LIVE UPDATES
Bota

Avni Sali, kirurgu shqiptar në Australi që themeloi mjekësinë interaktive

21 Korrik 2020, 15:39 Nga DOSJA
Avni Sali, kirurgu shqiptar në Australi që themeloi

AUSTRALI– Kthimi i tyre hasi në vështirësi sepse parat e fituar i shpenzoi për ndërtimin e shtëpisë familjare e cila ishte dëmtuar nga tërmeti. Pas 3 viteve, pra në vitin 1937 së bashku me bashkëshorten dhe 2 djemtë e tyre ai kthehet në Australi, dhe vendosen përsëri në qytetin e Shepërtonit në shtetin Viktoria, dhe në Tetor të vitit 1940 lindi djali i tyre Avniu.

Që në moshën të re Avniu shprehu një interesim të veçantë ndaj mjekësisë por kurrë nuk mendoi që një ditë ai do të bëhet një nga mjekët më të mirë të Australisë.

Ndoshta qyteti i lindjes Shepërtoni, ka ndikuar që ai t’i kushtojë një vëmendje të veçantë Mjekësisë Interaktive, sepse Shepërtoni asaj kohe ishte një model i bashkëjetesës dhe ushqimit bio, jo vetëm për komunitetin Shqiptar por për mbarë popullin Australian.

Profesor Sali thotë se, çelësi i një jete të shëndetshme është: Ushqimi i pastër bio, stërvitje të rregullta dhe jeta sociale (shoqërore), ku sot për shkak te pandemisë kjo nuk është e mundur, dhe më vjen keq të them, por në një kohë të shkurtër distancimi shoqëror do të keq ndikojë tek populli dhe do të kemi shumë njerëz të stresuar dhe të prekur me sëmundje kronike. Prandaj për të luftuar këtë pandemi Profesor Sali thotë se, është shumë e rëndësishme që të gatuhet sa më shumë ushqime në shtëpi gjatë izolimit , pastaj shëtitje të shpeshta, ecje në këmbë që për fat të mirë janë të lejuara në kohën e pandemisë, si dhe kontakte të rregullta me shokë dhe familjarët përmes mënyrave të ndryshme elektronike dhe më e rëndësishme është shfrytëzimi i rrezeve të diellit dhe vitaminës D, ku për fat të keq shumica e viktimave nga Corona Virusi në Australi janë pikërisht të moshuarit që jetojnë në shtëpi pleqësh ku mungon vitamina D.

Profesor Sali u diplomua si mjek në Universitetin Monash në Melbourne, dhe ishte shqiptari i parë në Australi që mbaroi universitetin e mjekësisë. Ai më tej ndoqi doktoraturën po në të njëjtin  Universitet, duke u diplomuar në vitin 1977.

Profesori Avni Sali (AM) shpesh quhet babai i Mjekësisë I Interaktive, në Australi. Në vitin 1996 ai ishte Shefi Themelues i Shkollës së Diplomuar të Mjekësisë Integruese në Universitetin Swinburne në Melburn.

Në vitin 2009 ai themeloi Institutin Kombëtar të Bamirësisë, jo-fitimprurëse, bamirëse (NIIM) dhe u bë Drejtori themelues i saj. Në të kaluarën ai ishte gjithashtu Shef i Universitetit të Melbourne, Departamenti i Kirurgjisë në Spitalin Heidelberg, sot i quajtur ‘Austin Hospital’.

Profesori Sali ia dhuron kohën e tij disa pozicioneve në bordet mjekësore dhe shoqata të ndryshme. Ai është Presidenti aktual i Këshillit Ndërkombëtar të Mjekësisë Integruese (ICIM); Presidenti i kaluar i Shoqatës Australiane të Mjekësisë Interaktive, (AIMA) dhe ulët në borde të shumta mjekësore. Ai është anëtar i Partisë së Përbashkët të Punës të AIMA & Royal Australian College of General Practitioners (RACGP) duke krijuar Rrjetin e Mjekësisë Interaktive, (IM) i cili mbikëqyr trajnimin e mjekëve, zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe standardet për praktikë të sigurt etike në fushën e integrimit.

Si një ekspert i shumëkërkuar i Mjekësisë i Interaktive, profesor Saliu kontribuon rregullisht në një shumëllojshmëri të gjerë të botimeve, përfshirë editoriale dhe artikuj në Revistat Mjekësore Australiane dhe Ndërkombëtare. Ai është autor dhe bashkëautor i shumë botimeve, përfshirë kapitujt në dy nga tekstet kryesore kirurgjikale në botë. Ai është në bordin redaktues të disa revistave mjekësore dhe shqyrtues i artikujve për botime të tjera të lidhura me shëndetin. Kohët e fundit ai ka eshte bashkautor ne  tekstin përfundimtar të shumëpritur të mjekësisë Interaktive, ‘Një udhëzues për mjekësinë Interaktive, dhe plotësuese të bazuar në prova’.

Profesor Sali është një folës i ftuar në seminare të shumta si në vend ashtu edhe ndërkombëtar. Ai është një kontribues i rregullt i artikujve shëndetësorë në botime të tilla si ‘The Melbourne Review’.

Për kontributin e tij në komunitet, në vitin 2002 atij iu dha çmimi ‘Shën Michael’, në vitin 2005 ai merr çmimin Humanitar Australian për Shëndetësi, ndërsa në nëntor të vitit 2012 ai u nderua me çmim integrues të ilaçeve në njohje të më shumë se 20 viteve të shërbimit, në Kolegjin Australian të Mjekësisë Ushqimore (ACNEM). Në Mars të vitit 2013 Prof Sali mori një  emërim si Profesor Adjunct (Zëvendësues) me Institutin Cairnmillar në Melburn.

Në vitin 2016, profesori Sali u nderua me medaljen më të lartë OAM (Order of Australian Medal) për “shërbim të rëndësishëm për mjekësinë integruese si një arsimtar, klinik dhe studiues profesional.

Nga 1979-1981, ai kreu studimin e parë të Australisë për zakonet e ushqimit së fëmijëve në shkollat fillore, si dhe studimin e parë që hetonte rolin e mensave shkollore në dietat e fëmijëve.

Profesor Sali po ashtu është një frekuentues i rregullt i Shqipërisë ku ka mar pjesë në disa seminare, ligjerata apo takime në Ministrinë e Shëndetësisë.

Edhe pse lindi në Australi dhe nuk pati mundësi të studioj historinë e shqiptarëve, ai sot ka një bibliotekë të pasur me libra të historisë Iliro-Shqiptare ku shpenzon mbi 30 orë në javë leximi, ku idhulli i tij është vet figura e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot-Skëndërbeut që e ka inspiruar gjatë gjithë jetës së tij.

Sot në moshën 80 vjeçare profesor Saliu jeton i lumtur me familjen e tij në Melburn dhe nuk i mungon asnjë ditë pune.

Marrë nga DiasporaShqiptare

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora australi avni sali mjekësia interaktive australi avni sali mjekësia interaktive

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet