30 Maj 2022, 14:02
Nga DOSJA
Muzeu i Luvres
FRANCË- Është zbuluar se çfarë tha dhe çfarë e shtyu burrin i cili i maskuar si grua dhe sulmoi Xhokondën e famshme në Muzeun e Luvrit të dielën pasdite.
Sipas mediave të huaja, ai tha se e bëri për planetin pasi u shpreh se ka njerëz që po shkatërrojnë tokën dhe nuk mendojnë fare për planetin.
"Kjo është arsyeja pse e bëra, mendoni për planetin. Ka njerëz që po shkatërrojnë Tokën. Të gjithë artistët, mendoni për Tokën. Prandaj e bëra këtë. Mendoni për planetin,"- tha burri, i veshur me të bardha dhe me një parukë dhe helmetë.
Foto të tjera tregojnë karrocën me rrota pas kordonit që i mban vizitorët në një distancë të sigurt nga vepra arti. Megjithatë, deri më tani, nuk duket të ketë një video të vetë sulmit.
Mona Lisa legjendare nuk është dëmtuar, pasi janë marrë masa sigurie dhe është vendosur në një këllëf xhami të blinduar, pasi edhe në të kaluarën ka qenë pre e sulmeve. Muzeu i Luvrit nuk pranoi të komentojë mbi incidentin. Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë kutinë e xhamit të lyer me krem, e cila po pastrohet nga një pjesëtar i sigurimit të muzeut.
Xhokonda është vandalizuar edhe në të kaluarën Kjo nuk është hera e parë që vepra e Leonardo da Vinçit vandalizohet. Në gusht 2009, një vizitor rus i Luvrit u arrestua pasi hodhi një filxhan çaji në tryezë. Muzeu më pas kishte njoftuar se kupa ishte thyer në kutinë e xhamit e cila ishte gërvishtur lehtë.
Në dhjetor 1956, një burrë bolivian hodhi një gur në Gioconda, duke i shkaktuar dëme në krahun e majtë. Ngjarja ka bërë që ai të vendoset pas një kuti xhami. Që nga viti 2005, Gioconda ndodhet pas një kuti xhami të blinduar dhe mbrohet nga një guaskë që mban të kontrolluar lagështinë dhe temperaturën. Përpara saj kalojnë çdo vit miliona njerëz që vijnë për ta admiruar në muzeun më të madh në botë (10 milionë vizitorë në vit para pandemisë).
(d.a/dosja.al)
Art&Argëtim
30 Maj 2022, 13:42
Bo Hopkins
SHBA-Aktori amerikan Bo Hopkins, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjecare. Bo Hopkins, i njohur për rolet e tij n&eum...
Art&Argëtim
30 Maj 2022, 13:16
Johnny Depp duke performuar me Kitare
SHBA- Aktori Johnny Depp, është shfaqur në skenë në Sheffield vetëm dy dit&e...
Art&Argëtim
30 Maj 2022, 13:22
Buta
KOSOVË- Reperi Betim Jonuzi, i njohur ndryshe me emrin e artit Buta, ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes tragjike ku v&e...
Art&Argëtim
30 Maj 2022, 12:41
Pamje nga takimi me fëmijën e parë
MBRETËRIA E BASHKUAR- Mbretëresha Elizabeth II do të takojë për herë ...
Art&Argëtim
30 Maj 2022, 12:04
Ilir Shaqiri, Emannuela Morini dhe Sabian Medini
TIRANË- Balerini Ilir Shaqiri së bashku me bashkëshorten e tij Emannuela Morini realizun da...
Art&Argëtim
30 Maj 2022, 10:04
Blero dhe Afrona
TIRANË- Këngëtari Blero Muharremi, i ka shkuar në Zvicër ish-bashkëshortes së tij modeles Afro...
Art&Argëtim
30 Maj 2022, 09:32
Ilir Shaqiri, Emanuela Morini
TIRANË- Balerini Ilir Shaqiri, të shtunën u martua me gruan e tij aktoren italjane Emanuela Morini. Ai ka post...
Art&Argëtim
30 Maj 2022, 09:26
Buta
KOSOVË- Reperi Buta është larguar nga Kosova. Pamjet kur ai shihet duke udhëtuar në aeroplan drejt Anglisë po qarkullojn...
Art&Argëtim
30 Maj 2022, 07:09
Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 PrillNë dashuri, nëse jeni në çift prej kohësh, mund të vendosni të legalizon...
Art&Argëtim
29 Maj 2022, 20:53
Britney Spears
SHBA- Britney Spears ka postuar një tjetër foto nudo në rrjetet sociale. Këngëtarja Toxic ndau një f...