LIVE UPDATES
Politike

Asambleja e PS/Gjiknuri hap mbledhjen krah Ramës: Kemi një sërë vendimesh që duhen miratuar

6 Prill 2022, 15:23 Nga DOSJA
Asambleja e PS/Gjiknuri hap mbledhjen krah Ramës: Kemi një

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri prezantoi agjendën e diskutimeve të takimit të sotëm të Asamblesë të PS-ë. Gjatë fjalës hyrëse të tij, Gjiknuri theksoi se mandati i tretë i PS duhet të jetë inovativë dhe në nivelet që presin qytetarët nga maxhoranca. Po ashtu, Gjiknuri tha se Kongresi i cili pritet të mbahet më 9 prill do të fokusohet jo vetëm në aspektin organizativ, por shtoi se do të ketë diskutime edhe për grupe të ndryshme qytetarësh.


“Një nga temat e Kongresit janë edhe tematikat që po kalon Shqipëria, me atë çfarë po bën Shqipëria dhe prioritetet e mazhorancës. Do të kemi edhe votëbesimin e Sekretariatit. Kryetarët e degëve kanë të drejtë të rikandidojnë, të gjithë kanë të dejtë, të gjitha do të vlerësohen. Ne do të përgatisnim aktet e reja ku do të mirëorganizojmë procedurat për zgjedhjen e kryetarit të degëve. Një grup pune u ngrit për të riparë statutin, ka pasur mbledhje dhe diskutime në kryesi, kemi reflektuar. Partitë politike janë institucione për të konkurruar. PS do të ketë një skelet të mirëfilltë administrativ. Është momenti që të kemi një inventar të saktë të anëtarësisë. Një grup pune është ngritur dhe ishin një sërë shokësh, ka pasur disa mbledhje, mendoj që kemi një tekst të plotë që kemi partinë më shumë funksionale. Fakti që PS është në pushtet sot është falë forcës politike që është organizuar dhe ka ditur që të adoptohet me kërkesat e kohës. Ka ardhur momenti që të bëhemi më inovativ. E deklaroj këtë mbledhje të hapur, kemi një sërë vendimesh që duhen miratuar. Ne me këtë i hapim siparin dhe programit të Kongresit. Shumë të interesuar do të marrin pjesë, qytetarë që kanë interes për çështjet që do të trajtohen. Erdhi momenti për t’u bërë më inovativë, duke adoptuar me kërkesat që kërkon koha dhe nivelin e mazhorancës që pret shoqëria. Hapim programin e kongresit, kem tematikën organizative, por kemi edhe tematika të tjera që do të mbahen rreth godinave të ndërtesës. Duke u shkrirë me grupe interesi dhe qytetarëve,”– tha ai.

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare

Siç edhe jeni njoftuar nëpërmjet agjendës që kemi shpërndarë për të gjithë anëtarët e Asamblesë, kjo mbledhje i paraprin Kongresit të PS, një kongres shumë i rëndësishëm jo vetëm për faktin se bëhen përmirësimet staturore të PS, si gjithmonë me fokus mirëorganizimin e saj, përfshirë edhe përgatitjen e saj si një fuqi e padiskutueshme elektorale për zgjedhjet vendore që na presin vitin tjetër, por nga ana tjetër është një Kongres i rëndësishëm, sepse mbahet në një moment të rëndësishëm që po kalon Shqipëria. Një moment, që shumë njerëz do ta quanin moment të vështirë për shkak të krizave që po kalojmë, jo të shkaktuara nga ne, por për shkak të ngjarjeve ndërkombëtare dhe të gjithë janë dëshmitarë të saj, por nga ana tjetër e dimë shumë mirë përballjen që ka kjo mazhorancë dhe mënyrës se si po e menaxhon dhe si po u vjen në ndihmë njerëzve me ato paketa të rëndësishme sociale, që ndoshta nuk mund të jenë gjithçka, por janë diçka që adresojnë nevojat që ka popullata dhe brenda mundësive që ka qeveria shqiptare; pikërisht sepse përmenda këto, një nga temat më të rëndësishme të Kongresit dhe është pjesa e parë e tij, siç e keni parë edhe në agjendë që jeni të gjithë të njohur, janë edhe çështjet, tematikat që kanë të bëjnë me sfidat që po kalon Shqipëria, me atë çka po bënë Qeveria dhe njëkohësisht me prespektivat që hap, sepse çdo krizë sjell edhe oportunitetet që qeveria dhe kjo mazhorancë di ti vlerësojë. Në agjendën që keni para, do të kemi parasysh edhe votëbesimin e Sekretarit, një proces që mbeti që nga momenti kur u prezantua Sekretariati në Kongresin e Shtatorit dhe natyrshëm gjatë Kongresit do të kemi diskutime të lira, ku të gjithë anëtarët që dëshirojnë të marrin pjesë në këto diskutime se si për të përmirësojmë më mirë punën e partisë, sesi të bëjmë më mirë gjërat tona, si ti përgjigjemi më mirë qytetarëve; mendoj se është një mundësi e mirë që ai Kongres jo vetëm të japë mesazhin që Partia Socialiste është partia më demokratike, por është partia që përballon sfidat e së ardhmes dhe është partia që vërtetë është zgjedhja më e mirë për shqiptarët. E në këtë kuadër edhe statuti i PS reflekton synimet që i kemi vënë vetes, kemi të bëjmë me disa elemente të rinj të organizimit të partisë; jo vetëm krijojmë mundësinë e rizgjedhjes së të gjithë kryetarëve të partisë në të gjithë Shqipërinë dhe kjo nuk bëhet pa qëllim, kjo bëhet për të rinovuar strukturën, kjo nuk do të thotë se kryetarëve aktual të cilëve u ndërpritet mandati nuk kanë të drejtë të kandidojnë, sepse e di që mund të ketë pasur edhe keqkuptime në këtë drejtim, por dua t’ju them se të gjithë e kanë këtë të drejtë, të gjithë do të vlerësohen; janë strukturat ato që do të propozojnë. Natyrshëm ne nëpërmjet Asamblesë Kombëtare do të përgatisim edhe aktet e reja bazuar në Statut, ku do të mirëorganizojmë të gjitha procedurat, sesi do të përcaktohen kryetarët e rinj të partisë dhe krahas kryetarëve të partisë, kemi edhe një strukturë të re që është pjesë e partisë, strukturë organizative, një lloj kancelarie e mirëfilltë administrative, ku do të administrohen të gjitha të dhënat e anëtarësisë, do të jetë një strukturë që gjithmonë funksionon pavarësisht lëvizjeve të kryetarëve të partisë dhe do të jetë një strukturë që do të japë llogari tek kryetari i partisë në bazë, por njëkohësisht edhe tek Sekretariati Ekzekutiv në qendër. Kjo bëhet për të forcuar punë e partisë, për ta ngritur këtë strukturë nga të gjitha pikëpamjet, por edhe për të implementuar të gjitha ato procese që ne kemi filluar, përfshi dhe dixhitalizimin , anëtarësinë e rregullt, sepse të them të drejtën dhe unë dua ta ndaj me Asamblenë, nga procesi që bëmë me aplikimet on-line dhe regjistrin on-line të anëtarësisë doli dhe fiktivitet, dolën dhe probleme dhe pikërisht ka ardhur momenti që të kemi një strukturë të mirëfilltë që mban evidenca të plota, sepse në fund të fundit një parti pa një inventar të saktë të partisë, nuk është një parti moderne, siç ne e kërkojmë. Një grup pune u ngarkua nga Kryesia e Partisë Socialiste për ta riparë këtë Statut; ju e keni parë edhe në relacionin që i është shpërndarë të gjithë anëtarësisë, përfshirë dhe draftin e Statutit. Ka pasur disa mbledhje, ka pasur disa diskutime në Kryesi, janë reflektuar shumë nga opinionet e dhëna nga anëtarët e Kryesisë dhe mendoj se kemi një tekst të plotë tashmë, që e bën partinë më funksionale, gjithmonë duke ruajtur në balancë demokracinë e brendshme, por edhe efektivitetin e Organizatës. Në fund të fundit, partitë politike janë institucione që janë krijuar për të konkurruar dhe arritur rezultate zgjedhore. Nuk mund të ndryshosh një vend, nëse nuk je në pozicionin për ta ndryshuar atë vend. Fakti që Partia Socialiste është në pushtet sot, falë qeverisjes së mirë, është për shkak të forcës sonë politike që ka ditur të organizohet dhe që ka një jetëgjatësi e trashëgimi të mirë nga pikëpamja organizative. Partia Socialiste ka ditur të apdejtohet me kërkesat e kohës. Jemi në mandatin e tretë, një ngjarje e paprecedentë në politikën shqiptare që njëkohësisht sjell sfida shumë të mëdha për Partinë Socialiste. Ka ardhur momenti që ne të bëhemi më inovative, përsa i përket organizimit me fokus fitoren. Jo vetëm fitorja si qëllim në vetëvete, por duke u apdejtuar me kërkesat që sjell koha, me shqetësimet që kanë qytetarët shqiptarë, me atë që presin ata nga kjo mazhorancë. Unë e kam thënë se në fund të fundit, si është partia, është edhe qeverisja. Kur ka parti të shëndosha, kjo është garancia dhe receta e duhur, që ne të kemi qeverisje të mirë. Unë e deklaroj këtë mbledhje të hapur. Këtu keni një sërë vendimesh për t’u miratuar siç është drafti për ndërprerjen e mandateve, që do ta votojmë edhe në Kongres. Së dyti, propozimi i draft-satutit. Nëse ka ndonjë propozim jemi akoma në kohë. Së fundi, programi i Kongresit, që do të ketë jo vetëm tematikën organizative që ka qenë traditë e Kongresit, por kemi edhe tematika të tjera, të cilat do të zhvillohen në vende të hapura rreth godinës së Pallatit të Kongreseve, ku shumë të interesuar do të kenë mundësinë të marrin pjesë. Kjo do të jetë ndonjë gjë e re që nuk ka ndodhur në ndonjë parti politike, duke u shkrirë edhe me shumë grupe interesi apo qytetarë, të cilët kanë interes për çështjet që do të trajtohen aty. Më lejoni ta përfundoj fjalën time dhe t’ja jap fjalën Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, për të dhënë mesazhin kryesor në këtë mbledhje. Ju faleminderit shumë dhe ju uroj punime të mbara!

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike asambleja e ps 6 prill 2022 damian gjiknuri asambleja e ps 6 prill 2022 damian gjiknuri

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë