"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Në një postim në Facebook, Njuma tha se këtë arritje ja dedikon babait të saj Shefki Njuma, i cili ka qenë alpinist i 17 Nëntorit dhe trajner i të rinjve të klubit Tirana.
NEPAL- Gazetarja Beti Njuma ka mbërritur në kampin bazë të Everestit, i cili ndodhet në 5364 metra lartësi, pas 8 ditë udhëtimi së bashku me një ekip nga Shqipëria dhe Kosova. Në një postim në Facebook, Njuma tha se këtë arritje ja dedikon babait të saj Shefki Njuma, i cili ka qenë alpinist i 17 Nëntorit dhe trajner i të rinjve të klubit Tirana.
Gazetarja tha se ky dedikim ka një vlerë të madhe për të pasi i ati i saj kishte ndërmarrë të njëjtën ekspeditë në vitin 2003 por nuk arrit të mbërrinte në kamp për shkak të problemeve shëndetësore.
“Është një kënaqësi e madhe që pas 8 ditësh të lodhshme, të vështira, sfilitëse të kësaj ekspedite me km të tëra ecje më në fund ndodhemi me ekipin shqiptar dhe të Kosovës në kampin bazë të Everestit, në këmbët e çatisë së botës, në majën më të lartë. Është vërtet kënaqësi të ndodhesh këtu ku vijnë mijëra turistë nga mbarë bota. Unë këtë arritje të jetës time, të hobit, të kënaqësisë, të pasionit tim do të doja t'ia kushtoja një njeriu shumë të veçantë në jetën time. Duket dhe nga bluza, këtë ngjitje në kampin bazë të Everestit dua t'ia kushtoj babait tim, alpinistit të 17 Nëntorit dhe trajnerit të të rinjve të klubit Tirana, profesorit Shefki Njuma. Babai ka qenë në vitin 2003 në ekspeditën në kampin bazë të Everestit, për shkak të probleme shëndetësore nuk ia arriti dot të vinte këtu, por: Ba, unë ja dola! Një puthje për dy fëmijët e mi dhe një përqafim për mamin. Ju dua shumë”.-u shpreh Njuma.
Shefki Njuma drejtonte ekipin e alpinistëve të Dinamos, e ishte alpinisti më i vjetër shqiptar që i është qasur deri më sot Everestit. Por për fat të keq, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ia doli të ngjitej së bashku me ekipin, në Kalapatara. Megjithatë mbërrriti ekipi që ai stërviti dhe kapelja e tij, lënë si kujtim në lartësi, nga dora e një amerikani alpinist.
(d.a/dosja.al)
Hygerta Sako TIRANË- Hygerta Sako tashmë është konsoliduar në rolin e moderatores së sportit e cila arrin të menax...
Donald Veshaj TIRANË- Stilisti Valdrin Sahiti organizoi mbrëmjen e djeshme sfilatë mode në Prishtinë, aty ku morën pjesë...
Beatrix Ramosaj, Donald Veshaj, Bora Zemani TIRANË- Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar për bashkimin e aktorit Donald Veshaj dhe mod...
Ronela Hajati TIRANË-Këngëtarja Ronela Hajati, ka reaguar në faqen e saj të Instagramit me anë të një statusi kundr...
Julia Fox SHBA- Modelja Julia Fox e cila mori vëmëndjen së fundmi pas romancës me reperin Kanye West, ndërkohë ka ...
Amber Heard SHBA- Aktorja Amber Heard dhe ish-bashkeshorti i saj aktori Johnny Depp kanë zbuluar shumë detaje që nuk do t’i kishi...
Komediani James Corden SHBA- Prezantuesi dhe komediani James Corden, ka pranuar se ai i lan flokët vetëm një herë në dy muaj. S&eu...
Bora dhe Donald TIRANË- Ka ndodhur ajo që të gjithë prisnim! Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë parë nën shoqërin&e...
Meri Shehu TIRANË- Prapavija e Mërkurit vazhdon ende, por ndërkohë shenjat do të ndikohen nga energjia e Hënës së ...
Albërije Hadërgjonaj TIRANË- E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, këngëtarja e njohur shqiptare Alb...