Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Art&Argëtim
Festivalit të Filmit në Kanë ka përfunduar, kush e mori trofeun, si u ndan çmimet e tjera
Çmimet u përzgjodhën nga një juri prej nëntë anëtarësh.
29 Maj 2022, 09:59Nga DOSJA
Ruben Ostlund
FRANCË- Festivalin e 75-të të Filmit në Kanë, e ka fituar satira sociale e regjisorit nga suedia Ruben Ostlund, me filmin “Triangle of Sadness”. Ostlund ka fituar një nga çmimet më prestigjioze të kinemasë për herë të dytë.
Ruben Ostlund,
“Ne donim që pas shfaqjes njerëzit të dilnim së bashku dhe të kishim diçka për të folur.”, tha Ostlund pas marrjes së çmimit.
Sipas The Guardian, çmimet u përzgjodhën nga një juri prej nëntë anëtarësh, në krye ishte aktori francez Vincent Lindon, dhe u prezantuan ditën e djeshme në një ceremoni përmbyllëse brenda Teatrit ‘Grand Lumière’ të Kanës.
Çmimi i dytë i jurisë, u nda mes dramës së butë të fëmijërisë “Close” të Lukas Dhont dhe thrillerit romantik të regjisores Claire Denis, “Stars at Noon”.
Çmimi ‘Aktorja më e mirë’ shkoi te Zar Amir Ebrahimi për interpretimin e saj si gazetare në “Holy Spider” të Ali Abbasit, një thrilleri. Regjisori suedez-egjiptian Tarik Saleh mori çmimin ’Skenari më i mirë’ për “Boy From Heaven”.
Kjo është lista e plotë e çmimeve:
Palma e Artë Triangle Of Sadness, dir: Ruben Ostlund
Çmimi i madh Stars At Noon, dir: Claire Denis Close, dir: Lukas Dhont
Regjisori më i mirë Park Chan-ëook, Decision To Leave
Çmimi special Tori And Lokita, dirs: Jean-Pierre Dardenne, Luc Dardenne
Çmimi i jurisë
EO, dir: Jerzy Skolimoëski The Eight Mountains, dirs: Felix Van Groeningen & Charlotte Vandermeersch