Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bashkia u tërhoq nga synimi i saj për ti sistemuar familjet në banesat e reja në lagjen Spitallë, 5 kilometra larg qendrës së qytetit. Athanas Simaku, një nga pinjollët e familjes që jeton në banesën e përbashkët të të parëve që e blenë atë nga fundi i viteve 1940, shpjegoi se ai dhe të afërmit e tij bëjnë pjesë në grupin e parë të banorëve, që pas vendimit për kompensim financiar duhet të largohen nga shtëpia.
Tre vjet pas nënshkrimit të memorandumit që synon menaxhimin e integruar të zonës arkeologjike A të qytetit të Durrësit, amfiteatri antik ka të njejtën pamje me ditën kur u zhvillua ceremonia tripalëshe. Një nga pikat e këtij dokumenti të firmosur nga titullarët e Ministrisë së Kulturës dhe bashkisë së Durrësit, si dhe nga drejtuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim parashikonte edhe “strehimin post-tërmet të familjeve në zonën arkeologjike”. Kjo pikë është kundërshtuar nga pronarët e shtëpive të ndërtuara mbi amfiteatrin antik.
“Ekspertizat e Institutit të Ndërtimit, që i konsideronin të dëmtuara godinat e pjesës lindore të amfiteatrit u kundërshtuan nga familjarët, të cilët provuan të kundërtën, atë të gjendjes normale të banesave edhe pas goditjes sizmike”, tha për BIRN Eugen Simaku, një nga banorët e zonës.
Bashkia u tërhoq nga synimi i saj për ti sistemuar familjet në banesat e reja në lagjen Spitallë, 5 kilometra larg qendrës së qytetit. Athanas Simaku, një nga pinjollët e familjes që jeton në banesën e përbashkët të të parëve që e blenë atë nga fundi i viteve 1940, shpjegoi se ai dhe të afërmit e tij bëjnë pjesë në grupin e parë të banorëve, që pas vendimit për kompensim financiar duhet të largohen nga shtëpia.
Pasardhësit e katër vëllezërve dhe dy motrave të familjes Simaku pretendojnë në rrugë gjyqësore, të kenë në këtë territor, një sipërfaqe banese të paktën dy herë më të madhe, se sa ajo e paraqitur në vendimin e qeverisë për kompensimin e familjeve.
“Pas zbulimit të amfiteatrit deri në vitin 1990 prindërit tanë brenda truallit-pronë fillestare kanë ndërtuar shtesa, dhe nuk i kanë kushtuar rëndësi letrave, e për pasojë ndërtimet e reja kanë mbetur të palegalizuara e të pahedhura në hartat përkatëse”, shprehet për BIRN Flutura Kona, avokate e familjes Simaku.
“Do të jetë një proces i vështirë dhe i gjatë, dhe ne po grumbullojmë të gjithë dokumentet e mundshme, përfshirë edhe fotot e para viteve 1990”, shtoi ajo.
Procesi gjyqësor, sipas Konës, do të jetë i gjatë edhe për shkak të numrit të kufizuar të gjyqtarëve në Gjykatën e Durrësit.
“Pas vetingut gjyqtarët e mbetur duhet të përballen me 600-700 çështje në vit”, u shpreh ajo.
Në vitin 1966, kur arkeologu Vangjel Toçi zbuloi shkallaret e para të amfiteatrit 50 familje që jetonin në këtë territor u transferuan në banesa të tjera të qytetit. Më pas me gjithë projektet e shumta të parealizuara gjithçka mbeti si më parë.
Mungesa e fondeve për largimin e familjeve i mbajti larg arkeologët nga muret verilindore, të cilat vijojnë të jenë pjesa e panjohur e monumentit të madh. Vetëm në vitin 2014 nga zona u larguan pesë familje, të cilat u kompensuan financiarisht.
Nga ana tjetër, deri tani sondazhet e arkeologëve në zonën e arenës kanë patur vetëm qëllime studimore.
Marrëveshja tripalëshe midis Fondit, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Durrës është pjesë e një projekti ambicioz që parashikon ndërhyrje në të dy anët e bulevardit “Epidamn”, që njihet më shumë si rruga “Tregtare”. Për realizimin e plotë të tij pritet prishja e plotë apo e pjesëshme e 202 banesave, një numër mjaft i madh që duket se do të kërkojë kohë.
Banesat e para që do të prishen për ti hapur rrugë zbulimit të plotë të monumentit më të madh të antikitetit në vendin tonë ndodhen mbi galeritë e krahut lindor të amfiteatrit, muret e të cilit aktualisht janë të padukshme. Por në disa nga dhomat e shtëpive shihen zgavrat e galerive që presin të zbulohen plotësisht. Kryetari i shoqatës “Durrësi autokton” Abdulla Deliallisi tha për BIRN se vonesat në realizimin e projektit nuk janë të rëndësishme në krahasim me të drejtën ligjore të banorëve lidhur me vlerën.
“Një vendim gjyqi mund të përmbysë edhe VKM, madje gjykata mund të marrë masën e sigurimit të padisë deri në vendimin e formës së prerë të Apelit”, shpjegoi ai.
Familjet Simaku, Mema dhe Kacani, dyert e të cilave ndodhen në një nga rrugicat me qarkullimin më të madh në qytet, kanë edhe pretendime të tjera, të cilat lidhen kryesisht me shifrën e kompensimit në lek, të përcaktuar në vendimin e qeverisë. Deri tani asnjë nga 11 familjet që i përkasin këtyre tre mbiemrave dhe për të cilat është bërë e njohur shifra e kompensimit, nuk është larguar nga banesa, në vendimin përkatës të gjyqësorit.
“Ku të shkoj”, pyeti një nga kryefamiljaret, që kërkoi të mos identifikohej.
“Me paratë e kompensimit nuk mund të ble dot një shtëpi edhe në lagjen e kënetës, e jo më në mes të qytetit ku kemi banuar gjithë jetën”, theksoi ajo, duke shtuar se kur u zbulua amfiteatri para 55 vjetësh, mirë apo keq familjeve që u larguan u dhanë shtëpi pranë qendrës, për çdo kurorë nga një hyrje madje.
Elda Kacani tha për BIRN se të njejtin shqetësim kanë edhe familjarët e saj, megjithëse nuk kanë bërë padi ndaj askujt.
“Ne i kërkuam ministrisë së Kulturës rritjen e shifrës së kompensimit, por përgjigja ishte: është njëlloj për të gjithë,”- kujtoi ajo. Eugen Simaku spjegoi se ministria e Financave ka parashikuar një kuotë më të vogël se 100 mijë lek për metër katrorë.
“Këto janë banesa me një sipërfaqe mjaft të vogël dhe në qendër të qytetit, prandaj duhet të çmohen me vlerë më të madhe”, përfundoi ai./ BIRN
Personazhi Penelope LONDËR- Pas suksesit të madh të serialit prequel Bridgerton, "Përralla e Mbretëreshës Charlotte", saga te...
Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani TIRANË- Ndryshe nga ceremonitë e tjera të VIP-ave, moderatorja Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj vendos...
Xhensila Myrtezaj dhe Kejsi Tola TIRANË- Ceremonitë e kurorëzimit të VIP-ave këtë sezon, kanë bërë që t&e...
Bebe Rexha SHBA- Turi i këngëtares Bebe Rexha nuk ka shkuar aq mirë saç ajo mendonte. Kjo pasi ditën e djeshme në konc...
Horoskopi DashiJava do të nisë shumë mirë. Sukseset ose grindjet e mundshme individuale nga të cilat duhet të dilni fitimtar....
Pamje nga koncerti Festivali i Kitarës po zhvillon edicionin e tij të 7-të, dhe entuziazmi për këtë event tërheqës ...
Elva Margariti dhe Flamur Golemi GJIROKASTËR- Skenës së Festivalit Folklorik Kombëtar po i vendosen elementët e fundit pë...
Foto ilustruese Stina e preferuar e thuajse të gjithëve është vera. Por ka disa njerëz që duket se nuk e preferojnë fare...
Al Pacino dhe partnerja e tij Baballarët duket se po plaken. Në disa raste, jo pak. Këtë javë, aktori Al Pacino lindi fëmij...
Foto ilustruese Ne jemi gjithmonë të magjepsur (dhe është e kuptueshme se pse) se si jetonin paraardhësit tanë të larg&e...