LIVE UPDATES
Art&Argëtim

I rritur në banesa sociale dhe i shëruar nga varësia e drogës, kush është i dashuri i ri i Dua Lipës?

Edhe pse ai nuk është një emër kaq i njohur sa Dua, Callum ka bërë progres të madh në karrierën e tij si aktor, duke siguruar pjesë në serinë e filmave “Fantastic Beasts” dhe në “Emma” të vitit 2020 krah Anya Taylor-Joy.

19 Janar 2024, 10:53 Nga M.B
I rritur në banesa sociale dhe i shëruar nga varësia e
Dua Lipa dhe Callum Turner

BRITANI- Callum Turner tani është gati të fitojë një mori fansash të rinj në të gjithë botën pas shfaqjes së tij publikisht me yllin shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, shkruan DailyMail në një artikull dedikuar dyshes. Edhe pse ai nuk është një emër kaq i njohur sa Dua, Callum ka bërë progres të madh në karrierën e tij si aktor, duke siguruar pjesë në serinë e filmave “Fantastic Beasts” dhe në “Emma” të vitit 2020 krah Anya Taylor-Joy. Jeta luksoze e tij në tapetin e kuq, veshje dizajnerësh dhe një e dashur e famshme është shumë larg fillimeve të tij modeste të klasës punëtore, kur ai u rrit në një lagje në banesa të ndihmës sociale me nënën e tij të vetme, Rosemary, në Londër.

Si fëmijë, ai ëndërronte të luante futboll dhe madje ndërroi shkolla nga një në Putney në një tjetër më larg, në lagjen Sheen sepse kjo e fundit kishte një fushë futbolli AstroTurf. Callum, i cili tha se kontakti i tij me babain gjatë rritjes ishte “i dobët”, la kolegjin e gjashtë viteve para se të merrte nivelet e tij A dhe vazhdoi të luante për një ekip futbolli gjysmë-profesionist. Megjithatë, ëndrra e tij për të luajtur për ekipin e tij të dashur Chelsea u shkatërrua në fund, me Callum i cili prani vet në një intervistë për The Independent në vitin 2020 duke thënë: “Unë nuk jam një atlet profesionist. Shumë e thjeshtë. Ishte jashtëzakonisht i përkushtuar, thjesht nuk isha futbollist”. Në moshën 18-26 vjeç, Callum tha për 'The Independent': “Kam pirë shumë hashash. Unë isha në depresion ose një frustrim dhe nuk kisha asnjë kuptim apo mjete për të trajtuar ndjenjat e mia, kështu që u vetë-medikamentova për shumë kohë”.

Ai tha se ishte “një vendosmëri për të ndryshuar dhe për të mos humbur jetën time” që e bëri të lirohej në fund nga varësia. Kur ishte 21 vjeç, ai u kthye në aktrim, por ai theksoi në vitin 2019 se “nuk ka pasur asnjë plan të madh”. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk punoi fort, duke shpjeguar për The Independent këtë javë: “Unë mendoj se diçka që lidhet me të qenit nga klasa punëtore dhe pa para është se ti në fakt duhet të kesh një punë tjetër. Unë punoja tri punë; unë punoja në dy dyqane të ndryshme dhe në një bar vetëm për të paguar qiranë time”, shpjegoi ai.

Aktori do të kalonte katër ditë në javë duke punuar, ndërsa tre të tjerat i kushtonte aktrimit, duke parë filma, duke marrë kurse ose duke shkuar në teatër. Por puna e tij e fortë i ka sjell të ardhura, me Callum që shfaqet në një mori emisionesh të njohura televizive dhe filma, duke përfshirë “Emma”, thrillerin e BBC-së “The Capture” dhe “The Boys In The Boat” krah bashkë-protagonistit George Clooney. Ai gjithashtu ka luajtur krah Eddie Redmayne në serinë “Fantastic Beasts” dhe James Norton në serialin televiziv “War & Peace”. Një nga rolet e tij të hershme e pa atë të luante kundër Helen McCrory në “Leaving” të ITV-së (2012), një dramë për një marrëdhënie me diferencë moshe. Dua nuk është fytyra e vetme e famshme me të cilën Callum ka qenë në lidhje. Ai ka qenë në një marrëdhënie romantike me yllin e “The Crown” Vanessa Kirby deri sa çifti e ndërprenë lidhjen e tyre në vitin 2019. 

dua lipa callum turner

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet