LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Buxheti do të ekuilibrohet më shpejt nga sa mendonit, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

6 Korrik 2024, 07:06 Nga M.B
Buxheti do të ekuilibrohet më shpejt nga sa mendonit, parashikimi i
Foto ilustruese

Dashi


Asgjë dhe askush nuk do mund ta destabilizojë sot jetën tuaj. Do jeni të zotët e vetes. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë tej mase e begatë. Në çdo moment do ndiheni mirë me partnerin dhe qëndrueshmëria do mbizotërojë gjithë kohës. Nëse jeni beqarë do keni një takim të veçantë, i cili shumë më shpejt nga sa mendonit do shndërrohet në diçka më tepër. Në punë do jeni paksa përtacë sa ta filloni diçka, por më pas nuk do ndaleni derisa të rrini majat. Buxheti do ekuilibrohet më shpejt nga sa mendonit edhe falë një shpërblimi të majme që do merrni.

Demi


Mirë është të mos bëni asgjë të përshpejtuar gjatë kësaj dite sepse përndryshe keni për të pasur probleme. Për ju të dashuruarit çdo gjë ka për të ndodhur ashtu si e keni menduar. Surprizat nuk do mungojnë për asnjë moment kështu që përgatituni shpirtërisht. Ju beqarët nuk do influencoheni pozitivisht nga yjet, përkundrazi. Sado që do e kërkoni princin e kaltër, ju nuk keni për ta gjetur dot. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do hidhni hapa nëse jeni në mëdyshje për diçka. Buxhetin do arrini ta mbani nën kontroll edhe pse do ju duhet të kryeni edhe disa shpenzime më tepër.

Binjakët


Ka rrezik të tregoheni shumë impulsivë gjatë kësaj dite dhe mund të gaboni. Për ju të dashuruarit gjërat nuk kanë për të ecur ashtu si ju do dëshironit sidomos nëse kërkoni gjithë kohës pavarësi dhe doni të dalë e juaja. Pa bashkëpunim dhe duke mos toleruar nuk arrihet asgjë. Nëse jeni beqarë jo vetëm që do keni takime, por mund të afrohen tej mase me dikë interesant. Në punë do iu ofrohen mundësi të mira, por ju duhet të dini si të përfitoni prej tyre. Me pak përpjekje çdo gjë do marrë formën e duhur. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që mund të shpenzoni edhe disa para për gjëra qejfi.

Gaforrja


Do i merrni gjërat shumë shtruar sot dhe nuk do jeni aspak nën presion për të bërë diçka. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë plotësisht e qetë. Do ndiheni gjatë gjithë kohës mirë pranë partnerit dhe do i shprehni ndjenjat pa pushim. Ju beqarët do merrni vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Sektori profesional nuk ka për të pasur probleme dhe ju do vazhdoni në qetësi të plotë atë që keni nisur. Për menaxhimin e buxhetit këshillohuni me disa specialistë sepse vetëm ata mund t'iu japin leksionet e duhura.

Luani



Hëna dhe Urani do ju nxitin të kërkoni më shumë liri e pavarësi gjatë kësaj dite. Gjithsesi bëni kujdes me mënyrën sesi do veproni. Nëse keni një lidhje jeta juaj sentimentale ka për të qenë goxha më e qetë. Do jeni më të logjikshëm dhe nuk do bëni gabimet që keni bërë më parë. Ju beqarët do përkëdheleni mjaft nga yjet dhe keni për të pasur një ditë të begatë. Shumë gjëra do jenë ndryshe për ju. Në punë do ju duhet të qëndroni edhe me orare të zgjatura për të përfunduar atë që keni nisur. Do lodheni pak, por rezultatet që do merrni do jenë shpresëdhënëse. Në planin financiar do dini sa para të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë në mënyrë që gjendja të mos ketë probleme.

Virgjëresha


Ndryshe nga sa e kishit menduar, dita e sotme do kalojë probleme dhe peripeci sot. Ju të dashuruarit do keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin dhe në disa momente do ndiheni shumë keq. Më e mira është të qëndroni larg njëri-tjetrit njëherë për njëherë. Ju beqarët do e kërkoni ende dashurinë e madhe, por nuk keni për ta gjetur dot. Në punë duhet të jeni më të logjikshëm, më intuitivë dhe më të vëmendshëm. Vetëm kështu gjërat do ju ecin si duhet. Buxheti nuk do jetë i keq, por për shkak të borxheve që do ju duhet të shlyeni situata mund të ketë edhe ndonjë tronditje të vogël.

Peshorja


Dielli do sjellë shkëlqim në jetën tuaj sot dhe nuk keni më asnjë vështirësi si dikur. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë ditë plot ngjyra. Do argëtoheni pafund me partnerin dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët do pëlqeni mjaft një person shumë më të ri se ju dhe nuk do keni guxim t'ia shprehin ndjenjat. Po pritet gjatë keni për ta humbur atë. Në punë do arrini ta menaxhoni si duhet situatën dhe do arrini rezultatet që keni menduar. Ruani sa më shumë qetësinë dhe mos u merakosni për asgjë. Në planin financiar mirë është të mos ndërmerrni shumë rreziqe dhe gjendja ka për të qenë e mirë.

Akrepi


Gjatë kësaj ditë Mërkuri do ju bëjë më të përgjegjshëm dhe më të matur me çdo gjë. Ju të dashuruarit do jeni të fiksuar pas lidhjes tuaj dhe do bëni edhe sakrifica vetëm e vetëm që çdo gjë të ecë sa më mirë. Do jeni gati të hiqni dorë edhe nga disa teka vetëm që mos keni debate me të dashurin e zemrës. Ju beqarët do bëni deklarata të forta dashurie dhe do arrijnë ta tërheqin pas vetes atë qe pëlqejnë. Në punë do ju duhet të bëni disa modifikime në projekt në mënyrë që të arrini suksesin. Disa kolegë të vjetër do ju ndihmojnë pamasë. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi apo vështirësie.

Shigjetari


Ditë shumë intensive ka për të qenë kjo e sotmja për ju. Komunikimi do jetë shpëtimi për çdo gjë. Nëse jeni në një marrëdhënie dashurie, jeta juaj nuk do influencohet aspak nga planetët. Bëjini gjërat ashtu si do i ndieni dhe keni për ta parë që zemra do jetë gjithë kohës e mbushur me gëzim. Ju beqarët do jeni gati të lënë çdo gjë tjetër pas dore vetëm për t'iu përkushtuar jetës sentimentale e për të gjetur dashurinë. Ka mundësi që sot të keni fat. Në punë kolegët do i keni përkrahës dhe jo rivalë. Kjo do bëjë që për ju gjithçka të jetë më e lehtë. Me shpenzimet ka rrezik të jeni impulsive dhe do bëni gabime të pafalshme.

Bricjapi


Mërkuri dhe Urani do jene në kundërshtim me njëra tjetrën sot kështu që duhet të tregoheni më të vëmendshëm për të mos u futur në probleme. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë më intensive. Zemra do rrahë fort në çdo moment dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët do bëni goxha persona për vete, por do preferoni të prisni edhe pak para se të bëni zgjedhjen përfundimtare. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm për gjërat që duhet të bëni dhe do ndiqni me përpikmëri planet e bëra më herët. Buxheti në tërësi do jetë i kënaqshëm dhe pa ndonjë tronditje të rrezikshme.

Ujori


Gjatë kësaj dite do ju duhet më shumë vullnet dhe durim për t’ia dalë mbanë sa më mirë. Ju të dashuruarit tregohuni sa më të duruar sepse partneri do ketë disa teka dhe do kërkojë që t'i vini pas qejfit. Nëse kundërshtoni çdo gjë keni për të pasur probleme. Ju beqarët do jeni të dëshpëruar në çdo moment sepse nuk do arrini dot ta bëni për vete princin tuaj të kaltër. Në punë do keni besim tek vetja dhe nuk do ndaleni lehtësisht sado të vështira të jenë sfidat. Të gjithë do mbeten me gojë hapur nga rezultatet që do keni. Në planin financiar do jeni më me fat se më parë dhe çdo gjë do ju ecë më së miri.

Peshqit


Gjatë kësaj dite do jetë shumë mirë t’iu kesh miq dhe e tmerrshme t’iu kesh armiq. Për të mbrojtur veten dhe ata që doni mund të bëni çdo gjë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e shkëlqyer dhe emocionet do shtohen ore pas ore. Asgjë e keqe nuk do ndodhë mes jush. Ju beqarët nuk do keni një ditë të qëndrueshme dhe nuk do keni shumë kohë për të menduar për dashurinë. Në punë do vini në provë zotësinë tuaj dhe do habiteni edhe vetë. Shumë gjëra për ju do ndryshojnë për mirë. Shpenzimet nuk është nevoja t'i kufizoni plotësisht pasi gjendja e financave nuk ka për të qenë e keqe. Gjithsesi maturia nuk do ju bëjë keq. 

parashikimi i horoskopit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës