LIVE UPDATES
Aktualitet

24 Shtator 2020, 09:58 Nga DOSJA

TIRANË– Avokati i Alket Dinos, pedagogut që u arrestua pasi akuzohet se merrte para në këmbim të notës së provimeve është shprehur se klienti i tij nuk ka asnjë dijeni për akuzën që i atribuohet. Përpara kamerave, avokati Nevzat Tarelli tha se hetimet për rastin kanë filluar nga SPAK dhe janë finalizuar ditën e djeshme me anë të një agjenti të infiltruar, por që sipas tij, Dino ka kontaktuar me  të akuzuarin tjetër si sekser, Xhevi Dervishin, për marrjen e një shtëpie me qira me anë të agjencisë që ka ky i fundit.

Ai gjithashtu shtoi se në momentin e ndalimit dhe pas kontrollit fizik, avokati theksoi se Dino nuk ka patur asnjë monedhë euro ndërsa theksoi se rezultatet e provimit janë mbyllur një javë përpara se të kryheshin veprimet e ditës së djeshme, kështu që siopas avokatit, Dino nuk ka pasur asnjë mundësi që të ndërhynte për ndryshimin e notës.

“Alketi është ndaluar mbrëmë dhe jo sot për shkak të një hetimi të filluar nga SPAK i filluar 1 muaj më parë. Dje kanë proceduar me kryerjen e një veprimi stimulues me anë të një agjenti të infiltruar. Bëhet fjalë për një studente e cila ka pasur një provim të ngelur dhe janë kryer veprime të stimuluara përmes një personi tjetër që tashmë është i njohur publikisht, është Xhevair Dervishi. Agjenti pretendohet se ka marrë komunikim me këtë person të cilit dhe i ka premtuar lekë. Ndërkohë që në momentet e arrestimit i mbrojturi prej meje nuk ka pasur asnjë nga të hollat e përdorura në veprimin stimulues, një pjesë e lekëve janë gjetur tek personi tjetër, një pjesë nuk janë gjetur. Ne jemi në pozita mohuese. Është i vërtetë fakti se dje ka pasur kontakt mes Xhevairit dhe profesorit por ka qenë kontakt për një arsye tjetër, për shkak të një interesi të profesorit për marrjen e një shtëpie me qira që Xhevairi është pronar i një agjencie imobiliare në fushën e banesave. Ky fakt është provuar dhe në shpjegimet që kemi dhënë ky takim është pikërisht për këtë. Çfarë ka ndodhur mes agjentit të infiltruar dhe Xhevairit është pjesë që duhet ta zgjidhin ata dhe jo ne. Profesor Alketi është pozicionuar qartë dhe nuk ka lidhje me asnjë rast të tillë aq më pak për rastin në fjalë për të cili edhe është arrestuar, klienti im mban një pozitë kategorikisht mohuese. Për më tepër që rasti i studentit ku pretendohet se është paguar me veprimin stimulues, 500 euro për një provim, në momentin e kontrollit fizik të profesorit nuk është gjetur asnjë monedhë euro. Është gjetur vetëm një sasi lekësh shqiptare që i mbajmë gjithsecili përditë në xhepa. një pjesë e eurove pretendohet se është gjetur në xhepin e Xhevairit. Rezultatet e provimit janë mbyllur një javë përpara se të kryheshin veprimet e ditës së djeshme, nuk ka asnjë mundësi për ndërhyrje në sistem. Që të ndryshohet rezultati duhet të mblidhet komisioni, duhet të rijepet provimi, duhet të kalojë në gjithë filtrat që ka universiteti dhe më pas të ndërhyhet në sistemin elektronik, gjë që është e pamundur. Pra edhe sikur profesori të donte të ndihmonte studenten për të cilën është proceduar nuk ka asnjë mundësi objektive. Ky është një argument i fortë në funksion të pretendimit që ai shprehet se nuk di asgjë për rastin. Mund të jetë përdorur emri i tij nga persona të tjerë kjo është çështje tjetër,  ndërsa profesori nuk ka asnjë dijeni për rastin,”– u shpreh avokati.

Alket Dino dhe Xhevi Dervishi u arrestuan pranë Fakultetit, teksa i janë gjetur edhe një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Hetimet janë kryer nga Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen pedagoget e korces arrestohet pedagogu alket dino arrestohet xhevi dervishi nevzat tarelli arrestohen pedagoget e korces arrestohet pedagogu alket dino arrestohet xhevi dervishi nevzat tarelli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet