Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në shtator 2023, kur Cameron u pa duke brohoritur këngëtarin në koncertin e Måneskin në Madison Square Garden në New York City.
SHBA- Dove Cameron dhe Damiano David i Måneskin konfirmuan romancën e tyre gjatë fundjavës duke bërë debutimin e tyre të parë në tapetin e kuq si çift në Galanë vjetore të Clive Davis para Grammy. Aktorja 28 vjeç, dhe i dashuri i saj muzikant 25 vjeç, nuk u përmbajtën duke ndarë në mënyrë të këndshme momente me njëri tjetrin ndërsa pozuan për fotografët në ‘The Beverly Hilton’ në Beverly Hills, Kaliforni, të shtunën mbrëma.
Të dy vazhduan të flirtojnë dhe të shkëmbejnë shikime me njëri-tjetrin përpara se të futeshin brenda në sallën e mbushur me yje, ku morën pjesë edhe të famshëm si Megan Thee Stallion, Machine Gun Kelly, Lenny Kravitz, Avril Lavigne, Lana Del. Rey, Shania Twain dhe Dua Lipa.
Cameron u pëlqye shumë në këtë event e veshur me një fustan korse pa rripa, të gjatë deri në dysheme nga ‘Salih Balta’, duke e kompletuar pamjen e saj me flokë të drejtë të hijshëm, eyeliner dhe bizhuteri elegante. Ndërkohë, David veshi një kostum gri dhe pantallona të gjera, të kompletuara me një këmishë të bardhë dhe kollare të zezë.
Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në shtator 2023, kur Cameron u pa duke brohoritur këngëtarin në koncertin e Måneskin në Madison Square Garden në New York City. Këngëtarja "Boyfriend" tregoi edhe një herë mbështetjen e saj për grupin rock (i përbërë gjithashtu nga basistja Victoria De Angelis, kitaristi Thomas Raggi dhe bateristi Ethan Torchio) në shfaqjen e tyre në Brazil në nëntor 2023.
Në të njëjtin muaj, fotot e të dyve duke u puthur në plazhin Bondi në Sydney, Australi, u shfaqën në rrjetet sociale përmes revistës italiane Chi. David ishte i lidhur më parë me modelen Giorgia Soleri, ndërsa Cameron ishte në lidhje me ish-bashkëjetuesin e saj të "Descendants" Thomas Doherty për katër vite.
"Unë kalova një ndarje shumë publike vitin e kaluar dhe ndihesha vërtet keq." tha Cameron në qershor 2021 ndërsa promovonte "LazyBaby”.
Përveç emocioneve të statusit të marrëdhënies së tyre të re, Cameron dhe David kanë qenë të dy të zënë me projektet e tyre muzikore. Bukuroshja bionde publikoi pjesën e parë të albumit të saj të fundit, "Alchemical: Volume 1", në nëntor, ndërsa grupi i të dashurit të saj përfundoi "Rush!" turneun botëror muajin e kaluar.
Meghan Markle dhe Princ Harry KANADA- Princi Harry dhe Meghan Markle do të festojnë ditën e Shën Valentinit këtë vit duk...
Dakota Johnson BRAZIL- Dakota Johnson mori një faqe nga libri i Margot Robbie-t teksa merrte pjesë në Vogue Brazil Ball në Rio de ...
Ice Spice dhe Nicki Minaj SHBA- Dhe Grammy shkon për… jo për Nicki Minaj dhe Ice Spice. Dyshja u emëruan gabimisht si fitueset e...
Poonam Pandey Një postim në mediat sociale që pretendonte se një aktore indiane kishte vdekur për shkak të kancerit të q...
Travis Kelce dhe Taylor Swift SHBA- Travis Kelce u sigurua që mbështetja për të dashurën e tij Taylor Swift të dallohej ...
Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift SHBA- Kengëtarja Taylor Swift dëshmoi se ajo dhe Olivia Rodrigo janë në marrëdhënie t&eu...
Jay z dhe vajza e tij SHBA- Jay-Z kritikoi ‘Akademinë e Regjistrimit’ për arsyen se nuk kanë vlerësuar Byoncen me &cce...
Celine Dion SHBA- Këngëtarja Celine Dion është rikthyer në natën më të madhe të muzikës. Ylli b&eum...
Dua Lipa SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa shkëqeu mbrëmjen e shkuar në ceremoninë e 66-t&...
Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbërriti në tapetin e kuq të çmi...