LIVE UPDATES
Sport

Biznesi shqiptar i futbollit/ Flet Armando Duka: Vlera e kombëtares shqiptare ka arritur në 90 mln euro, si janë çmimet për

2 Shkurt 2020, 06:35 Nga DOSJA

Tiranë- Flet presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka:  Fatkeqësisht, ne nuk kemi një strategji kombëtare për sportin, dhe shteti shqiptar ka një buxhet qesharak për fushën tonë. Nuk është vetëm pasion. Biznesi i futbollit shqiptar po vjen gjithnjë në rritje. Buxheti vjetor i Federatës së Futbollit është 8.2 milionë euro, ndërsa për klubet shifrat variojnë nga 400 në 1.2 milionë euro për Kategorinë Superiore. Ndërtimi i stadiumit “Air Albania” ishte një vlerë e shtuar për sportin shqiptar dhe pritet të gjenerojë të ardhura rreth 2.4 milionë euro në vit. Vlera e Kombëtares Shqiptare ka arritur në 90 milionë euro dhe pritet të shumëfishohet në vitet në vijim.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, thotë në një intervistë të posaçme për “Monitor”, se ajo që na duhet të gjithëve në këtë sektor, dhe këtu është fjala për klubet, është një punë më e mirë për të shtuar burimet financiare, për të shtuar të ardhurat e në mënyrë paralele për të ofruar një standard që sportdashësit e mirëpresin. Duka shton se infrastruktura dhe edukimi janë kolona kryesore të lidhura me suksesin në fushën e futbollit.

 Sa janë të ardhurat që siguron futbolli shqiptar në vit dhe cilat janë burimet kryesore të këtyre të ardhurave?

Mund të konfirmoj se shifrat që siguron futbolli shqiptar kanë ardhur në rritje në dekadën e fundit. Këtu mendoj se duhet të bëjmë një ndarje mes buxheteve të FSHF-së dhe atyre të klubeve. Buxheti vjetor i Federatës së Futbollit është 8.2 milionë euro. Ndërsa nëse do të flasim për klubet, në Kategorinë Superiore, variojnë nga 400 mijë euro deri në 1.2 milionë euro për secilin prej tyre. Në kategoritë e mëposhtme kemi buxhete modeste, sepse shumica dërrmuese e tyre menaxhohen nga qeverisja vendore, pra bashkitë janë aksionerët kryesorë të shoqërive.

Ndërkohë, burimet e të ardhurave, ashtu si edhe në vende të tjera evropiane, vijnë nga të drejtat e transmetimeve televizive të ndeshjeve, shitja e biletave në stadiume, kompensimi i edukimit, merkatoja e lojtarëve si brenda, ashtu edhe jashtë vendit etj.

Ajo që na duhet të gjithëve në këtë sektor, dhe këtu e kam fjalën për klubet, është një punë më e mirë për të shtuar burimet financiare, për të shtuar të ardhurat e në mënyrë paralele për të ofruar një standard që sportdashësit e mirëpresin. Kemi ende rrugë në këtë drejtim, dhe klubet, akademitë e futbollit por edhe institucionet shtetërore përgjegjëse për këtë fushë, e dinë që duhet të ecin krah nesh në këtë përpjekje kombëtare.

Cila do të jetë vlera e shtuar që do të japë ndërtimi i stadiumit Air Albania për FSHF-në? Nëse mund të flisni me shifra, sa të ardhura shtesë në vit pritet të sjellë ky stadium?

Vlera e shtuar e stadiumit tonë të ri është e gjithanshme. Nëse do ta specifikoja, mendoj se vlera mbi të gjitha është sociale, profesionale dhe ekonomike. Që t’i marr me radhë: stadiumi “Air Albania” është një vlerë sociale, sepse krijon një ambient të ri, atmosferë të re, për 22 mijë sportdashës, si kurrë më parë në Shqipëri. Ky impiant e kthen një ndeshje futbolli në një festival, në një vend argëtimi, në një vend ku mund të shkosh me familjen e veçanërisht me fëmijët. Nga ana tjetër, vlera e shtuar është profesionale. Pyesni futbollistët që kanë luajtur aty, e do t’ju përgjigjen se çfarë ndryshimi është të luash në një stadium të këtij kalibri. Pra, ndikimi profesional te futbollistët, stafet përkatëse, klubet etj. është shumë i madh. E treta, sigurisht është ndikimi ekonomik. Të ardhurat krahasuar me një stadium me kapacitet prej 8 mijë ose 10 mijë vendesh nuk janë të njëjta. Vlera që gjenerohet është shumë herë më e madhe.

Arkëtimet në favor të futbollit shqiptar përgjatë një viti, duke përfshirë të gjitha eventet sportive të mundshme të Kombëtares, klubeve në kampionat dhe kupë arrijnë një pritshmëri prej 1.5 milionë euro, ndërkohë këtu mund të shtojmë edhe të ardhurat nga e drejta e emrit të stadiumit, shitja e skybox-eve etj., një vlerë rreth 900 mijë euro. Ndërkohë që aty ofrohen edhe shumë shërbime dhe lehtësi  të tjera, si salla konferencash, aktivitetesh etj. Qëllimi ynë është ta hapim këtë impiant si një mjedis multikulturor modern për evente të ndryshme social-kulturore.

Cili është ndikimi që ai do të ketë në futbollin shqiptar?

Unë do ta quaja një tempull edukimi. Është standard dhe edukim për lojtarët tanë, klubet, stafet përkatëse e deri te sportdashësit. Është krejt ndryshe të luash në një fushë me baltë, të mos kesh asnjë kusht bazik për lojtarët e stafet dhe të ulesh në shkallë betoni për të parë një ndeshje, dhe krejt ndryshe të luash e të presësh sportdashësit në këto standarde.

Ndikimi u vu re qartë në dy ndeshjet që u zhvilluan në stadiumin “Air Albania”, në atë inauguruese me Francën dhe në derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana. Ka pasur një kërkesë të papërballueshme të sportdashësve tanë që, së bashku me familjet e tyre, sidomos të shoqëruar nga fëmijët, të ishin në stadium. Njerëzit tanë e jetojnë sportin dhe kanë nevojë për ta pasur ngjyrën e tij të bukur në jetën e tyre. Ne jemi rritur me imazhet televizive të stadiumeve të mëdha, që edhe fëmijët i mësojnë kur ndjekin ndeshjet e para. Stadiumi “Air Albania” është pikërisht ardhja e një imazhi të tillë në vendin tonë. Ai është i prekshëm dhe i arritshëm për të gjithë. Për këtë arsye, mendoj se do ketë një ndikim të shkëlqyer në mënyrën sesi ne e mendojmë futbollin shqiptar dhe si e shijojmë atë. Imazhi që sportdashësit tanë shijojnë në komoditetin e stadiumit “Air Albania”, është njëlloj me atë që kanë ëndërruar prej dekadash.

Sa mendoni se është e lidhur infrastruktura me suksesin në fushën e futbollit?

Gjykoj se janë dy kolona kryesore lidhur me suksesin në fushën e futbollit: e para është infrastruktura. Pa të do të ishte e pamundur të flisnim për një nivel e për një standard të pranuar. Infrastruktura është po aq e lidhur  me suksesin në futboll sa edhe ecuria dhe mirëqenia ekonomike për gjithë vendin tonë nga ndërtimi i rrugëve, autostradave, porteve e aeroporteve. Sa më e zhvilluar infrastruktura, aq më të mëdha janë mundësitë. Rrugët hapen, kostot bien, fitohet kohë.

Shtylla e dytë është edukimi. Me këtë infrastrukturë na jepet mundësia që të edukohen fëmijët dhe të rinjtë tanë, që sigurisht duke parë vendin ku luajnë, do të kërkojnë më shumë nga vetja. Pra, infrastruktura sjell një standard edhe në pjesën edukative, si dhe të disiplinës.

Sa vlen sot Kombëtarja Shqiptare dhe sa pritet të rritet vlera e saj në të ardhmen?

Është vështirë të flitet për shifra në një treg të ndryshueshëm përditë. Por sipas vlerësimit tonë, Kombëtarja jonë aktualisht ka një vlerë deri në 90 milionë euro. Vlera e djemve tanë ka ardhur në rritje, nisur edhe nga mbështetja dhe prioriteti që ne i kemi dhënë Kombëtares. Kualifikimi në Euro 2016 solli më pas edhe një rritje të nivelit të djemve, që sot derdhin djersë në klubet më të mira të Evropës. Nëse do të bëja një parashikim dhe duke gjykuar të punojmë të gjithë edhe më shumë, mendoj se në pesë vitet e ardhshme mund të kemi një vlerë të dhjetëfishuar.

Vlera e Kombëtares

Sipas vlerësimit tonë, Kombëtarja jonë aktualisht ka një vlerë deri në 90 milionë euro. Nëse do bëja një parashikim dhe duke gjykuar të punojmë të gjithë edhe më shumë, mendoj se në pesë vitet e ardhshme mund të kemi një vlerë të dhjetëfishuar. Shpesh shohim kriza ekonomiko-financiare në fushën e futbollit, e sidomos te klubet. Cili është komenti juaj për këtë?

Është normale që të shohim kriza, sepse sidoqoftë ne mbetemi një treg i vogël. Shpesh, pa të drejtë, edhe vetë ne apo media krahasohemi me vende të mëdha, qoftë në popullsi apo territor. Pra, krahasohemi me tregje të mëdha, me shumë mundësi  mbi të gjitha me rregulla e politika të qarta shtetërore. Shumë nga vendet pararojë në futboll, kanë nga pas rregulla e politika shumë të strukturuara që e mbështesin futbollin, jo thjesht si një lojë, por mbi të gjitha si një e mirë publike, që u vlen të gjithëve. Për këtë arsye nevojitet reforma në sport dhe një mbështetje më e madhe për klubet shqiptare në tërësi, dhe ato që luajnë apo aspirojnë të luajnë në Superligë në veçanti. Fatkeqësisht, ne nuk kemi një strategji kombëtare për sportin, dhe shteti shqiptar ka një buxhet qesharak për fushën tonë. Mendoj që kjo është një ndër arsyet kryesore të krizës.

Kriza e klubeve

Shumë nga vendet pararojë në futboll, kanë nga pas rregulla e politika shumë të strukturuara që e mbështesin futbollin, jo thjesht si një lojë, por mbi të gjitha si një e mirë publike, që u vlen të gjithëve. Për këtë arsye nevojitet reforma në sport dhe një mbështetje më e madhe për klubet shqiptare në tërësi, dhe ato që luajnë apo aspirojnë të luajnë në Superligë në veçanti.

 

Çfarë masash ka marrë FSHF për mirëmenaxhimin ekonomik të futbollit shqiptar? Konkretisht, cilat mund të jenë burimet shtesë të financimit dhe si mund të përdoren ato për të rritur rezultatet e futbollit shqiptar.

Ne kemi punuar fort që klubet tona të mirëmenaxhohen. Kemi qenë pranë tyre dhe i kemi mbështetur. Por kur vjen puna te pjesa ekonomiko-financiare, duhet të jemi të kujdesshëm dhe në këtë drejtim u kemi kërkuar atyre që të mirëmenaxhojnë proceset e tyre. Nga ana tjetër, një masë e rëndësishme që mund të përmendet është edhe rritja e numrit të futbollistëve. Ka sot shumë herë më tepër të rinj që janë të angazhuar në të gjitha grupmoshat, me ekipet tona, dhe jemi të gëzuar që interesi është në rritje. Vëmendja e shtuar e shoqërisë sonë ndaj futbollit, sjell rrjedhimisht edhe rritje të të ardhurave, por edhe rritje të edukimit të këtyre të rinjve. Sigurisht këtu s’po zgjatem te ndikimet që ka futbolli te këta të rinj në fushën e displinës, punës në grup etj.

 

Sa lidhje vlerësoni që ka pasur rendimenti ekonomik në ecurinë e futbollit deri tani?

Klubet patjetër që duhet të kenë një rendiment ekonomik. Por që të kenë një rendiment të tillë, duhet të marrin parasysh shumë faktorë. E para, është përcaktimi mirë i objektivave dhe ruajtja e një lloj stabiliteti ekonomik që bazohet te kërkesë-oferta. Dhe kur flasim për këtë gjë, duhet të kuptojmë që pa mbushur stadiumet tona, ne nuk mund të kemi sukses në futboll. Pa tërhequr qytetarët tanë, së bashku me familjet e tyre, me fëmijët e tyre, ne nuk mund të kemi sukses. Futbolli nuk është më një pronë e burrave, si për të luajtur, ashtu edhe për ta ndjekur si tifozë. Tashmë, modelet ndërkombëtare tregojnë se prania e femrave në stadiume si lojtare, por edhe si sportdashëse, prania e fëmijëve, në të gjitha terrenet sportive si lojtarë të vegjël, por edhe si të pasionuar, është një domosdoshmëri.

Cila është mbështetja e UEFA-s dhe FIFA-s në këto vite nga ana ekonomike dhe financiare për FSHF-në dhe a ka pasur ndikim në punën tuaj?

UEFA dhe FIFA na kanë dhënë një mbështetje të madhe, dhe ne jemi mirënjohës për këtë. Ato mbështesin futbollin evropian dhe atë botëror dhe padyshim FSHF-në përmes projekteve të ndryshme zhvillimore. UEFA HatTrick dhe FIFA Forward janë dy projekte konkrete. Përmes këtyre projekteve është arritur rikonstruksioni i të gjitha fushave me bar natyral të Kategorisë Superiore dhe disa fushave të Kategorisë së Parë, minifushave me bar artificial nëpër shkolla, mbi 15 fusha me bar artificial për klubet, shtatë sisteme ndriçimi për stadiumet si dhe projektet madhore në infrastrukturë, si stadiumi i Elbasanit, Shkodrës dhe së fundi, stadiumi “Air Albania”. Mbështetja e tyre është e paçmuar!

Një tjetër mbështetje e UEFA-s është projekti “Topi Yt”, të cilin FSHF-ja po e organizon për të katërtin sezon radhazi, duke ofruar mbi 20 mijë topa (në vit) për të gjitha klubet shqiptare, akademitë e deri te amatorët. Këtu flasim për një shifër prej 1.5 milionë euro mbështetje me bazë materiale për fëmijët e shkollave ku zhvillohet projekti Grow, U-7 dhe U-9 deri te ekipet e Superligës.

Stadiumi është investimi më i madh në futbollin tonë. A do ta pasojnë të tjerë, e keni një plan konkret?

Po, sigurisht. Ky është investimi më i madh deri më sot. Ne duam që ai të mirëmenaxhohet dhe të ketë sukses edhe si një investim ekonomik. Në fakt, nuk është i fundit si investim nga ana e Federatës. Por nuk ishte as i pari. Ne ndërtuam nga fillimi dy stadiume të tjerë, stadiumin “Elbasan Arena” dhe stadiumin “Loro Boriçi” në Shodër. Aktualisht jemi duke punuar që të mbyllet brenda këtij viti stadiumi i Kukësit.

Ne po vijojmë në mënyrë paralele të rikonstruktojmë fushat dhe stadiumet ekzistuese. Vetëm pak javë më parë mbyllëm rikonstruksionin e stadiumit të Fierit. Pra, puna jonë vazhdon. Nuk mund të ndalojmë kur vjen puna të modernizimi i infrastrukturës. Qëllim parësor është që fëmijët tanë, djemtë dhe vajzat, dhe po ashtu edhe të rriturit, të kenë mjedise moderne në rajonet ku banojnë, në mënyrë që të angazhohen në botën e mrekullueshme të futbollit.

Cilat janë prioritetet tuaja për vitin 2020?

E thashë edhe pak më lart, prioriteti ynë kryesor është që të tërheqim sportdashësit tanë në stadiume. Ky mbetet prioritet i prioriteteve. Qëllimi ynë është që stadiumet, fushat dhe terrenet sportive të kthehen në festivale sportive për prindërit dhe fëmijët e tyre. Ndërkohë, prioriteti i punës së këtij viti është zhvillimi i futbollit të fëmijëve dhe femrave. Ka një tendencë për ta parë futbollin si sport të djemve. Ne duhet ta ndryshojmë këtë. Shohim që kemi ekipe të talentuara të vajzave, dhe do të donim shtrirjen.

Në këtë aspekt, unë dua t’u bëj thirrje prindërve që t’i aktivizojnë vajzat e tyre në shkollat dhe akademitë e futbollit. Nga ana tjetër, edhe shkolla duhet të bëjë pjesën që i takon në këtë drejtim. Ne bashkëpunojmë ngushtësisht me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, duke i mbështetur që këtë prioritet ta shtrijmë në të gjitha shkollat e vendit, pasi është edhe pjesë e punës së tyre në kurikulën e edukimit fizik. Këtu dua të përmend si një prioritet të pandryshuar projektin e ndërtimit të 100 fushave në rang republike, që ka një vlerë prej 20 milionë eurosh.

 Dhe në fund një pyetje paksa personale. Ku e shikoni veten më të suksesshëm: në biznes apo në drejtimin e futbollit?

E kam thënë edhe më parë që në fillim më quanin biznesmeni- president, ndërsa sot, presidenti-biznesmen. Unë i kam kushtuar jetën time futbollit, dhe pavarësisht vështirësive dhe paragjykimeve që nuk kanë qenë të pakta, kam marrë dhe vijoj të marr një kënaqësi të madhe. Vëmendja ime parësore është te futbolli dhe zhvillimi i tij. E ndërsa arritëm një sukses historik në vitin 2016, pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, tashmë nga ne pritet ky standard; pra që ekipet tona kombëtare të kualifikohen për këto evenimente të futbollit ndërkombëtar.

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando duka vlera e kombëtares shqiptare armando duka vlera e kombëtares shqiptare

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë