LIVE UPDATES
Art&Argëtim

LETRA /Edith Durham nga Grand Hotelpër gazetën katolike angleze: Ejani dhe hetoni gjendjen e vështirë të krishterëve

“Tablet”, gazeta kryesore katolike angleze, botoi më 5 tetor letrën e mëposhtme të një protestanteje angleze, zonjës Edith Durham, e cila ka jetuar për shumë vite në Turqi.

19 Qershor 2022, 09:40 Nga DOSJA

LETRA /Edith Durham nga Grand Hotelpër gazetën katolike angleze: Ejani

Nga Aurenc Bebja, Francë

FRANCË- “La Gazette de France” ka botuar, të mërkurën e 16 tetorit 1912, në ballinë, letrën e Edith Durham dërguar asokohe gazetës katolike angleze “Tablet” për të alarmuar mbi situatën e vështirë të krishterëve në vilajetin e Shkodrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

LETRA /Edith Durham nga Grand Hotelpër gazetën katolike angleze: Ejani

“Tablet”, gazeta kryesore katolike angleze, botoi më 5 tetor letrën e mëposhtme të një protestanteje angleze, zonjës Edith Durham, e cila ka jetuar për shumë vite në Turqi :

Zotëri, Pak kohë më parë ju botuat një artikull të zonjës Christitch (Kristiç) për katolikët në Turqi. Mund t’ju siguroj, pas një eksperience disavjeçare, se tabloja që ajo ju ka paraqitur për gjendjen e tyre është e lyer me ngjyra tepër rozë. Duke qenë se nuk jam vetë katolike, nuk e kam të lehtë të kontaktoj personat e interesuar që mund t’u vijnë në ndihmë këtyre popullatave fatkeqe, prandaj po ju bëj thirrje.

Në Shqipërinë veriore, ato janë në rrezik të madh për t’u dëbuar, vrarë ose detyruar nga fatkeqësia më mizore të bëhen muhamedanë (myslimanë). Gjendja e tyre ishte mjaft e vështirë para revolucionit turk (1908). Që atëherë, ajo është përkeqësuar çdo vit. Përballë shqiptarëve katolikë, sikundër gjithë nënshtetasve të tjerë fatkeq të krishterë të turqve, praktikohet politika e osmanizimit të detyruar.

Kjo shtyu popullsinë e dëshpëruar në revoltë. Verën e kaluar (1911) ata luftuan me guxim kundër forcave turke që i rrethuan. Presioni i Fuqive të Mëdha i detyroi ata të pranonin një traktat dhe për respektimin e këtij traktati fuqitë nuk dhanë garanci. Për më tepër, nuk është thjesht nënshkrimi i këtij traktati të veçantë që është i nevojshëm për të siguruar paqen, sepse, në çdo detaj të jetës, katolikët vuajnë padrejtësi të pandërprera.

Xhandarët hyjnë në plantacionet e tyre, rrëmbejnë frutat e tyre, thyejnë pemët për të bërë dru zjarri. Ankesat për dëme priten me tallje. Në një proces gjyqësor midis një myslimani dhe një të krishteri, është shumë e rrallë që myslimani të shpallet përgjegjës. Nga ana tjetër, të krishterët arrestohen dhe burgosen pa gjyq me pretekstet më të kota.

Kur bëhet fjalë për mbledhjen e taksave, autoritetet lokale pothuajse kudo përpiqen të zhvatin nga të krishterët më shumë se sa pjesa e tyre e kontributit në shumat e taksuara. Nëse të gjithë banorët mund të merrnin armë, ata do të kishin një shans të mirë për të fituar. Por Fuqitë e Mëdha, të cilat nuk kujdesen për mbrojtjen e tyre, i pengojnë me të gjitha mjetet e mundshme të blejnë armë kontrabandë dhe, në të njëjtën kohë, ua japin turqve duke thithur fitime të mëdha.

Unë nuk mund të tërheq vëmendjen tuaj në mënyrë të prerë për faktin se të ashtuquajturat shtete të krishtera dhe të qytetëruara të Evropës po ofrojnë tani fonde për blerjen e armëve që do të përdoren në këtë luftë shfarosjeje. Vetë popullatat e ndjejnë këtë shumë thellë dhe akuzojnë fuqitë se tani janë më barbare se turqit. Me pushkët e saj, qeveria armatos kështu popullsinë myslimane dhe i punëson si bashibozukë. Dhe, në të njëjtën kohë, posedimi i armëve është i ndaluar për të krishterët.

Për t’ju vërtetuar se termi “barbarë” nuk është shumë i fortë, dua t’ju jap disa detaje mbi ngjarjet e fundit. Në vilajetin e Shkodrës ndodhet një fshat, Reimeli (Hajmelit). Në fushën përreth Zadrimës ka fshatra të shpërndara, disa të krishterë, të tjerë muhamedanë (myslimanë). Gjatë gjithë dimrit të kaluar, të krishterët u sulmuan nga fqinjët e tyre të armatosur dhe, me aq sa mundën, ata blenë armë për mbrojtjen e tyre personale. Kohët e fundit popullsia e Reimelit (Hajmelit) u terrorizua dhe u pengua të punonte në arat e tyre.

Guvernatori i Shkodrës dhe komandanti, Ali efendiu, i siguruan këta njerëz se nuk kishte asnjë rrezik dhe se mund të vazhdonin qetësisht punën e tyre. Dy ditë më vonë, natën e 5 shtatorit, mbërriti Ali efendiu me 1000 ushtarë dhe një numër të madh bashibozukës. Ata arrestuan 50 fshatarë në shtëpitë e tyre dhe u lidhën duart. 35 prej tyre i dërguan në garnizonin më të afërt nëpërmjet një eskorte ushtarake. Fjala për këtë sulm të paprovokuar dhe të pabesë u përhap dhe një grup të krishterësh nga Zadrima, të cilët posedonin armë, vendosën të përpiqeshin të shpëtonin fqinjët e tyre.

 Duke dëgjuar të shtënat e tyre, turqit masakruan 15 të burgosurit e lidhur, ua nxorën sytë, ua prenë këmbët dhe 4 prej tyre u çanë kafkat; lënduan rëndë një numër të madh personash të tjerë dhe vranë disa të moshuar në shtretërit e tyre. Më pas, pasi mbaruan veprën e gjakut, turqit u larguan. Ipeshkvi (prifti) i kësaj dioqeze që ndodhej në vend, dëshmoi vërtetësinë e të gjitha këtyre detajeve; doktori bëri të njëjtën gjë. Një nga të vrarët ishte shërbëtori i priftit.

Nga ana tjetër, më 2 shtator, 50 ushtarë dhe disa oficerë erdhën në fshatin e krishterë të Blinishtit dhe kërkuan ushqim dhe strehim. Kryeplaku i fshatit i priti në shtëpinë e tij, preu dy deshë dhe një lopë dhe gatoi posaçërisht për ta. Të nesërmen i thanë se, në cilësinë e shefit (kryeplakut), duhej t’i shoqëronte për një pjesë të udhëtimit. Sapo u larguan nga ky fshat, e kapën këtë njeri pa mosbesim, e lidhën, e çuan në Shkodër dhe e futën në burg, pa asnjë gjyq dhe padi. 

Më 7 shtator, e evakuuan trupin e tij dhe u konstatua se ai kishte marrë katër goditje me bajonetë nën syrin e majtë dhe në krahun e majtë dhe se koka i ishte mavijosur plotësisht. Trupi ishte në gjendje kalbëzimi. Ai jo vetëm që ishte vrarë në burg, por duket se autoritetet më pas e mbajtën trupin derisa ishte në një gjendje të tillë që ata besuan se më pas do të ishte varrosur pa u ekzaminuar.

Të krishterët e Zadrimës kanë ikur shumë herë nga fshati i tyre dhe kryeplaku (Mudiri) njofton se do t’i zëvendësojë ata me myslimanë të importuar. Politika e importimit të myslimanëve në rrethet katolike dhe krijimit të fshatrave për ta po përhapet me shpejtësi.

Zotëri, ka misionarë trima katolikë që janë gati të hetojnë tmerret e Putumayo-s. Unë besoj se mes lexuesve tuaj do të gjendet gjithsesi një prift anglez që do të vijë dhe do të hetojë gjendjen e vilajetit të Shkodrës. (Atje shkohet duke u nisur nga Trieste me vaporët e Llojdit austriak dhe nuk duhet ngatërruar ky vilajet me Shkodrën e Kostandinopojës.) Kushdo që ndërmerr këtë udhëtim duhet të jetë në gjendje të flasë italisht, sepse është e vetmja gjuhë e Europës perëndimore që flitet nga kryepeshkopët, peshkopët dhe priftërinjtë, të cilët, pothuajse pa përjashtim, janë të gjithë shqiptarë.

Lutem, në emër të njerëzimit, që kjo thirrje të dëgjohet dhe dikush, ose më mirë, disa të vijnë e të shohin. Unë jam munduar të bëj më të mirën, por nuk mund të punoj vetëm. Unë jam, etj.

Marrë nga Darsiani 

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet