LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Javë e paqëndrueshme, vetëm një shenjë merr 5 yjet e Meri Shehut, astrologia: Merruni me veten

Shenjat e horoskopit do gjejnë njëfarë ngushëllimi, por gjithsesi nuk do jetë një javë pa mësime karmike.

16 Maj 2022, 23:26 Nga DOSJA
Javë e paqëndrueshme, vetëm një shenjë merr 5 yjet
Meri Shehu

TIRANË- Prapavija e Mërkurit vazhdon ende, por ndërkohë shenjat do të ndikohen nga energjia e Hënës së plotë në Akrep dhe kombinimit të Diellit e Saturnit. Meri Shehu, mikesha e përhershme në “Rudina” në Tv Klan lajmëron se shenjat e horoskopit do gjejnë njëfarë ngushëllimi, por gjithsesi nuk do jetë një javë pa mësime karmike.

Meri Shehu: Astrologjikisht nuk i besoj shumë ritmit të kësaj jave sepse duam apo s’duam do marrim një mësim karmik të madh sepse Dielli në Dem bën një katërkëndësh me Saturnin në Ujor. Të gjithë do përplasemi diku dhe do vështirësohemi. Lidhja e mirë e Diellit me Neptunin nuk do lehtësojë shumë. Hëna e plotë në Akrep do ndikojë shumë në shenjat e qëndrueshme: Akrep, Dem, Ujor dhe Luan sepse do ndryshojë jetën e 10-ditëshit të dytë të tyre.

Do ndeshen me çështjet ekonomike, do ketë një ndryshim dhe kthesë të madhe kësaj jave dhe duhet ta marrin me qetësi, sidomos detyrimet që kanë ndaj të tjerëve. Mërkuri i kundërt sjell pengesat në komunikim në jetën e përditshme, duhet të jenë më të saktë në marrjen e informacionit dhe një çështje ekonomike do rëndohet pak fuqishëm dhe duhet ta shohin me kujdes këtë javë.

Jupiteri në Dash i thotë që duhet të merren shumë me veten,të meditojnë, të çlodhen që të arrijnë disi të karikohen mirë. Katërkëndëshi i Diellit në shenjën e tyre me Saturnin sjell vështirësi personale, ligjore, pengesa në ecuritë e tyre dhe gjërat nuk po qartësohen mirë. Do kenë mbështetje dhe një dalje romantike nuk do bëjë keq.

Megjithëse do kenë një jetë sociale shumë të fuqishme, do kenë pak probleme me punën ose një disavantazh lidhur me të. Do kenë ca parandjenja të çuditshme dhe nuk do përshtaten dot me kërkesat e punës ku nuk do jenë kryesorët. Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre i komplekson më shumë se sa duhet.

Jupiteri ndodhet ku duhet lidhur me karrierën e martesën , por do penalizohen pak kësaj jave nga lidhja midis Diellit e Saturnit në Ujor që sjell disa pengesa në çështjet ekonomike dhe paqartësi në fushën shpirtërore. Do kenë një marrëdhënie të vështirë me partnerin në çift nëse janë ndarë tashmë ose kanë bërë ceremonitë dhe në çështjet ekonomike nuk do ndihen mirë.

Megjithëse janë futur në një fazë shumë të mirë, këtë javë duhet të kenë kujdes sepse Dielli në Dem me Saturnin në Ujor i kundërshton drejtpërdrejt në një bashkëpunim, lidhjet në çift dhe çështjet ekonomike që marrin një lloj vështirësie këtë javë. Kjo do jetë e përkohshme dhe duhet të rregullojnë tullën e fundit para se të ngrenë majat.

Ka një rregullim të situatës sepse shkojnë më mirë atëherë kur situatat janë më të vështira sepse mobilizohen më shumë. Situata do jetë pak më e rreptë dhe do kenë sukses çështjet ekonomike. Do kenë armë të fortë parandjenjën për të parashikuar dhe për të parandaluar situata që mund t’i bënin keq. Vështirësitë ekonomike, në bashkëpunime dhe në jetën personale vazhdojnë edhe këtë javë.

Një nga shenjat me fat në këtë periudhë, por Hëna e plotë në Akrep ka të bëjë direkt me ekonominë. Duhet të ndryshojnë diçka lidhur me të ose vihen përballë një investimi të madh që ndoshta nuk është në momentin e duhur. Një çështje ligjore nuk hapet ende si duhet.

Hëna e plotë në shenjën e tyre sjell madhështinë e ndjenjave, emocioneve, mundësinë për t’i parë gjërat më mirë pavarësisht se brenda vetes të ndryshon shumë gjëra. Ky ndryshim mund të jetë më i fortë se sa mund të mbajnë por do arrijnë të kapërcejnë edhe këtë situatë. Çështjet ekonomike dhe të punës mbeten në diskutim.

Kanë hyrë në vrullin e Jupiterit në Dash, kanë hapur krahët për të fluturuar në dashuri. Hëna e plotë në Akrep është në shtëpinë e tyre të 12-të që i penalizon psikologjikisht, i bën më të mbyllur, të frikësuar, duan shumë siguri për të vepruar. Por do kalojë shpejt.

Do  vazhdojnë mirë, sidomos në marrëdhëniet familjare, por nuk do jenë mirë në ekonomi dhe me të afërmit. Duhet të kthejnë detyrimet morale e ekonomike, por duan të hartojnë një plan. Nuk po e gjejnë dot veten në jetën sentimentale, ndaj nuk do jenë mirë as këtë javë.

Saturni në shenjën e tyre bën katërkëndësh me Diellin në Dem dhe disa gjëra që i shihnin si mbështetje  e pozitivitet në jetën e tyre do të tronditen. Hëna e plotë në Akrep tregon që diçka e rëndësishme duhet të ndryshojë patjetë në karrierë dhe jetën personale.

Pavarësisht ikjes së Jupiterit nga shenja e tyre, Dielli në Dem bën një lidhje të bukur me Neptunin në Peshk dhe do kenë një lloj mbrojtjeje për të vepruar. Do kenë dëshirë për të ndihmuar të tjerët dhe nuk do i shohin shumë të mëdha problemet e tyre. Do kalojnë një javë romantike dhe me zhvillime në aspektin ekonomik. Të kenë kujdes një çështje ligjore.

Marrë nga tvklan.al

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para