Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët
21 Korrik, 16:20
...
Art&Argëtim
FOTO/Elisabetta Franchi me Marina Vjollcën në krah prezantojnë koleksionin e ri në Pasarelën VIP
Marina publikoi disa foto nga sfilata duke u shprehur se ka qenë një moment i paharrueshëm për të
29 Maj 2022, 11:24Nga DOSJA
Pamje nga sfilata
TIRANË-E premtja ka qenë një natë e paharrueshme për stilisten Elisabetta Franchi dhe ambasadoren e markës së saj, Marina Vjollca. Ato kanë sjellë sfilatën e parë në Shqipëri të firmës “Elisabetta Franchi”. Sfilata mblodhi shumë personazhe të njohur të ekranit dhe jo vetëm.
Marina publikoi disa foto nga sfilata duke u shprehur se ka qenë një moment i paharrueshëm për të.
“Një nga momentet më të paharrueshme. Të jam mirënjohëse gjithë jetën, të falënderoj shumë dhe të dua shumë. Nata më emocionuese e jetës sime. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime”,-ka shkruar Marina krah fotove me Elisabetta Franchin.
Franchi gjithashtu postoi foto nga sfilata duke kujtuar emocionet: Marina më kapi dorën dhe nuk ma lëshoi deri në fund... Emocioni ishte shumë i madh. Faleminderit Tirana! Do të kthehem shumë shpejt!
Pasarela dukej më e bukur se kurrë me krijimet e Elisabetta Franchit dhe të gjitha adhurueset e saj u magjepsën nga idetë e koleksionit të ri.