LIVE UPDATES
Aktualitet

Arma e kapur pas masakrës rrëzoi pas 5 vitesh alibinë e Kostandin Xhuvanit

10 Shkurt 2019, 06:30 Nga DOSJA
Arma e kapur pas masakrës rrëzoi pas 5 vitesh alibinë e Kostandin

Në prill 2014 Kostandin Xhuvani u akuzua për një konflikt me armë në qendër të qytetit të Gjirokastrës. Sipas policisë Xhuvani që ishte njohur nga dëshmitarët pas një konflikti të çastit kishte qëlluar me armë ndaj një personi të tretë.

Policia referoi çështjen në prokurori, por ai paraqiti dokumente se atë ditë – 25 prill 2014, kishte qenë në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, ku kishte kërkuar ndihmë mjekësore pas konsumimit të tepërt të alkoolit. Alibia u mbështet edhe nga drejtuesi i spitalit në atë kohë. Emri i Xhuvanit po ashtu u gjet në librin e konsultave  të spitalit.

Prokuroria që tha se hetoi çështjen vendosi në tetor 2014 të pushonte hetimet. Ajo arsyetoi pushimin e hetimeve me faktin se alibia ishte e qëndrueshme dhe mbështetej nga një dokument zyrtar si rregjistri i vizitave të spitalit.

Një muaj pas pushimit të hetimeve nga prokuroria për akuzën e kanosjes, Kostandin Xhuvani vrau 4 persona në një lokal në Tiranë. Vrasja e katërfishtë për të cilën ai është dënuar me 35 vjet burg riktheu në skenë historinë e kanosjes në Gjirokastër.

Opozita akuzoi qeverinë se kishte mbrojtur djalin e atëherë deputetes së Partisë Socialiste i cili ishte dënuar më parë për vrasje në kushtet të vetëmbrojtjes. Opozita pretendonte se Xhuvani ishte në kërkim policorë dhe se po të ishte arrestuar vrasja e katërfishtë mund të ishte ndaluar.

Qeveria përgënjeshtroi akuzat. Prokuroria reagoi duke publikuar rregjistrin e konsultave të Spitalit Psikiatrik dhe pushimin e çështjes për të provuar se Xhuvani, që i ishte lakuar emri edhe gjatë operacionit të policisë kundër drogës në Lazarat, nuk ishte në fakt në kërkim.

Gjithçka u duk se u mbyll. Por të premten më 8 shkurt Gjykata e Gjirokastrës vendosi të dërgonte për gjykim me akuzën e “Armëmbajtjes pa leje” Kostandin Xhuvanin dhe akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” Kujtim Budani që rezulton infermierë i Spitalit Psikiatrik në Elbasan.

Në shkurt 2018 po e njëjta gjykatë kishte vendosur të rihapte hetimet pasi nga ekspertiza balistike e një prej armëve, që u gjet në Rrugën e Elbasanit më 4 nëntor 2014 ditën kur Xhuvani qëlloi dhe vrau katër persona, rezultoi se ishte e njëjtë me armën që u përdor në ngjarjen e 25 prillit të po atij viti në Gjirokastër.

“Sipas këtij akti ekspertimi, rezulton se tre gëzhojat e fiksuara në lidhje me ngjarjen e datës 25.04.2014, në lokal “Lithium” në Gjirokastër, janë qitur nga pistoleta model 54, kalibër 7.62 mm me nr.14053073”, thuhet në vendimin e rihapjes së hetimeve.

Nga hetimet e rihapura rezulton se prokuroria ka zbuluar falsifikim në librin e konsultave në Spitalin Psikiatrik, çka ka çuar në ngritjen e akuzës ndaj infermierit Budani. Por prokuroria ka hequr dorë nga akuza për kanosjes për Xhuvanin dhe nga vendimi i fundit e akuzon atë vetëm për “armëmbajtje pa leje”.

BIRN kontaktoi mbrojtësit e dy personave të caktuar kryesisht nga gjykata, por të dy refuzuan të komentonin. Avokati i Budanit tha se nuk kishte çfarë të thoshte pasi çështja ishte në gjykim.

Alibia “shpëtoi” Xhuvanin

Në vendimin e rihapjes së hetimeve mësohet se Xhuvani i shoqëruar nga 2 persona të tjerë ishin përfshirë në një sherr pasi kishin ngacmuar me gjeste dhe fjalë dy vajza. Një prej vajzave kishte njoftuar një të njohur, i cili pasi ka shkuar në lokal është grindur me fjalë me Xhuvanin dhe dy shoqëruesit e tij. Prokuroria thotë se një nga tre personat ka qëlluar me armë në ajër dhe me gjasë edhe mbi një makinë që ndodhej e parkuar.

Nga dëshmitë e para në vendin e ngjarjes të marra nga policia dhe ballafaqimi me fotografi Kostandin Xhuvani u identifikua si autorë i dyshuar. Por pasi policia referoi në prokurori ngjarjen Xhuvani, përmes avokatit, pretendoi se kishte qenë në Elbasan.

Avokati i tij kishte paraqitur një memorie sipas së cilës i dyshuari nuk ishte autor i kësaj ngjarjeje dhe se “ai ditën e ngjarjes kishte qenë në Spitalin Psikiatrik”.

Për të vërtetuar këtë pretendim policia gjyqësore këqyri një kopje të librit të konsultave në këtë spital dhe sipas prokurorisë “rezultoi se në një nga fletët e këtij libri ishte shënuar emri i të dyshuarit”. Xhuvani po ashtu pretendoi se ditën e ngjarjes ka qenë në qytetin e Elbasanit dhe më pas ka shkuar në spital, pas konsumimit të një sasie alkooli.

Xhuvani po ashtu e shoqëroi alibinë me dëshmi të miqve të tij, të cilët thanë se kishin qenë duke pirë me të dhe që ai kishte pirë më shumë se të tjerët. “Fakti i të qenit i alkoolizuar, pasqyrohet edhe në shënimin e librit të vizitave të spitalit”, thuhet në vendimin e rihapjes së hetimeve.

Nga dokumenti i bërë publik në faqen e Gjykatës së Gjirokastrës Xhuvanit i kishte dalë në krah siç del nga procesverbali edhe “viktima” i cili nuk e kishte “njohur” gjatë ballafaqimit në komisariatin e policisë disa ditë më vonë.

Prokuroria pretendon se në pranverë të vitit 2014 ajo kishte pasur si provë kundër Xhuvanit vetëm njohjen fotografike që nuk ishte cilësuar e mjaftueshme. Megjithatë një muaj pasi prokuroria pushoi hetimet Xhuvani u përfshi në një sherr të ri. Ai vrau katër persona në Tiranë.

Ngjarja risolli në skenë incidentin në Gjirokastër dhe opozita akuzoi qeverinë se kishte mbuluar krimin dënimi i të cilit do kishte parandaluar vrasjen e katërfishtë. Qeveria përgënjeshtroi akuzat. Ajo u mbrojt me faktin se policia kishte referuar ngjarjen dhe po ashtu dëshminë  e drejtorit të Spitalit Psikiatrik që tha se Xhuvani kishte qenë në atë spital atë ditë dhe rezultonte i rregjistruar.

Një vit pas masakrës Xhuvani u dënua me 35 vjet burg për vrasjen e katërfishtë dhe u duk se incidenti banal në Gjirokastër i cili kishte rezultuar vetëm me një xham të thyer makine ishte mbyllur përfundimisht.

Ekspertiza që rihapi hetimet

Megjithatë në vjeshtë të vitit 2017 policia e Tiranës, siç del në vendimin për të rihapur hetimet, u ka përcjellë kolegëve të Gjirokastrës të dhënat se arma me “numër 14053073”  e kapur pas një ngjarje të ndodhur në Tiranë, ishte e njëjtë me një prej armëve të përdorura në një sherr banal në Gjirokastër.

Policia e Gjirokastrës e referoi këtë në prokurori. Nga të dhënat që u shkëmbyen mes dy prokurorive rezultoi se arma ekspertiza balistike e të cilës ishte përfunduar vetëm në shtator 2017, ishte gjetur në Rrugën e Elbasanit me një plumb në gojë e 6 plumba të tjerë në krëhër ditën kur Kostandin Xhuvani u arrestua për vrasjen e katër personave në lokalin “Ante Grand”.

Në vendim sqarohet se arma u gjet e hedhur në rrugë ndërsa Xhuvanit iu gjet edhe një armë tjetër me numra të fshirë me të cilën rezultoi se ishin kryer vrasjet.

Ekspertiza balistike zbuloi se arma që kishte kryer të shtënat në Gjirokastër ishte e njëjtë me armën e gjetur në rrugë. Pas zbulimit të këtij fakti prokuroria i kërkoi Gjykatës së Gjirokastrës në shkurt 2018 rihapjen e hetimeve.

“Mbi bazën e vendimit të datës 22.09.2017, është bërë ekspertimi balistik-krahasues nga Drejtoria e Policisë Shkencore duke krahasuar gëzhojat e përftuara nga qitjet eksperimentale të bëra nga të dyja armët me tre gëzhojat e fiksuara në lidhje me ngjarjen e datës 25.04.2014, në lokal “Lithium” në Gjirokastër. Ka rezultuar se këto tre gëzhoja janë qitur nga pistoleta model 54, kalibër 7.62 mm me nr.14053073”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Prokuroria i kërkoi kësaj të fundit se “në kushtet kur kanë dalë prova e reja”, duhej të shfuqizohej vendimi i pushimit të hetimeve “pasi këto prova lidhen me fakte të rëndësishme , që ndikojnë në drejtësinë e zgjidhjes së çështjes”.

Gjykata pranoi këtë arsyetim. Prova e gjetur sipas vendimit binte ndesh me alibinë e Xhuvanit se ai kishte qenë në Elbasan në orën e ngjarjes në Gjirokastër dhe se kishte marrë mjekim në Spitalin Psikiatrik. Gjykata vendosi se ajo ishte e mjaftueshme për të rihapur hetimet.

Një vit më pas prokuroria kërkoi dërgimin e çështjes në gjyq dhe konsideron të provuar akuzën e “armëmbajtjes pa leje” për Xhuvanin. Dispozitivi i shkurtuar i vendimit, që u mor pas katër seancash paraprake të premten më 8 shkurt, nuk jep të dhëna se pse është rrëzuar akuza e kanosjes.

Vendimi bën me dije megjithatë se një person që BIRN mësoi se ishte infermier në spitalin e Elbasanit akuzohej për falsifikim dokumentesh. Nuk është e qartë nëse prokuroria ka hetuar personat e tjerë që kanë dhënë dëshmi të rreme në favor të Xhuvanit, përfshi drejtorin e asaj kohe të Spitalit Psikiatrik i cili publikisht tha se ai ishte shtruar atë ditë në atë spital./reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster konstandin xhuvani tirane gjirokaster konstandin xhuvani tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 9 Shkurt 2019, 21:15

Aksident tragjik në Itali, vdes shqiptari

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Itali teksa është përplasur nga një makinë. Mediat italiane shkruajnë  se ngjarja ka ndodhur në jug të Monopoli...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet