LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Java e akrepave, Meri Shehu jep yjet për shenjat: Demi dhe binjakët me nga 1 yll

Shenjat më me fat për këtë javë do të jenë Akrepi, Ujori dhe Peshqit, të cilëve Meri u ka dhënë plot 5 yje.

24 Tetor 2022, 20:04 Nga k.m.
Java e akrepave, Meri Shehu jep yjet për shenjat: Demi dhe binjakët me
Meri Shehu

Astrologia Meri Shehu është mikeshë e përhershme e emisionit “Rudina”, në Tv Klan. Si çdo të hënë, astrologia ka treguar se çfarë duhet të presin shenjat për këtë javë dhe sipas të mirave dhe të këqijave që do prekin secilën ajo ka dhënë yjet për shenjat, ku duket se shenjat më me fat për këtë javë do të jenë Akrepi, Ujori dhe Peshqit, të cilëve Meri u ka dhënë plot 5 yje.

“Është një javë shumë e rëndësishme, të gjithë mezi po presim ndikimin e hënës së re e cila ndodh nesër. Është një hënë shumë e rëndësishme kësaj jave. Është eklips në fakt dhe është në Akrep. Afër kësaj hëne është edhe Afërdita, kjo do të thotë që kësaj jave do të pleksemi shumë emocionalisht, do pasionohemi me çështjet e ndjenjave, erotike por edhe me anën ekonomike. Ata që do e ndjejnë më shumë janë akrepat  e lindur në 10 ditët e parë, demët e lindur në 10 ditët e para, ujorët dhe luanët e lindur në 10 ditshin e parë. Do u ndodhin ngjarje karmike, ngjarje që duhet tu ndodhin. Do marrin një mësim, por edhe do ndiejnë një pasion që se kanë ndier më para. Do u japin fund disa marrëdhënieve që u ka shteruar pasioni”, tha Meri Shehu para se të ndante edhe yjet për secilën shenjë.

Dashi- 2 Yje. Eklipsi ndodh pikërisht në çështjet ekonomike dhe personale. Do digjen shumë pasione dhe shumë çështje. Dhe një çështje do shkoj deri në fund. Është javë që i trondit shpirtërisht dhe psikologjikisht deshët. Do merren me borxhet ekonomike, me detyrimet që kanë.

Demi- 1 Yll. Është pikërisht hëna e re dhe eklipsi përballë shenjës së tyre, në Akrep. Këtu ndodh një gjë shumë e rëndësishme, me partnerin, me bashkëpunimet, me ofertat ekonomike, me pasionet, me xhelozitë. Këto do jenë një strumbullar shumë i madh në shenjën e Demit. Të shikojmë sa të fortë do jenë.

Binjakët- 1 Yll. E kanë pak të vështirë se u futet pasioni në çështje pune. Puna ka të bëjë me logjikën me përpikërinë, por kur ka të bëjë dhe me pasionin dhe kaq i zjarrtë sa është pasioni në Akrep nëse një gabim ndodh edhe binjakët do e ndiejnë të pafalshme. Do jenë në trysni të madhe pune dhe duhet të merren me shëndetin, të fillojnë një terapi të rëndësishme. 

Gaforrja- 3 Yje. Hëna e re në Akrep është në një shenjë që gaforret i ëmbëlson shumë erotikisht, shumë gaforre do ndihen mirë në ujërat e tyre. do bëjnë  gjëra që i pëlqejnë, por mund të kenë edhe njohje karmike. Një destin, një fat, i destinuar për ta do bëhet prezent kësaj jave qoftë në jetën personale, qoftë edhe në dëshirat e tyre personale, për një fëmijë apo veprimtari të rëndësishme.

Luani- 2 Yje. E ka në çështjet familjare. Një hënë e re në çështjet familjare i trondit themelet e qëndrueshme, shumë luanë do të përballen me situata të reja, me situatë të rëndësishme ekonomike familjare.

Virgjëresha-4 Yje. Hëna e re ne Akrep i jep mbështetje, i jep një ide, i jep një konsultë të rëndësishëm, bashkëpunime jashtë mase të mira ekonomike.

Peshorja-3 Yje. Do merret shumë me çështjet ekonomike. Mbyllet një cikël ekonomik, duan a s’duan. Peshoret do tronditen pak se duhet të zgjedhin një punë të rëndësishme.

Akrepi- 5 Yje. Hëna e re në shenjën e tyre. Fillimi është shumë i rëndësishëm me hënën e re në Akrep, është eklips, merr pjesë edhe Afërdita. Një ngjarje shumë e rëndësishme në jetën e akrepave sidomos atyre të lindur në 10 ditshin e parë. Këto janë ngjarje armike, do ndodhin.  

Shigjetari-2 Yje. Akrepi është në një shtëpi pasioni të mbyllur dhe jo shumë të besuar për shigjetarin. Nuk i jep besim, i jep pasiguri.  Shumë shigjetarë nuk do kenë energji për t’u shprehur dhe do jenë nervozë. Kujdes me shëndetin!

Bricjapi- 3 Yje. Do marrin energji të mira. Do ecin mirë, do e kërkojnë Akrepin në çdo aspekt të jetës së tyre për një fillim të ri, qoftë në lidhje me shoqërinë, qoftë në lidhje me dashurinë qoftë në lidhje me projektet e tyre në përgjithësi.

Ujori-5 Yje. E parë në fushën e karrierës e kanë të mirë. Këto tre muaj mund të kërkojë dhe mund të avancojë në lidhje me karrierën me publicitetin, me fejesat, me martesat. Sidomos ujorët e lindur në 10 ditshin e parë.

Peshqit- 5 Yje. Shenja e Akrepit është një kombinim perfekt për  peshqit, madje peshqit për akrepat janë dashuria dhe kombinimi i këndshëm. Peshqit do ndihen për një fillim të ri, për një fantazi të re, për një udhëtim./tvklan.al

meri shehu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet