Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
Mbrëmjen e së shtunës Tirana u kthye në qendër të vëmendjes ndërkombëtare falë koncertit të artistit amerikan Kanye West.

TIRANË- Mbrëmjen e së shtunës Tirana u kthye në qendër të vëmendjes ndërkombëtare falë koncertit të artistit amerikan Kanye West.
Ai performoi për herë të parë në Shqipëri duke arritur një pjesëmarrje të gjerë të shqiptarëve nga të gjitha trojet por edhe në vende të ndryshme të botës. Koncertit iu bashkuan edhe të huaj të cilët kanë mbërritur në Tiranë vetëm për koncertin e Kanye West .
West konsiderohet si një ndër artistët më me ndikim në muzikën moderne. Gjatë koncertit ai solli hitet e karrierës së tij ndër vite ndërsa të pranishmit e shoqëruan me këngë dhe duartrokitje. Ato që ranë në sy te të pranishmit e jo vetëm ishin skenografia dhe efektet vizuale të punuara enkas për këngëtarin.
Shfaqja në “Eagle Stadium” ishte ngritur në kilometrin e parë të autostradës Tiranë. Kanye West gjatë karrierës së tij ka publikuar 14 albume dhe është vlerësuar me 24 çmime Grammy. I parashikuar për në orën 20.00 eventi nisi një orë me vonesë, derisa të gjithë pjesëmarrësit kaluan elementët e sigurisë për të hyrë në stadium.
“Eagle Stadium”, me kapacitet prej 60 mijë vendesh u ndërtua posaçërisht në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës.
Për të mbërritur atje u vunë në dispozicion autobusë, u ofruan edhe linjat e transportit publik. Të premten, reperi bëri provat gjenerale, ndërsa gjatë qëndrimit të shkurtër në Tiranë, u prit edhe nga kryeministri Edi Rama.
Rama i tregoi artistit ambientet e zyrës së tij, sallën e hartave si dhe pikturat. Së bashku me Kanye West shkrepën edhe një foto me librin 'The Albanian Files'.
Koncerti u mbajt mes polemikash, pasi për zhvillimin e tij, qeveria shpenzoi mbi 4 milionë euro nga buxheti.
NEW YORK- Jay-Z ka shndërruar stadiumin Yankee në një festë të trashëgimisë, krenarisë së qytetit të...
AUSTRALI- Cynthia Erivo dhe Ariana Grande të cilat bashkëpunuan në filmin “ Wicked ” kanë përshkruar...
NEW YORK- Taylor Swift dhe Travis Kelce, u përballën me kritika të shumta për martesën e tyre më 4 korrik. Krye...
LONDËR- Tom Holland ka shprehur admirimin e tij për Jude Bellingham gjatë turneut promovues të filmit The Odyssey në ...
TIRANË- Princi Leka ka ndarë me ndjekësit e tij një moment emocionues familjar, me publikimin e një fotoje pas ardhje...
EGJIPT- Këngëtarja Shakira ka njoftuar koncertin e madh në Piramidat e Mëdha të Gizës, i cili konsiderohet ...
ITALI- Këngëtari i njohur italian Peppino di Capri ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare në Capri, ishu...
Dashi Kalimi i Hënës në Akrep sjell emocione të forta dhe ndjesi të thella, sidomos në mbrëmje. Është koha p&eum...
Dashi Do të jeni shumë xhelozë ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe mund të debatoni ashpër me të. Sa më shp...
NEW YORK- Jon Bon Jovi i është rikthyer skenës pas katër vitesh si pasojë e nënshtrimit të një operacioni për rip...