Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Arrestohet vrasësi i 20-vjeçarit nga Kosova në Zvicër, 7 të tjerë ndodhen nën hetim
6 Tetor 2021, 08:35Nga DOSJA
ZVICËR– Një person është vënë në pranga nga policia e Luzern në Zvicër në lidhje me vrasjen e një 20-vjeçari nga Kosova. Dhjetë ditë më parë, Ardit Nikçi humbi jetën në një pikë karburanti në Geuensee të Zvicrës, si pasojë e plagëve që mori gjatë rrahjes mes dy grupeve.
Në vendin e ngjarjes u gjetën një thikë, gurë dhe një çekan. Policia e Luzernit ka arrestuar personin që dyshohet për vrasjen e shoferit të ri të kamionit.
“Ne shumë shpejt e identifikuam dhe e arrestuam të dyshuarin. Personat janë në paraburgim në lidhje me vrasjen në Geuensee”- tha Simon Kopp nga zyra e Prokurorit të Luzernit.
Nga zyra e prokurorit në Luzern bëjnë të ditur se shtatë persona janë në paraburgim dhe për pesë prej tyre është caktuar masa e paraburgimit deri në dhjetor. Në mesin e personave që janë në paraburgim janë pesë sirianë, një zviceran dhe një irakian, ndërsa në mesin e tyre është edhe një grua.
Raporti i Instituti të Mjekësisë Ligjore mbi shkaqet e vdekjes së viktimës është ende në pritje.
“Video-regjistrimet ndihmojnë në lidhje me hetimet. Ne i kontrollojmë pamjet tërësisht, çdo sekondë. Në fund është si një mozaik ku të gjitha pjesët duhet të përshtaten”, ka thënë Kopp.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SLLOVENI– Kryeministri Albin Kurti është shprehur se ka besim se këtë herë Europa nuk do ta zhgënjejë Kosovën dhe do të japë një dritë jeshile. Përpara me...
SLLOVENI– Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen është shprehur se vendet e Ballknait Perëndimor i dëshiron në Europë. Në një prononcim pë...
SERBI- I dënuar për krime lufte Dragan Vasilkoviç, i njohur ndryshe si Kapiteni Dragan, ka nisur një peticion në Serbi për lirimin e vrasësit të ish-krye...
SLLOVENI- Perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në fakt fokusi i samitit që do të mbahet në Brdo afër Kranjit, por lista e te...
SHBA- Në Komitetin e Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, të martën, më 5 tetor, është paraqitur Jeffrey Hovenier, i nominuar i presidentit të Shteteve t...
FRANCË– Një ish-oficer policie me një të shkuar të errët ka kryer vetëvrasje dhe me anë të një shënimi ka rrëfyer të gjitha krimet e kryera prej tij ...
TIRANË– Në Kosovë, në tremujorin e parë 2021 shkalla e papunësisë është 25.8 për qind. Krahasuar me tre muajt paraprak, ka një rënie të papunësisë gj...
ITALI– “Corriere Della Sera” ka publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur të shtunën e 3 Tetorit në Milano, ku humbën jetën 8 persona. Momenti ësht...
Në Komitetin e Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, të martën, më 5 tetor, është paraqitur Jeffrey Hovenier, i nominuar i presidentit të Shteteve të Bash...