LIVE UPDATES
Politike

Arlind Qori për krizën politike: Polikanët duhen dëbuar, nuk ikin. Mendoni se do djegin vilat e tyre?

26 Qershor 2019, 08:39 Nga DOSJA
Arlind Qori për krizën politike: Polikanët duhen dëbuar, nuk

TIRANË- “Po ta gjykosh realitetin vetëm nga fjalët e partive, të duket sikur Shqipëria është në mes të një lufte civile. Mirëpo, politikanëve pasanikë, në radhë të parë, nuk u interesojnë trazirat. Ku mendoni se do të turreshin njerëzit nëse rrëmuja shtrihej nga politika në shoqëri?! As ata vetë, as partnerët e tyre në oligarkinë ekonomike nuk do të ishin më të sigurt” – thotë një nga ish-liderët e lëvizjes studentore, asaj të ditëve të para, ende e paprekur nga kanceri i “forumeve rinore” partiake.

Mbrëmjen e djeshme një grupim i quajtur Organizata Politike ftoi të gjithë të pakënaqurit  me këtë klasë politike te “Partizani i Panjohur” në Tiranë.

Ajo që ndodhi ishte sipas organizatorëve, “një manifestim kundër oligarkisë ekonomike, kundër bandave partiake, për një demokraci të drejtpërdrejtë”.

Arlind Qori, pedagog, aktivist dhe pjesë e kësaj organizate ndau me ne mendimin e tij për gjendjen në të cilën po kalon vendi.

“Qeveria kërcënon me diktatin e partisë-shtet, kurse opozita me nxitjen e kaosit shoqëror. Në këto kushte, shoqëria duhet t’u pështyjë të dyja palëve dhe të përpiqet të ndërtojë një infrastrukturë të re demokracie” – thotë ai.

Më poshtë, intervista e tij me gazetaren e Dita, Entela Resuli.

-Në posterin që keni shpërndarë për protestën e djeshme, shkruanit:“Kjo nuk është lufta jonë”, por cila është lufta juaj, Arlind?

Lufta jonë, përpara së gjithash, është për drejtësi shoqërore. Më konkretisht, është për të drejta në punë, për minimum jetik, për shëndetësi e arsim falas, për barazi dhe emancipim gjinor, për zgjerim të hapësirave publike dhe ruajtje të mjedisit. Po ashtu ne luftojmë për demokraci përmbajtësore. Në sferën politike, kjo nënkupton zgjerim të mekanizmave të ushtrimit të drejtpërdrejtë të vullnetit nga populli, si p.sh. në referendume. Në sferën shoqërore, demokraci do të thotë që njerëzit të organizohen dhe të marrin pjesë në drejtimin e vendit të punës, shkollës apo vendbanimit. Për sa më sipër ia vlen të luftosh, madje edhe të sakrifikohesh nëse e lyp nevoja. Për llogaritë bankare të politikanëve, jo!

-Prej muajsh, vendi është futur në një ngërç, jo vetëm politik, i cili duket se nuk po ka zgjidhje. Ju mendoni se këtë të diel do të ketë zgjedhje në Shqipëri?

Zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë gjithnjë formale në kuptimin se, pavarësisht se sa sigla partiake ka pasur në fletën e votimit, ato nuk kanë trupëzuar alternativa të mirëfillta politike. Në këtë rast kontradikta midis partive për të ashtuquajturën tepsi është ashpërsuar tepër dhe, kësisoj, zor se do të ketë ndonjë zgjidhje të kompromistë si herët e tjera. Me sa duket, kapitali dhe paraja janë akumuluar aq shumë dhe në aq pak duar, saqë nuk ka më vend për “bërjen sikur luftojmë”, siç ka ndodhur zakonisht. Kjo përkthehet në luftë të partive të cilat janë të gatshme të përdorin çdo mjet. Qeveria kërcënon me diktatin e partisë-shtet, kurse opozita me nxitjen e kaosit shoqëror. Në këto kushte, shoqëria duhet t’u pështyjë të dyja palëve dhe të përpiqet të ndërtojë një infrastrukturë të re demokracie.

-Ju vetë do të votoni?

Jo. U bënë disa palë zgjedhje që nuk shkoj në votime. Organizata Politike, pjesë e së cilës jam, në çdo zgjedhje ka hedhur tezën e bojkotimit aktiv. Në këtë sistem politik të përçudnuar, vota nuk shërben për të zgjidhur gjë, por vetëm për t’u mundësuar plaçkitësve të sotëm dhe të nesërm që të justifikohen në emër të popullit. Ne jemi kundër jo vetëm këtyre zgjedhjeve lokale, por çfarëdo zgjedhjesh të mundshme të përgjithshme, nëse partitë do të arrinin në kompromis mes tyre.

-Sipas jush, pse palët nuk po bien dakord për zgjidhjen e kësaj krize, mendoni se ata po luajnë teatër me popullin e tyre?

Në fakt, ka një hendek të madh midis fjalës dhe veprave. Po ta gjykosh realitetin vetëm nga fjalët e partive, të duket sikur Shqipëria është në mes të një lufte civile. Mirëpo, politikanëve pasanikë, në radhë të parë, nuk u interesojnë trazirat.

Ku mendoni se do të turreshin njerëzit nëse rrëmuja shtrihej nga politika në shoqëri?! As ata vetë, as partnerët e tyre në oligarkinë ekonomike nuk do të ishin më të sigurt. Mirëpo, pavarësisht se konflikti i sotëm ka trajtën e teatrit, kjo nuk do të thotë se partitë e kanë të gjithë situatën në kontroll. Siç e pat thënë një teoricien i shekullit XIX, magjistari thërret nga nëntoka forca të cilat i dalin nga kontrolli.

Kështu, duke luajtur blofin, partitë në pushtet dhe opozitë mund ta përshkallëzojnë pa vetëdije situatën. Është detyra jonë si qytetarë që të vetorganizohemi për të ruajtur njëri-tjetrin dhe ndërtuar prej hirit të tyre demokracinë tonë të re.

-Sipas jush, duhet të largohet kush, nga kjo skenë politike?

Partitë politike kryesore e kanë ezauruar rolin e tyre historik prej kohësh. Ato janë të vdekura politikisht pasi në vend të demokracisë së brendshme dhe luftës për parime apo interesa të përgjithshme janë katandisur në aleanca tarafesh, me nga një bajraktar mbi krye, dhe në partneritet me oligarkët ekonomikë. Si të pareformueshme, nuk mjafton as të largohen kryetarët e tyre, por duhen shkrirë tërësisht.

Sidoqoftë, puna nuk është a duhet të largohen apo jo nga skena, por se duhet ndryshuar me themel konceptimi i politikës si skenë ku luajnë pak aktorë, ndërkohë që qytetarët janë spektatorë. Nëse mund të çoj më tutje figurën e skenës, unë do të sugjeroja një lloj teatri alla-Bertolt Brecht, ku raporti midis skenës dhe spektatorëve ridimensionohet, duke e vdjerrë kufirin midis tyre. Ne duhet ta përfytyrojmë demokracinë si agorë, një vend të zbrazët pushteti, ku secili barazisht mund të bëhet pjesë e diskutimeve, nismave ligjore dhe ligjvënies së përbashkët.

-Mendoni se do të largohen?

Askush nuk largohet vullnetarisht nga pozitat e privilegjuara. Historia tregon se të tillë uzurpatorë të së mirës publike duhen dëbuar.

-Ju thoni që: Budallallëku shërohet, maskarallëku jo. Kush është budallai dhe kush është maskarai këtu?

Mbështetësit e partive i ndaj në dy pjesë. Në krye ka një grup qindra vetësh të cilët janë oportunistë dhe të gatshëm për çfarëdo poshtërsie për të përfituar individualisht. Këta nuk kanë kurrfarë iluzioni. Mirëpo pas tyre ka mijëra të tjerë që në mënyrë naive vazhdojnë të shkojnë pas këtyre partive keqbërëse. Këta nuk është se përfitojnë apo aspirojnë të përfitojnë diçka individualisht. Mirëpo, ku për inat të sime vjehrre, ku për nostalgji e ku për vazhdim të betejave imagjinare të së shkuarës në të tashmen, nuk arrijnë të kuptojnë se janë duke i dhënë mbështetje një sistemi që po na shkatërron dhe të huajëson të gjithëve. Sidoqoftë, ka shpresë. Njerëzit e ndershëm mund të ndryshojnë, edhe kur e kanë gabim.

-Duke parë këtë gjendje në të cilën ndodhet vendi, ku njerëzit janë të pakënaqur nga kjo klasë politike, a nuk është momenti të krijohet një formacion i ri politik?

Ka nevojë për një konceptim të ri të politikës. Është e kollajtë të presësh shpëtimtarë nën petkun e formacioneve të reja. Qytetarët duhet ta kuptojnë se po ndenjën në shtëpi dhe pritën që e reja të lindë aty jashtë, do të vazhdojë e njëjta poshtërsi e vjetër, qoftë kjo edhe me rroba të reja. Prandaj nuk duhet vetëm guxim, por edhe angazhim i përditshëm për të krijuar struktura të reja organizimi shoqëror dhe politik.

-Ju përse nuk krijoni një parti të re?

Jemi lodhur vërtet me idenë e vjetër të partive të reja. E theksova më lart: Nuk na duhet ndërrim i aktorëve në skenë, por përmbysje e skenës dhe zgjerim i politikës si ushtrim i drejtpërdrejtë i vullnetit nga populli. Ne na duhen sindikata të reja, unione studentore të fuqishme, këshilla vendbanimesh, shoqata profesionistësh etj., të cilat do të ushtronin një ndikim të fuqishëm në vendimmarrje. Kështu, se cila parti do të qeveriste do të ishte një çështje e dorës së dytë – pasi pushteti i vërtetë do të ishte në duart e popullit dhe të organizmave autonomë të ngritur brenda tij.

(Marrë nga Dita.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arlind qori kriza politike organizata politike arlind qori kriza politike organizata politike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet