"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Art&Argëtim
Elon Musk fotografohet me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett (FOTO)
Dyshja u panë në hotelin “Cheval Blanc”, ku dhomat kushtojnë mbi 1300 dollarë për natë
31 Maj 2022, 12:50Nga DOSJA
Elon Musk, Natasha Bassett
SHBA- CEO i Teslas Elon Musk, është parë me të dashurën e tij të re, aktoren australiane Natasha Bassett, duke shijuar një drekë të qetë në Saint Tropez. Dyshja u panë në hotelin “Cheval Blanc”, ku dhomat kushtojnë mbi 1300 dollarë për natë.
Sipas Dailymail, ata kanë një diferenc të madhe në moshë Musk, 50 vjeç dhe Bassett, 27 vjeçe, u ulën për të shijuar një pamje të plotë të pishinës. Dyshja më pas shëtitën dorë për dore nga restoranti i shtrenjtë, duke kaluar kërkuesit e tjerë të diellit në plazh.
Bassett, e dashura më e re e Muskut deri më tani, dukej elegante e veshur me një fustan “Zadig and Voltaire” në vlerë 698 dollarë, sandale argjendi dhe një çantë të ngjashme. Ndërsa Musk, kishte veshur një bluzë ngjyrë gri të errët, xhinse të zeza dhe çizme të zeza lëkure të markës “Chelsea”.
Bassett u shpërngul në ShBA nga Australia kur ishte 19 vjeçe. Ajo fillimisht punoi në Neë York dhe më pas udhëtoi për në Los Angeles. Është e paqartë se si ajo dhe Musk u njohën me njëri-tjetrin. Musk është një baba i shtatë fëmijëve, i cili është divorcuar tri herë, dy herë nga e njëjta grua.