Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Altin Merizaj komandohet nën/drejtor i Policisë së Tiranës, zuri vendin e Arsen Sinomatit
23 Shtator 2020, 09:29Nga DOSJA
TIRANË- Altin Merizaj është komanduar zv.drejtori për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, pas dorëheqjes së Arsen Sinomatit.
Më herët Altin Merizaj ka mbajtur postin e Drejtorit të Kufirit dhe Emigracionit në Durrës.
Arsen Sinomati dha dorëheqjen nga kjo detyrë më datën 18 shtator, për arsye familjare, duke u larguar kështu nga radhët e Policisë së Shtetit. Dorëheqja e tij erdhi tre ditës pas atentatit të mirëorganizuar në drejtim të Preng Gjinit në Tiranë.
Ai mori këtë post të rëndësishëm në vitin 2017 dhe më herët ka qenë shef i Komisariatit nr.2 të Tiranës. Emri i tij është bërë i njohur pas një incidenti me bandën e Emiljano Shullazit, kreut të grupit kriminal që sot gjendet në burg. Sinomati, sipas denoncimeve nga qytetarët, u rrah nga Shullazi pse kreu kontroll në zonën ku banonte dhe vepronte grupi i Shullazit.
Po kështu, ai është personazh i njohur, sepse gjatë operacionit “Fund i marrëzisë” në vitin 2013, ai u shkarkua si kreu i krimeve të Tiranës, me akuzën për “dekonspirim” të aksionit. Arsen Sinomati u shkarkua nga Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm në atë kohë, pasi këtë të fundit, nuk e bindën masat e marra nga komandanti.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN-Dalin pamje nga sherri që ndodhi më 26 shkurt në Elbasan, ku Rafaelo Greca tentoi të vrasë me armë zjarri Erando Bekteshin. Siç shihet edhe në vi...
TIRANË- Pas një letër porosie të mbërritur nga pala italiane, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për tenderin e blerjes së maskave anti-Covid-19. Gazeta...
KONISPOL- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka rënë breshër në Konispol. Siç shihet edhe në foto e mëposhtme madhësia e breshërit është sa një t...
DURRËS– Shirat e dendur dhe moti i keq kanë lënë pasoja edhe në qytetin e Durrësit. Mësohet se akset kryesore të qytetit bregdetar janë përmbytur duke sjel...
LIBRAZHD- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në vendin e quajtur Murrash, në Librazhd. Mësohet se në këtë aksident janë përplasur dy makina dhe si pasojë...
GJIROKASTËR– Një fabrikë çantash kartoni është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, neë lagjen “Zinxhiria”. Mësohet s...
KUKËS- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në Rrugën e Kombit, pranë kryqëzimit të Burrelit. Mësohet se një autobot është përplasur me një makinë dhe...
Aktualitet23 Shtator 2020, 07:20
TIRANË- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar në emisionin Ditari në A2 rrethanat që mund të çojnë në një rimbyllje të shkollave. Ai tha se shkol...