LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Do të keni një dëshirë të shfrenuar për të shpenzuar, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

23 Gusht 2024, 07:15 Nga M.B
Do të keni një dëshirë të shfrenuar për të
Foto ilustruese

Dashi


Sot kredoja juaj do jetë të përfitoni sa më shumë nga çdo moment për të folur hapur e pse jo për t'iu dhënë zgjidhje problemeve. Neptuni do ndikojë negativisht në jetën tuaj në çift. Do keni goxha vështirësi kështu që mundohuni të ruani qetësinë. Ju beqarët do fiksoheni shumë pas dikujt që nuk ka asnjë vlerë. Bëni kujdes sepse jeni ju qe do vuani më tepër. Në punë mirë është të diskutoni njëherë me shefat para se të ndërmerrni një hap sepse nesër ata mund t'iu kritikojnë. Buxheti do kalojë peripeci. Do keni një dëshirë të shfrenuar për të shpenzuar pa kufi dhe nuk do ndaleni asnjë çast.

Demi


Gjatë kësaj dite nuk do bëni përpjekjet e duhura për të kaluar të gjitha sfidat që do iu dalin. Në fakt po nuk u munduat fetë mos prisni që të tjerët të luftojnë për ju. Ju të dashuruarve do iu mungojë realizmi gjithë kohës. Do t’i kërkoni partneri gjëra që ai nuk mund t’i arrijë dhe do mërziteni të dyja palët. Mos e teproni me kërkesat nëse nuk doni që ai të lodhet me ju. Ditë konfuze për ju beqarët. Herë do dëshironi të krijoni një lidhje dhe herë do stepeni. Qartësohuni njëherë me veten. Në punë do kërkoni me ngulm të bashkëpunoni me një koleg që e mendoni të aftë, por planetët nuk do i keni në krah. Gjërat për ju do jenë goxha të vështira në këtë fushë. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por duhet të ruani ekuilibrin.

Binjakët


Sot do jeni edhe më kokëfortë dhe nuk do doni që askush t'iu kundërshtojë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni shumë të duruar dhe të matur. Shume shpejt do vijnë edhe momentet që mezi po i prisni. Për ju beqarët mund të jete edhe sot dita e shumëpritur. Shikoni me kujdes kudo që shkoni sepse mund ta gjeni atë që po kërkonit. Në punë idetë do i keni të mira, por duhet të ndiqni disa hallka për t'i realizuar. Duhet patjetër t'ua tregoni edhe eprorëve sepse përndryshe ata nuk do iu japin të drejtën për të vazhduar. Në sektorin financiar do dini t’i organizoni shumë mirë gjërat dhe do vendosni stabilitet. Mos prisni të pasuroheni menjëherë.

Gaforrja


Gjatë gjithë kësaj dite do ju duket sikur vetëm ju keni të drejtë dhe mund të bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse keni një lidhje xhelozia do arrijë kulmin. Kujdes sepse pasojat mund të jenë shumë negative dhe mund të sjellin probleme që as i kishit menduar. Ju beqarët, falë planetëve, nuk do e keni ambientin e duhur për te dashuruar. Bëni dhe pak durim dhe ruani optimizmin. Në punë do jeni vërtet të ngarkuar dhe do lodheni shumë. Shumicën e kohës stresi do ju shoqërojë. Neptuni do sjellë gabime dhe pështjellim në planin financiar. Ky nuk është momenti i përshtatshëm për të bërë shpenzime të mëdha.

Luani



Do jeni shumë të përgjegjshëm gjatë kësaj dite dhe të gjithë do ju marrin si shembull. përgatituni për të dhënë edhe këshilla. Nëse keni një lidhje do i thoni "po" stabilitetit në jetën tuaj. Edhe pse ju ka pëlqyer gjithmonë të jeni joshës dhe të shihni edhe të tjerë, duhet të ndryshoni sa nuk është ende vonë. Ju beqarët do keni frikë te krijoni një lidhje serioze dhe nuk do pranoni asnjë ftesë për takim. Në punë do përshtateni me çdo koleg që do ju kërkohet të bashkëpunoni dhe do dini si t'i zgjidhni edhe situatat e sikletshme me të cilat do ju duhet të përballeni. Për të mos pasur probleme financiare mos e hapni menjëherë portofolin dhe të shpenzoni, por tregohuni të matur. Vetëm kështu nuk do keni probleme.

Virgjëresha


Dëshira juaj e papërmbajtur për pavarësi, liri dhe hapësirë nuk do pritet shumë mirë. Bëni kujdes sepse po gabuat do keni pasoja. Edhe nëse keni një lidhje do kërkoni më shumë liri. Veproni me delikatesë dhe pa vënë ne rrezik lidhjen që keni krijuar sepse përndryshe nuk i duhet ku mund t'iu çojë rrjedha. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me risi dhe emocione pa fund. Nuk do ketë dashuri me shikim të parë, por pëlqime do ketë me shumicë. Në punë do jeni tej mase të motivuar dhe do provoni edhe gjëra që më parë nuk keni guxuar. Ritmi do jetë i shpejtë dhe do ndiheni më mirë. Financiarisht do përballeni me një dite të vështirë. Gjithsesi Urani do iu ndihmojë ta koloni me lehtësi gjithçka.

Peshorja


Mundohuni të ruani sa më shumë gjakftohtësinë gjatë kësaj dite sepse mund të vendoseni edhe para sfidave të vështira. Nëse keni një lidhje Yjet do ju bëjnë më autoritarë ndaj partnerit. Gjithsesi ai nuk do e marrë për keq këtë dhe do aprovoje të gjitha vendimet që do merrni ju. Mos përfitoni nga situata për tu kthyer në një tiran. Ju beqarët do e gjeni sot dikë interesant, por gjithsesi mendohuni mirë para se të vendosni për një lidhje serioze. Në punë do bëni mirë të bashkëpunoni me kolegët dhe të ndani eksperiencat sepse keni për të arritur më lart. Bëni kujdes me financat të cilat do vijnë duke u pakësuar. Merrni masat e duhura sa pa qenë vonë.

Akrepi


Saturni do iu japë idetë e duhura si të dilni nga problemet ku jeni futur. Do zgjidhni me të vërtetë shumë telashe. Nëse keni një lidhje, dëshirat tuaja më të zjarrta edhe mund të realizohen duke parë pozicionin e mirë që ka Plutoni. Partneri do iu përkëdhelë më tepër se kohët e fundit. Nëse jeni beqarë, përpjekja që do bëni për të joshur dhe për të gjetur personin ideal do të japë më në fund frytet e veta. Në punë shumicën e kohës do hezitoni të hidhni hapa edhe pse e dini se keni të drejtë dhe mund të realizoni çdo gjë si duhet. Me buxhetin gjërat nuk do ecin shumë mirë. Kjo do iu bëje të tregoheni edhe më të matur me shpenzimet.

Shigjetari


Edhe pse do mundoheni nuk do jeni të kthjellët gjatë kësaj dite dhe do bëni gjëra për të cilat do pendoheni gjatë. Shumë herë fjalët tuaja do jenë të pabaza. Neptuni do jetë i pozicionuar keq në jetën sentimentale për ju të dashuruarit. Nuk pritet të ndodhe ndonjë gjë skandaloze megjithatë kujdes me çdo veprim që do bëni. Ju beqarët nuk duhet të mendoni të krijoni një lidhje me të parin që do iu dalë përpara sepse kjo nuk do jetë zgjidhja e duhur. Në punë tregohuni vigjilentë dhe profesionistë. Bëjini sytë katër dhe mos lejoni asnjë person t’iu ndërpresë rrugën. Ka ardhur koha të merreni seriozisht me sektorin financave. Mos lejoni që situata të përkeqësohet.

Bricjapi


Intuita juaj do jetë e fortë gjatë kësaj dite dhe nuk do ju lejojë të gaboni. Do e shihni nga larg të ardhmen. Merkuri do jetë planeti që do influencojë më shumë në sektorin e dashurisë për ju që keni një lidhje. Bashkëpunimi do përforcohet dhe komunikimi do jetë akoma më i mirë. Ju beqarët edhe pse do jeni të papërgatitur, do keni një takim impresionues dhe drithërues. Në punë është mirë të rregulloni sa më parë çdo problem sado të vogël që më [as gjërat t’i keni më në vijë. Po të jeni të organizuar gjithçka do ju ecë si duhet. Ekuilibri buxhetor do jetë i qëndrueshëm. Ruajeni sa të mundni këtë situatë dhe shpenzoni me maturi.

Ujori


Sado që të mundoheni ta ndryshoni jetën tuaj sot, asgjë nuk do ju ecë si duhet. Nuk do kaloni momente te animuara dhe mërzita do mbizotërojë shumicën e kohës. Për ju të dashuruarit do ketë mungesë komunikimi, tension dhe konflikte. Dita nuk do jetë aspak e mirë kështu që bëni kujdes maksimal. Do jetë akoma më mirë të qëndronit pak larg njëri-tjetrit dhe të reflektonit me kujdes. Nëse jeni beqarë nuk do keni takimet që keni pritur, por kjo nuk do të thotë që të bini në dëshpërim. Në punë duhet të përgatiteni për kundërshtime të shumta, por nuk duhet të humbisni logjikën. Në planin financiar vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet.

Peshqit


Do jeni përgjithësisht me humor të mirë gjatë kësaj dite dhe gjithmonë gati të mbështesni dhe të ngrini moralin e personave që keni pranë. Nëse jeni në një lidhje, dialogu nuk do reshtë kurrë dhe do ndani çdo mendim me partnerin. Fjalët e ëmbla dhe gjestet e ngrohta do shtohen. Nëse jeni beqarë do keni shumë sukses në dashuri edhe pa u munduar gjatë. Ka mundësi që me personin që do afroheni të ndani përvoja jete të njëjta. Në punë ka mundësi t'iu bëhet një propozim për një projekt jashtë shtetit. Mirë është që gjithçka ta diskutoni në një darkë jashtë. Për financat mos u shqetësoni sepse Venusi do ua lehtësojë goxha gjërat. 

horoskopi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës