Politike

Artikulli ‘bombë’ i BILD për Dosjen 184, reagon PS, Gjylameti: Të pavërteta, i financuar me para të pista

  • Basir Çollaku: Replikë me Fugën, ose kryeministrin e natës
  • Shkrimi në “Bild”/ Dritan Zagani: Shpifjet tuaja s’pinë më ujë, Rama “lakuriq” para opinionit publik
  • Deputetja Blerina Gjylameti shprehet se opozita ka paguar para për të nxirë imazhin e Shqipërisë jashtë vendit.
    Featured image of article: Artikulli ‘bombë’ i BILD për Dosjen 184, reagon PS, Gjylameti: Të pavërteta, i financuar me para të pista Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti

    TIRANË–  Depuetja e PS-së, Blerina Gjylameti ka fajësuar opozitën për artikullin e prestigjozes “Bild” për dosjen 184. (Lexo këtu)

    Në reagimin e saj, Gjylameti shprehet se opozita ka paguar para për të nxirë imazhin e Shqipërisë jashtë vendit.

    Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozitës duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë çdo ditë në Shqipëri.

    Blerina Gjylameti, deputete

    Ditën e djeshme, mediet e huaja i kanë kushtuar një shkrim situatës politike në vend. Sipas “Bild”, në 11 Shtator 2016 kryeministri Edi Rama ka marrë në telefon autoritetin lokal të zgjedhjeve për ta pyetur nëse gjithcka ishte në rregull siç ishte diskutuar. Çështja është e njohur si dosja 184.

    Çfarë është dosja 184?

    Për dosjen 184 ka disa versione, e para, sepse aty përfshiheshin Ministra të rëndësishëm të Qeverisë Rama të kohës. Damian Gjiknuri është publikuar nga PD si i përshirë në zgjedhjet e Dirbës, por nuk përjashtohet edhe përfshirje në nivel më të lartë. E dyta, prokurori Klodian Braho vetëm pak kohë pasi filloi nga puna me dosjen dhe zbuloi emrat që përfshiheshin, mendoi që ka përpara Vettingun dhe e mbylli zyrën ku ndodheshin 50 mijë orë regjistrime për të mos e hapur më.

    (k.m/dosja.al)

    • 21:19

      'Shkrime që nxijnë Shqipërinë’, Bild-Gjylametit: Ke tymosur “gjëra të gabuara”, deklaratë e çmendur

      Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, doli sot në një deklaratë për shtyp nga selia e partisë, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të opozitës, se ka paguar para, për artikuj në media të huaja. Konkretisht, Gjylameti i referohej një artikulli të Bild shkruar nga reporteri kryesor i politikës, Peter Tiede.

      Gjylameti tha ndër të tjera se: “Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë“.

      Autori i shkrimit, Peter Tiede, i kontaktuar nga TPZ.al, u shpreh se deklarata e Gjylametit mbështetet në teori konspirative dhe sulme personale dhe se aludimi se ai ka marrë para është thjesht një çmenduri.

      “Ajo sigurisht bën të njëjtin gabim që bëjnë ‘politikanë’ të tillë: ata vendosin vetë që të tjerët e kanë gabim. Shpresoj, për të mirën e saj, që ky të mos jetë rasti dhe që thjesht të ketë tymosur gjëra të gabuara, siç themi ne në Gjermani. Ka shumë nga këto “gjëra të gabuara”. Më vjen keq që zonjës i janë shteruar argumentat që në fjalinë e parë – dhe se i duhet të mbështetet në teori konsipirative dhe sulme personale. Aludimi se unë kam pranuar para, është thjesht një çmenduri”, u shpreh Peter Tiede.

      Në shkrimin e prestigjiozes gjermane, thuhej se Shqipëria është shembulli kryesor, i një vendi kaotik në duar gangsterësh. Në shkrim gjithashtu përmendej edhe një bisedë e kryeministrit Rama, në dosjen 184.

    Shto Koment