Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- 5 vëllezërit e familjes Reçi, Tonin Reçi, Paulin Reçi, Martin Reçi, Alfred Reçi dhe Gjovalin Reçi kanë deklaruar para efektivëve të Policisë së Tiranës se nuk kanë gisht në atentatin me tritol që iu bë Preng Gjinit në Tiranë.
Gazetari Elton Qyno shkruan se vëllezërit Reci kanë dëshmuar se nuk kanë asnjë hasmëri dhe se për ngjarjen në fjalë janë informuar nga mediet. Ndërkohë 5 vëllezërit kanë kërkuar që policia të zbardhë vrasjen e dy vëllezërve të tjerë, Kastriot Reçi dhe Gasper Rreçi.
“Nuk kemi asnjë hasmëri në qytetin e Rrëshenit. Gjini është akuzuar për vjedhjen e bankës në Rrëshen në 1997. Ne e njohim vetëm si një qytetar të Rrëshenit. Nuk kemi asnjë komunikim me familjen Gjini. Ne duam që zbardhni vrasjet e vëllezëve tanë. Për atentatin ndaj Preng Gjinit ne jemi informuar nga mediet“, kanë dëshmuar ata para efektivëve të Policisë.
Ndërkohë, policia ka kryer edhe kontrolle në banesaat e tyre, ku nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm. Vetëm në shtëpinë e Gjovalin Reçit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një paisje DVR dhe një dron.
Ndërkohë për policinë e Tiranë nuk ka asnjë dyshim që atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, është kryer pikërisht si pasojë e zinxhirit të hakmarrjeve mes dy familjeve Reçi dhe Gjini në Rrëshen.
“Konflikte janë si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin Italian mes Gasper Reçit dhe personit të plagosur në Tiranë, Preng Gjini. Sipas të dhënave Gasper Reçi, është vrarë në shtetin Italian në vitin 2017. Si pasojë e këtyre konflikteve në vazhdim të hakmarrjeve është vrarë në Rrëshen Anton Gjini në datën 12 gusht 2019, i cili është vëllai i Preng Gjinit. Situata e hakmarrjes ka vijuar me vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen dhe mandej ka vijuar me atentatin me tritol në 15 shtator 2020 në Tiranë ndaj Preng Gjinit…”, kështu thuhet në dosjen hetimore. Sakaq, në dosjen hetimore thuhet se gjatë kontrolit fizit të Preng Gjinit, rezultoi se ai kishte me vete një sasi prej mbi 2 mijë euro dhe një shumë lekësh shqiptare si dhe dy telefona.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shtator pranë Urës së Nshrakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Raportit Evropian i drogërave në Bashkimin Europian ka vënë edhe njëherë tjetër në fokus rajonin e Ballkanit. Sipas raportit të publikuar dhe komis...
DURRËS- Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar “pusullën” Lufti Shabanit i njohur ndryshe si Ben Çami. Ky i fundit duhet të deklarojë pasurinë bren...
VLORË– Një person ka mbetur i plagosur në të dyja këmbët pasi një masiv shkëmbor ka rrëshqitur dhe ka rënë në lokalin ku ai ndodhej në Kaninë të Vlorë. Pun...
TIRANË– Leonard Runa ekonomist në një kompani private dhe Romarjo Omeri janë vënë në pranga pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh, vulash, stampash, for...
ITALI– Selavdi Shehaj, 38 vjeçari shqiptar të cilit iu bë atentat para 3 ditësh në plazh në bregdetin Romak në Itali ka ndërruar jetë në spital. Sh...
TIRANË- Altin Merizaj është komanduar zv.drejtori për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, pas dorëheqjes së Arsen Sinomatit.Më h...
ELBASAN-Dalin pamje nga sherri që ndodhi më 26 shkurt në Elbasan, ku Rafaelo Greca tentoi të vrasë me armë zjarri Erando Bekteshin. Siç shihet edhe në vi...
TIRANË- Pas një letër porosie të mbërritur nga pala italiane, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për tenderin e blerjes së maskave anti-Covid-19. Gazeta...
KONISPOL- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka rënë breshër në Konispol. Siç shihet edhe në foto e mëposhtme madhësia e breshërit është sa një t...
DURRËS– Shirat e dendur dhe moti i keq kanë lënë pasoja edhe në qytetin e Durrësit. Mësohet se akset kryesore të qytetit bregdetar janë përmbytur duke sjel...