Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË– Një ish-punonjës i Agjencisë së Inteligjencës është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës. Ish-punonjësi me iniciale M.K., dyshohet të ketë zbuluar informacione, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e vendit. Policia ka njoftuar se M.K. është ndaluar për keqpërdorim të pozitës dhe informacionit zyrtar, si dhe zbulim e fotografim të paautorizuar të informacioneve të klasifikuara. Ai do të mbahet nën arrest për 48 orë si i dyshuar për cënim të sigurisë së Republikës së Kosovës.
NJOFTIMI I POLICISË SË KOSOVËS
“Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim të informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim të informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtje e informacioneve të klasifikuara dhe fotografim e incizimet tjera të paautorizuara Prishtinë, 21 tetor 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet M.K., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës, sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K., ish-punonjës i AKI-së, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës. Ndaj të njëjtit, ju njoftojmë se do të ndërmerren veprime të tjera procedurale.”
(i.d.Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
“Bota serbe” u përmend si koncept për herë të parë në shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë në Ballkanin Perëndimor ka pasur paralajmërime se ajo frazë riku...
Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12 milionë dokumenteve të dekonspiruara që përshkruajnë në detaje...
KOSOVË– Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara...
AFGANISTAN – Mahjabin Hakimi, një volejbolliste e Klubit të Volejbollit në Kabul, Afganistan, u masakrua nga xhihadistët në fillim të këtij muaji.Sipas In...
SHBA – Human Rights Watch bëri thirrje për mbështetje më të madhe për afganët në rrezik që kanë ikur ose po kërkojnë të ikin nga Afganistani.HRW tha sot n...
MBRETËRI E BASHKUAR – Një shkollë private në Catford, Londër do të diskutojë “privilegjin e njerëzve të bardhë” përmes shembullit të Megh...
BRUKSEL – Dy grupet e punës së Kosovës dhe Serbisë janë takuar ditën e sotme në Bruksel për të diskutuar zgjidhjet e mundshme për sa i përket reciprovite...
BRUKSEL –Ka nisur ditën e sotme në Bruksel takimi i parë i grupit të punës për çështjen e targave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç edhe ish...
SERBI – “Bota serbe” u përmend si koncept për herë të parë në shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë në Ballkanin Perëndimor ka pasur paralajmërime se ...
SHBA – Shtetet e Bashkuara Të Amerikës janë duke bërë disa ndryshime përsa i përket emrave të cilevë do t’ju “besojë” Ballkanin. Adminis...