualifikime të ulëta të vijnë për të punuar në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune. Ndryshimi përkatës në rregulloren e punës pritet të miratohet nga Dhoma e Landeve (Bundesrat), më 9 tetor të këtij viti.

Deputeti i partisë Alternativë për Gjermaninë, Rene Springer, i tha Deutsche Welles, se partia e tij është kundër zgjatjes së Rregullores në kushtet e pandemisë:  „Korona ka ndryshuar gjithçka. Numri i të papunëve në Gjermani sa vjen e rritet, madje edhe në ato degë të industrisë, ku më parë ka pasur mungesa të punëtorëve të kualifikuar. Rregullorja e Ballkanit perëndimor nuk duhet të zgjatet. Tani duhet që të kujdesemi që t’u gjejmë një vend pune njerëzve tanë””, tha Springer për DW.

Papunësia në rritje

Nëse i hedhim një vështrim tregut të punës në Gjermani, rezulton se numri i të papunëve nga dhjetori 2019 e deri në korrik 2020 është rritur me mbi 682 000. Gjatë kësaj periudhe kanë dalë nga tregu i punës edhe rreth 13 mijë vetë me prejardhje nga Ballkani Perëndimor. Ekonomia tani po rehabilitohet disi, por shumë eksperte parashikojnë se niveli i vitit 2019 do të arrihet vetëm në vitin 2023.

E megjithatë punëdhënësit gjermanë, sidomos nga sektori i shëndetësisë dhe i ndërtimit e përshëndetën vendimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e Rregullores së Ballkanit Perëndimor, në gusht 2020. Thomas Greiner, president i Shoqatës së Punëdhënësve Gjermanë në sektorin e Kujdesit Shëndetësor, tha atëherë në media se “Gjermania çdo vit ka nevojë për 30.000 kujdestarë shëndetësorë nga jashtë“.

Punëdhënësit e kritikuan kufizimin që i vuri qeveria gjermane rregullores së re, për të dhënë çdo vit më së shumti nga 25 000 viza pune, sipas rregullore së Ballkanit Perëndimor. Në një deklaratë të nxjerrë në fillim të gushtit 2020, Shoqata Federale e Punëdhënësve Gjermanë (BDA) shkruante se ky limitim ishte “i panevojshëm”.

Paga më të ulëta

Që punëdhënësit janë shumë të interesuar për punëtorë nga Ballkani Perëndimor, kjo mund të shpjegohet edhe me çmimin e tyre. Nga përgjigja e qeverisë  ndaj pyetjes së deputetëve të AFD-së, del në pah se diferenca e pagës mujore mes një gjermani dhe një ballkanasi shkon deri në 1600 euro në muaj. Sa më i lartë kualifikimi, aq më e madhe diferenca.

Ndërsa rroga mesatare e një Gjermani është 3509 euro në muaj (31.12.2019), Ballkanasit fitojnë mesatarisht rreth 900 euro më pak (2 611). Kjo diferencë duket se është rritur në këtë dhjetëvjeçar. Sepse në vitin 2010 diferenca e rrogës mesatare të një ballkanasi (2 197) dhe një shtetasi gjerman (2 725) ishte vetëm 500 euro.

Më pranë vendasve për nga rroga janë imigrantët nga Bosnja-Hercegovina, të cilët fitojnë mesatarisht 2821 euro në muaj. Shtetasit nga Kosova e kanë pagën mujore mesatarisht 2522 euro, ndërsa shtetasit nga Shqipëria 2428 euro në muaj.

Punëdhënësit bëjnë diferencime edhe në rang specialistësh dhe ekspertësh. Kështu për shembull, ndërsa rroga mesatare e një eksperti gjerman, në fund të vitit 2019 ishte 5 609 euro, një ekspert ballkanas i kushton punëdhënësit gati 1000 euro më pak në muaj.

Ekspertët që paguhen më mirë janë ata nga Serbia (5 073 euro në muaj), pasuar nga ekspertët nga Shqipëria me 4815 euro në muaj. Ekspertët nga Kosova (3 983) kanë pagat më të ulëta mujore, duke krijuar kështu një diferencë prej mesatarisht mbi 1600 Euro në krahasim me ekspertët gjermanë.

Ngjashëm është situata edhe për specialistët: 4400 është rroga mesatare e një gjermani, dhe afro 3476 euro fiton një specialist nga Ballkani Perëndimor.

Dallimi është më i vogël në nivel ndihmësi. Por edhe këtu ka diskriminim mes një vendasi dhe një shtetasi nga Ballkani, prej mesatarisht 100 euro në muaj. Ndihmësit nga Kosova e kanë rrogën mesatare 2352 euro. Pak më shumë se ata fitojnë ndihmësit me prejardhje nga Bosnja-Hercegovina (2424 euro në muaj). Emigrantët shqiptarë në Gjermani marrin një rrogë mesatare prej 2206 euro, duke qenë të parafundit në listën e ndihmësve nga Ballkani. Pagat më të ulëta i kanë ndihmësit nga Maqedonia e Veriut (2 109).

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ballkani ballkani perendimor gjermanët ballkani ballkani perendimor gjermanët


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet