LIVE UPDATES
Bota

Arrestimet e Krasniqit dhe Selimit për ‘llogari’ të Speciales/ Albin Kurti: E dimë që sot po festohet në Beograd

4 Nëntor 2020, 22:31 Nga DOSJA
Arrestimet e Krasniqit dhe Selimit për ‘llogari’ të

PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas lajmit se kreu i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi do të niset nesër për në Hagë, pasi i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje shkruan se “padrejtësia speciale vazhdon”, duke iu referuar arrestimit të kolegut të tij dhe të ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit. 

Padrejtësia speciale vazhdon. Kryetarit të Grupit tonë Parlamentar, anëtarit tonë të Kryesisë, deputetit të katër legjislaturave të fundit të Kuvendit të Republikës, Rexhep Selimit, Dhomat e Specializuara ia konfirmuan aktakuzën sot pasdite. Më herët gjatë ditës, policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. E dimë që sonte janë gëzuar udhëheqja e Serbisë, me presidentin e tyre në krye, dikur ministër i Milosheviqit, e që në botë shtiret si djalosh joproblematik. E dimë që është gëzuar edhe Kryetari i Kuvendit të Serbisë, dikur zëdhënës i partisë së Miloshevicit, meqë neve na e arrestuan zëdhënësin e UÇK-së i cili ishte edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës kur u shpall pavarësia. E dimë që sonte festohet në Beograd, sepse e kishin tmerr Rexhën para e gjatë luftës teksa vëllain Asllanin ia mbanin peng në burgjet e Serbisë. E dimë. Por, nuk do t’u zgjasë fort kjo festë, sepse Republika e Kosovës nuk kthehet prapa e shqiptarët po bëhen komb i barabartë me të tjerët. 10-shi i luftës sonë çlirimtare, gjithnjë e ka mbrojtur UÇK-në sepse e ka kuptuar mirë dhe e ka dashur shumë atë, sepse e ka bërë publike dhe e ka afirmuar UÇK-në, sepse nuk është ndarë kurrë nga Jasharët e Prekazit, sepse asnjëherë pasluftës nuk ka votuar në dëm të luftës çlirimtare e të shtetit të Kosovës, të lirisë së popullit e të mirëqenies së qytetarëve. Kjo gjykatë speciale do të na gjykojë Rexhën tash, gjeneralin e luftës dhe deputetin e paqes, por normalisht që historia dhe ardhmëria jonë do ta gjykojnë këtë gjykatë. Rexha është veteran sepse shumë moti është luftëtar. Rexha nuk është veteran sepse nuk pensionohet dot. Dikur luftonte në UÇK. Tash do të luftojë për UÇK-në. Rexha është krenar me gjithë çka bërë. Ne jemi krenarë me Rexhën,” – shkruan Kurti.

Ditën e sotme, duke nisur që në 06:00 të mëngjesit dhe për nëntë orë EULEX bastisën shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ndërsa anëtarët e familjes u izoluan në një dhomë në katin e parë të shtëpisë së tij në lagjen Velania në Prishtinë. Pasi banesa e tij u kontrollua në çdo cep, Krasniqi u prangos dhe është nisur për në Hagë. Disa orë më vonë edhe Selim Rexhepi bëri me dije se edhe ai është prangosur dhe do të niset nesër për në Hagë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti arrestohet rexhep selimi kosove albin kurti arrestohet rexhep selimi kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet