Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHKODËR- “Artisti i merituar”, Shyqyri Alushi, është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në Shkodër.
I njohur si bilbili i këngës shkodrane, Alushi ishte prej më shumë se dy javësh në spitalin e Shkodrës.
Ndahet nga jeta bilbili i këngës popullore shkodrane, “Artisti i merituar” Shyqyri Alushi. Para pak ditësh në media familjarët e tij i bënë apel Ministrisë së Shëndetësisë dhe shtetit për më shumë vëmendje ndaj kësaj figure, e cila dergjej në spital.
Shyqyri Alushi mbetet një prej artistëve me një numër shume të madh këngësh të interpretuara nga ana e tij.
Kush është Shyqyri Alushi?
Shyqyri Alushi Lindi ne Shkoder me 10 Maj 1934. Këngëtar i shquar i ahengut dhe këngës popullore qytetare shkodrane në gjysmën e dytë të shek. XX. Enci. Rrjedh nga një familje me origjinë fshatare. Prej babait të tij Alushit, trashëgon pasionin për muzikën popullore. Alushi ishte këngëtar dhe muziktar popullor në fyell dhe zumare. Realisht Shyqyriu bëhet këngëtar nëpër ambjentet muzikore të shtëpive dhe lagjeve të Shkodrës duke dëgjuar drejtpërsëdrejti ose nga pllakat e gramafonit mjeshtra të ahengut si Shuk Prifti, Sadik Spahija, Marku i Kranjanes, Sait Hoxha, Hasan Prezën etj.
Në moshën 10 vjeçare këndon me shokët dhe lagjes dhe më 1956 këndon këngët e para popullore në koncertin me rastin e inagurimit të kinema “Republikës” në Shkodër. Për një kohë të gjatë këndon si këngëtar nëpër dasma në Shkodër dhe në të gjithë fshatrat e NënShkodrës, më lulishte, lokale të ndryshme si dhe në shtëpinë e oficerave. Në lulishten “1 Maji”, Shyqyriu shoqërohej nga orkestra popullore e Adil Ujkashit. Në vitin 1974-1986 këndon si këngëtar profesionist pranë Estradës së Shkodrës deri sa doli në pension. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë. Ka marrë pjesë gjithashtu edhe në shumë turne ndërkombëtare si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj. Shyqyri Alushi mbahet si këngëtari i fundit i ahengut shkodran. Më 1984 i jepet titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1996 në festivalin e këngës popullore qytetare i jepet “Çmimi i Karjerës”. Me rastin e 65 vjetorit të lindjes, Bashkia e Shkodrës i jep titullin “Krenaria e Qytetit”. Gjatë gjithë jetës së tij artistike ka marrë edhe shumë çmime dhe dekorata të tjera. Në Shkodër të gjithë i thërrasin “mjeshtri i ahengut shkodran”. Ndër këngët e arta të repertorit të tij përmendim: “Thotë lulja për lulen”, “Kur natyra kenka veshur”, “Nëpër fusha në kodrina”, “Pranvera filloi me ardhë”, “T’parën herë kur jena pa”, “Eni more shokë”. Regjistrimet e tij muzikore janë kryesisht pranë Radio-Tiranës dhe Radio-Shkodrës.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LEZHË- Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi gjatë kontrollit iu gjet lëndë narkotike. I arrestuari është shtetasi me iniciale N.N., 31 v...
Vitet e fundit flukset e kërkesave për azil kanë qenë në rritje, kjo për shkak edhe të shanseve më të larta për tu pranuar kërkesa në Francë, në krahasim me ven...
TIRANË– Kryeqyteti tronditet nga një tjetër vrasje e rëndë. Mbrëmjen e sotme u ekzekutua rreth orës 22:00, 26-vjeçari Jurgen Kurti. Ai ishte duke sh...
TIRANË– Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak më parë në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën ...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një pers...
Forcat e policisë kanë shoqëruar 6 banorë të Unazës së Re në komisariatin numër 6 pasi bllokuan rrugën dhe dogjën goma pasditen e së dielës.Personat e shoqëruar...
BULQIZË- Banorët e Bulqizës me anë të një postimi në faqen e Facebook-ut “Bulqiza ime”, kanë paralajmëruar një protestë ditën e nesërme para ba...
KËLCYRË- Banorët e Këlcyrës që preken nga projekti për rijetëzimin e pedonales kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përmetit kryetarin e bashkisë...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në vend pas protestës së opozitës të shtunën në një lidhje skype me rubrikën”Opionin” në studion e lajmeve...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka zbuluar një detaj në lidhje më marrëdhënien që ka me bashkshortin e saj.Në një intervistë për ‘My Living’...