LIVE UPDATES
Art&Argëtim

PARASHIKIMI i horoskopit/ Sipas Meri Shehut, shenja më me fat e muajit do të ketë kapriço, dashuri dhe shpenzime

Energjia do të jetë shumë e madhe dhe janë shenjat kardinale: Dash, Gaforre, Peshore dhe Bricjap që duhet të jenë më të kujdesshme.

3 Korrik 2023, 22:25 Nga k.m.
PARASHIKIMI i horoskopit/ Sipas Meri Shehut, shenja më me fat e muajit do
Meri Shehu

Korriku do të  jetë një muaj ndryshimesh për shenjat. Shumë cikle do të marrin fund, do të merren vendime të rëndësishme por mesi i muajit do të jetë periudha më e vrullshme. Sipas renditjes së  shenjave sipas Meri Shehut në “Rudina” në Tv Klan, energjia do të jetë shumë e madhe dhe janë shenjat kardinale: Dash, Gaforre, Peshore dhe Bricjap që duhet të jenë më të kujdesshme. Më të favorizuara janë shenjat e ujit: Akrepi, Peshqit dhe Gaforrja.

12. Bricjapi

Megjithëse e fillojnë muajin me një hënë të plotë në shenjën e tyre, kjo është më shumë një apokalips që ata do kuptojnë se çfarë u mungon ose çfarë ka ndodhur në jetën e tyre deri tani. apokalipsi është i bukur sepse do arrijnë të shikojnë, të kuptojnë, të marrin vëmendje por në jetën personale mund të kemi një Korrik shumë të nxehtë, me ngjarje e evenimente të rëndësishme por që do jenë delikate. Një hënë e plotë ngelet shumë delikate sidomos për femrat, por edhe për meshkujt ndaj shumë Bricjapë duhet të kenë kujdes marrëdhëniet familjare, ekonomike dhe vendimet që kanë marrë në jetën personale sepse kthehet edhe Afërdita në prapavijë dhe mund t’u japë një problematikë në lidhje me besimin që kanë te partneri ose që do japin e marrin.

11. Dashi

Janë më erotikët, por hëna e plotë në Bricjap do i tundojë shumë në lidhje me karrierën. Do duan shumë që jo vetëm të dashurojnë, por duan të zënë edhe një pozicion pune, të bien në sy, të bëjnë shumë famë. Pikërisht kjo do i bëjë që të lënë pas dore gëzimet e bukura të verës dhe do merren me çështje karriere shumë më serioze se sa duhet. Marsi që do hyjë në Virgjëreshë do t’i japë një stres në lidhje me punën dhe shumë Dashë që kanë harxhuar shumë energji duhet të kenë kujdes me shëndetin sepse mund të para-harxhojnë energji dhe të stresohen shumë me punën. Kujdes me aksidentet.

10. Luani

Afërdita në shenjën e tyre në fillim të muajit kundërshtohet me Uranin. Shumë Luanë që kanë marrëdhënie të paqarta do shikojnë që mund të shpartallohen në fillim të muajit ose do shikojnë ku kanë pikat e dobëta të vetat dhe të partnerit dhe do marrin vendimet përkatëse. Hëna e re në Gaforre në datën 17 u jep një stimulim shpirtëror dhe një delikatesë sidomos edhe me punët do shikojnë mirë se nuk do ndihen shumë të favorizuar dhe Marsi në Virgjëreshë tregon shumë shpenzime. Me sa duket pas datës 17 Luanët vetëm do japin shumë para dhe nuk do ndihen komodë.

9. Demi

Do ta përjetojnë vështirësinë e muajit Korrik në ditët e para sepse Afërdita në Luan kundërshtohet me Uranin në shenjën e tyre dhe aty do kuptojnë sa e do partneri, sa lekë ka për verën, çfarë mund të programojë e çfarë jo, por edhe këto të fundit mund të dalin jashtë kontrollit. Demi do marrë një shije pak paqartësie në fund të muajit dhe vështirë t’i mbledhësh e t’u thuash që ka një hënë të plotë në Bricjap dhe jeni më të favorizuarit për të udhëtuar jashtë shtetit, për të kontaktuar e hapur horizonte të reja. Thuajua sa të duash, do ngelen tek e vjetra, sidomos në fund të Korrikut me kthimin e Afërditës në prapavijë dhe nuk do ndryshojnë më pozicion. Me hënën e plotë në Bricjap të shohin më matanë.

8. Shigjetari

Marsi në Virgjëreshë bëhet antagonist me ta, sidomos në lidhje me karrierën e punën. Iu vjen dikush, i shtyn në një antagonizëm, bëhet më flamurtar se këta dhe i bën të mendojnë se po rrezikojnë punën e të ardhmen dhe futen në një lloj stresi. Ndoshta kanë edhe stres në ndonjë marrëdhënie ndërpersonale, në çift ose familjare ndaj të kenë kujdes në lidhje me punën dhe antagonizmat. Nuk është momenti të thonë fjalën e fundit ose të bëhen seriozë në periudhë vere. Çështjet erotike fillojnë që të komplikojnë shumë jetën e tyre në përgjithësi.

7. Binjakët

Janë një nga shenjat që do merren krejtësisht me çështjet familajre. Duke filluar nga data 17 dhe me hënën e re në Gaforre që duket sikur do përmirësohet disi çështja ekonomike, por Plutoni përballë tyre është shumë grykës dhe i thith çdo lek që marrin si fshesë elektrike ndaj nuk do ndihen komodë në mes të muajit. Marsi futet në Virgjëreshë në datën 17 dhe vendos një lloj vështirësie në marrëdhëniet familjare ndaj nuk duhet të ngrenë tonin, të bëhen kapriçozë ose antagonistë me anëtarët e familjes, sidomos edhe në çift nuk duhet të tregojnë rivalitet sepse për shumë pak mund të marrë flakë një marrëdhënie familjare.

6. Peshorja

Janë në një pozicion komod, në mes sepse Afërdita në Luan si në fillim, edhe në fund të muajit, edhe nëse kthehet e kundërt përsëri marrin më të mirën e saj pavarësisht se është shumë e goditur në fillim të muajit. Në mes të muajit do duan të bëjnë biznes të madh, që bie në sy por duke hyrë Mërkuri në Luan do kudnërshtohet me Jupiterin në Dem dhe do kenë pak kujdes te tendencat e shpenzimeve në mes të muajit për ndonjë investim biznesi. Në fund të muajit vetëm do kenë kujdes të kërkojnë të drejtat e tyre nga e kaluara, çfarë nuk u është dhënë, çfarë u është premtuar dhe nuk u është mbajtur qoftë në jetën personale, qoftë në ekonomi.

5. Virgjëresha

Janë në pozicion komod, megjithëse do futet Marsi në shenjën e tyre. Nuk e di sa të afta janë të mirëpresin një mashkull të fuqishëm në jetën e tyre ose një epror të fuqishëm por që duhet ta bëjnë aleat. S’ka sesi të bëhen aleat me një njeri të rrëmbyer, por që do u duhet ta marrin këtë vendim. E shoh të vrullshëm mesin e muajit, me ndryshime të mëdha, zhvillime të mëdha. Kujdes në marrëdhëniet në çift në disa raste dhe marrëdhëniet erotike që nuk i kanë shprehur ose deklaruar, qoftë në fillim, qoftë në fund të muajit me Afërditën e kundërt në Luan.

4. Ujori

Janë në pozicion të mirë duke marrë parasysh që Afërdita i thërret për një bashkëpunim dhe marrëdhënie të qëndrueshme, por i trazojnë vetë ujërat në fillim të muajit dhe kuptojnë kush është njeriu i duhur për ta dhe sa reziston. Kanë lajme të mira sepse fillojnë punë të reja, veprimtari dhe ana ekonomike e tyre do finalizohet me sukses. Ujorët që nuk do jenë të kënaqur në fund të muajit me marrëdhëniet ekzistuese ose kanë pasur ndarje, do shikojnë rikthime të personave nga e kaluara në jetën erotike të paktën dhe kjo mund t’u japë mundësinë të ekuilibrohen, të marrin më shumë kënaqësi në këtë periudhë. Kujdes me shpenzimet sepse do kenë shumë gjatë muajit Korrik.

3. Peshqit

Janë një shenjë uji, me hënën e re në Gaforre nuk do goditen prej saj sa i përket Plutonnit dhe do marrin më të mirën qoftë nga ndryshimet në jetën erotike ose ndryshimet e mëdha me pasionet e tyre në karrierë e talentet e ndryshme. Një dashuri e tyre vihet në rrezik në mes të muajit, por nëse e kapërcejnë këtë gur prove, do kenë një verë shumë romantike dhe do rigjenerojnë marrëdhëniet e tyre në përgjithësi. Marsi përballë tyre tregon që në jetën e tyre mund të futet një mashkull i fortë, potent dhe që kërkon shumë rivalitet.

2. Akrepi

Si shenjë e ujit ky është një muaj që do u japë shanse të mira me hënën e re dhe diellin në Gaforre, kanë shumë mundësi të udhëtojnë, të kontaktojnë jashtë, të ndihen mirë, të kenë forcë lipidike të mirë, të marrin para por në fushën e karrierës të kenë kujdes në fillim e fund të muajit sepse ka kontradikta. Të kenë kujdes në lidhje që mund të bëhen për famë sepse njerëzit mund t’u afrohen për këtë arsye dhe ata të zhgënjehen nga kjo tendencë sepse janë e vetmja shenjë që nuk mund ta shesin lëkurën e tyre, mund ta ndryshojnë por nuk e shesin.

1.Gaforrja

Është muaji i tyre, por ka një hënë të plotë përballë tyre në fillim të muajit në Bricjap që i thërret për partneritete, për marrëdhënie të mira dhe për ta parë më mirë dhe dëshiruar jetën në çift. Hëna e re në shenjën e tyre në datën 17 është e rrezikshme për të gjithë sepse merr pjesë Plutoni dhe do dëgjojmë ngjarje që nuk do të na pëlqejnë. Nuk flas vetëm për Gaforret, por në përgjithësi çështje familjare, turma, atdheu, shumë gjëra mund të komplikohen nëpër botë por Gaforrja është ajo që do i kapërcejë dhe hëna e re do marrë drejtime pozitive. Kujdes në fiillim dhe në fund të muajit kur Afërdita bëhet e kundërt që do të shpalosë një natyrë kapriçoze dhe me shpenzime të mëdha që do t’i përndjekë për tërë Gushtin./tvklan.al

meri shehu

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës