LIVE UPDATES
Politike

Balla në Lushnje: S’kemi kundërshtarë në zgjedhje, Saliu dhe Luli janë bashkë

2 Shkurt 2022, 18:32 Nga DOSJA
Balla në Lushnje: S’kemi kundërshtarë në zgjedhje,

LUSHNJE – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mblodhi sot asamblenë socialiste të këtij qyteti në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku do të garohet dhe në këtë bashki. Balla i dha mbështetje të plotë kandidates Eriselda Sefa. Ai shtoi se mazhoranca socialiste nuk ka kundërshtarë në këto zgjedhje.

I deleguari i PS për qarkun e Fierit sulmoi presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai shtoi se pavarësisht se në publik Basha dhe Berisha janë shfaqur kundër njëri-tjetrit në të vërtetë, ata ende bashkëpunojnë për shkak dhe të së kaluarës kur PD ishte në pushtet.

“Ne nuk kemi kundërshtarë në këto zgjedhje? Nuk kemi. Më thoni kë kemi lëvizjen e Saliut dhe Metës? Apo atë që ka mbetur nga partia e Lulit. Të mos merremi me kandidatët e Saliut. Ata janë djem të Lushnjës që e dinë që nuk fitojnë në këto zgjedhje. Ne do të merremi me problematikat dhe hallet e qytetarëve. Eriselda ka mbështetjen e plotë të kryeministrit për të çuar përpara ato projekte që janë gati, një pjesë kanë filluar, një pjesë do të fillojë në ditët në vazhdim. Shumë probleme që nuk janë zgjidhur këto vite, ne kemi 11 muaj kohë për t’i zgjedhur. Ne më pas do të futemi në fushatë zgjedhore për kryetarin e partisë. Kontrata jonë me Lushnjën do të jetë 12 muaj, për të na vlerësuar për performancën. Jam i sigurt që do të jetë e vështirë për ne të plotësojmë atë që nuk është realizuar për 12 vite. Por ajo që po bëjmë do të jetë më e prekshme. Transformimi i Lushnjës ka filluar në momentin që Rama ka ardhur në krye të vendit. E kërkova mbledhjen e asamblesë të zgjeruar, për të bërë gati makinerinë tonë komunikuese me njerëzit, për të shkuar derë më derë. Nuk kemi nevojë për mitingje të mëdhaja. Ne do të shkojmë në grupe banesash, grupe njerëzish, për të folur për gjithçka që ne po bëjmë. Ne nuk bëmë aleancë me asnjë parti, e nuk do të bëjmë më. Aleanca jonë janë njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm. Ata janë bashkë. Kush mendon që Luli e Saliu janë ndarë e kanë gabim, ata janë bashkë sepse edhe pisllëqet i kanë bashkë. 21 janarin e ka bashkë me Lulin. Historinë e detit e ka bashkë me të. Në Gërdec, Luli ishte në qeveri. Janë çështje që duhen përballen dhe ne do të insistojmë. Për të fituar mandatin tonë të katërt duhet të përmirësohemi. Njerëzit nuk janë dakord për mënyrën se si ne kemi administruar pushtetin këto vite, por ne do t’i dëgjojmë”, deklaroi Balla në Lushnje.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet