Siç vihet re Halsey, ishte frymëzuar nga paraqitja e Spears tek kënga e njohur "Toxic".
26 Korrik 2024, 20:35Nga S.B
Britney dhe Halsey
SHBA- Këngëtarja e njohur Halsey publikoi videon për këngën e saj të re të frymëzuar nga Britney Spears, "Lucky". Siç vihet re Halsey, ishte frymëzuar nga paraqitja e Spears tek kënga e njohur "Toxic".
Këngëtarja 29-vjeçare shkëlqeu me një body totalisht të tejdukshëm. Ndërsa Spears në të vërtetë kishte kristale të ngjitura në lëkurën e saj në videon "Toxic" të vitit 2004, Halsey kishte veshur një copë bezhë të mbuluar me gurë të vendosur në mënyrë strategjike.
Halsey
Reçipetat dhe bizhuteritë me diamante shtuan edhe më shumë shkëlqimin. Halsey bëri gjithashtu shumë referenca të tjera të stilit Y2K në videon "Lucky", duke përfshirë një veshje të frymëzuar nga Gwen Stefani dhe një mini-fund xhins të bashkuar me një rrip të madh.
Fansat i adhuruan referencat e Halsey ndaj Britney duke komentuar: Halsey në epokën e saj të Britney-t! Unë jam këtu për të!! Body ikonë Toxic Crystal!!
Spears
“Prit… kjo është IKONIKE!” shkruhej në një tjetër koment.
Videoja dhe teksti "Lucky" gjithashtu i referohen betejës së Halsey me lupusin dhe një çrregullimi të rrallë limfoproliferativ, së bashku me shtatzëninë e saj në 2021.